Surja 40:  Falėsi (Gafir)

[40:0] Nė emėr tė Zotit, Mirėbėrėsit, tė Mėshirshmit

[40:1] H. M.*

*40:1 Inicialet “Ha Mim” ndodhen nė Suret 40-46. Ndodhja totale e kėtyre shkronjave “Ha” dhe “Mim” nė shtatė suret ėshtė 2147, ose 19x113 (Shtojca 1).

[40:2] Kjo shpallje e kėtij shkrimi ėshtė nga Zoti, i Plotfuqishmi, i Gjithėdijshmi.

[40:3] Falės i mėkateve, pranues i pendimit, i rreptė nė zbatimin e ndėshkimit, dhe posedues i gjithė fuqisė. Nuk ka asnjė zot tjetėr pėrkrah Tij. Te Ai ėshtė fati pėrfundimtar.

[40:4] Askush nuk shtyhet kundėr shpalljeve tė Zotit pėrveē atyre qė nuk besojnė. Mos u magjeps nga ēka duket si sukses i tyre.

[40:5] Duke mos besuar para tyre ishin njerėzit e Nuhut, dhe shumė kundėrshtarė tė tjerė pas tyre. Secila shoqėri e keqtrajtoi tė dėrguarin e tyre qė ta asnjanėsojė. Dhe ata u grindėn me tė me tė pavėrteta, pėr ta mposhtur tė vėrtetėn. Si pasojė, Unė i ndėshkova ata; sa i tmerrshėm ishte ndėshkimi Im!

[40:6] Pra, gjykimi i Zotėruesit tėnd tashmė ėshtė i vulosur mbi ata qė nuk besojnė, qė ata janė banuesit e Ferrit.

Engjėjt luten pėr besimtarėt

[40:7] Ata qė i shėrbejnė fronit dhe tė gjithė ata rreth tij e madhėrojnė dhe lartmadhėrojnė Zotėruesin e tyre, dhe besojnė nė Tė. Dhe ata kėrkojnė falje pėr ata qė besojnė: “Zotėruesi ynė, mėshira Jote dhe njohuria Jote pėrfshijnė tė gjitha gjėrat. Fali ata qė pendohen dhe ndjekin rrugėn Tėnde, dhe i kurse nga ndėshkimi i Ferrit.

[40:8] "Zotėruesi ynė, dhe pranoi ata nė kopshtet e Edenit qė i premtove pėr ta dhe pėr tė drejtit mes prindėrve, tė shoqeve, dhe fėmijėve tė tyre. Ti je i Plotfuqishmi, Mė i Menēuri.

[40:9] "Dhe mbroj ata qė tė mos bien nė mėkat. Kėdo qė Ti e mbron nga tė rėnit nė mėkat, nė atė ditė, ka arritur mėshirė prej Teje. Ky ėshtė triumfi mė i madh.”

VETĖM Zoti: Mosbesimtarėt e pranojnė

[40:10] Atyre qė nuk besojnė do iu thuhet, “Neveria e Zotit ndaj jush ėshtė edhe mė e madhe se neveria e juaj ndaj vetes. Se ju u ftuat tė besoni, por zgjodhėt tė mos besoni.”

VETĖM Zoti: Mosbesimtarėt vuajnė dy vdekje*

[40:11] Ata do tė thonė, “Zotėruesi ynė, na keni vėnė nė vdekje dy herė,* dhe na ke dhėnė dy jetė; tash i kemi pranuar mėkatet tona. A ka ndonjė mėnyrė pėr tė shpėtuar?”

*40:11-12 Mosbesimtarėt kalojnė nėpėr dy vdekje, pėrderisa besimtarėt e drejtė nuk e shijojnė vdekjen, pėrtej vdekjes qė tashmė e kemi pėrjetuar (44:56). Shih Shtojcėn 17. Arsyeja e shkuarjes nė Ferr ėshtė e qartė; edhe ata qė besojnė nė Zotin ia shoqėrojnė tė tjerėt Atij. (shih 39:45).

VETĖM Zoti: Vini re arsyen

[40:12] Kjo ėshtė pėr shkak se kur bėhej thirrje pėr VETĖM Zotin, nuk besuat, por kur tė tjerėt pėrmendeshin pėrkrah Tij, besuat. Prandaj, gjykimi i Zotit ėshtė lėshuar; Ai ėshtė Mė i Larti, i Madhi.

[40:13] Ai ėshtė Ai qė vazhdimisht jua tregon provat e Tij, dhe zbret poshtė te ju nga qielli furnizime. Vetėm ata qė nėnshtrohen plotėsisht do tė mund tė jenė tė vėmendshėm.

[40:14] Prandaj, t’ia kushtoni adhurimin tuaj absolutisht VETĖM Zotit, edhe nėse nuk iu pėlqen mosbesimtarėve.

[40:15] Poseduesit tė rangjeve mė tė larta, dhe Sundimtarit tė gjithė pushtetit. Ai dėrgon frymėzim, duke bartur urdhrat e Tij, te kushdo qė Ai zgjedhė nga mes shėrbėtorėve tė Tij, pėr tė paralajmėruar pėr Ditėn e Mbledhjes.

[40:16] Ajo ėshtė dita kur secili do tė jetė plotėsisht i ekspozuar; asnjėri prej tyre nuk do tė fshehė asgjė prej Zotit. Kujt i takon i gjithė sovraniteti atė ditė? Zotit, tė Vetmit, Supremit.

Pėrgatitu pėr ditėn e madhe

[40:17] Atė ditė, secili shpirt do tė paguhet pėr ēfarėdo qė kishte mbledhur. Nuk do tė ketė aspak padrejtėsi nė atė ditė. Zoti ėshtė mė i shkathėti nė llogaritje.

Pa ndėrmjetėsim

[40:18] Paralajmėroi ata pėr ditėn e afėrt, kur zemrat do tė tmerrohen, dhe shumė do i brejė ndėrgjegjja. Shkelėsit nuk do tė kenė asnjė shok as ndonjė ndėrmjetėsues pėr t’iu bindur.

[40:19] Ai ėshtė tėrėsisht i vetėdijshėm pėr ēka sytė nuk mund tė shohin, dhe ēdo gjė qė mendjet fshehin.

[40:20] Zoti gjykon me barazi, pėrderisa idhujt tė cilėve ata iu luten pėrkrah Tij nuk mund tė gjykojnė asgjė. Zoti ėshtė Ai qė ėshtė Dėgjuesi, Pamėsi.

[40:21] A nuk u endėn ata nėpėr tokė dhe vėrejtėn pasojat pėr ata para tyre? Ata dikur ishin mė tė fuqishėm se ta, dhe mė produktiv nė tokė. Por Zoti i ndėshkoi ata pėr mėkatet e tyre, dhe asgjė nuk do tė kishte mundur t’i mbronte nga Zoti.

[40:22] Kjo ėshtė pėr shkak se tė dėrguarit e tyre iu shkuan atyre me prova tė qarta, por ata nuk besuan. Si pasojė, Zoti i ndėshkoi ata. Ai ėshtė i Fuqishėm, i rreptė nė zbatimin e ndėshkimit.

Moisiu

[40:23] E dėrguam Moisiun me shenjat tona dhe autoritet tė qartė.

[40:24] Te Faraoni, Hamani, dhe Karuni. Por ata thanė, “Magjistar; gėnjeshtar.”

[40:25] Dhe kur ai ua tregoi atyre tė vėrtetėn prej nesh, thanė, “Vrisni djemtė e atyre qė besuan me tė, dhe ua kurseni vajzat e tyre.” Kėshtu, planifikimi i mosbesimtarėve ėshtė gjithmonė i ligė.

Moisiu kundėr Faraonit

[40:26] Faraoni tha, “Le ta vras Moisiun, e le t’i lutet ai Zotėruesit tė tij. Brengosem se mos ua korrupton fenė tuaj, ose pėrhapė tė kėqija nėpėr tokė.”

[40:27] Moisiu tha, “Kėrkoj strehim nė Zotėruesin tim dhe Zotėruesin tuaj, nga secili mendjemadh qė nuk beson nė Ditėn e Llogaridhėnies.”

Zoti nuk udhėzon gėnjeshtarė

[40:28] Njė njeri besimtar mes njerėzve tė Faraonit, i cili e fshehu besimin e tij, tha, “Si mund ta mbytni njė njeri vetėm sepse tha, ‘Zotėruesi im ėshtė Zoti,’ dhe ai ju ka treguar prova tė qarta nga Zotėruesi juaj? Nėse ai ėshtė gėnjeshtar, ai ėshtė problemi i tij, dhe nėse ai ėshtė i sinqertė, ju pėrfitoni prej premtimeve tė tij. Padyshim, Zoti nuk udhėzon shkelės, gėnjeshtar.

[40:29] "O njerėzit e mi, sot ju keni mbretėrim dhe epėrsi. Por kush do tė na ndihmojė neve kundėr gjykimit tė Zotit, po tė vij te ne?” Faraoni tha, “Ju keni pėr tė ndjekur vetėm ēka ju them unė; unė do t’ju udhėzoj vetėm nė rrugėn e drejtė.”

[40:30] Ai qė besoi tha, “O njerėzit e mi, kam frikė se do t’ju pėrcjellė fati i njėjtė si i kundėrshtarėve paraprak.

[40:31] "Kundėrshtarėve tė Nuhut, dhe Adit, Themudit, dhe tė tjerėve qė erdhėn pas tyre. Zoti nuk dėshiron ndonjė padrejtėsi pėr njerėzit.

[40:32] "O njerėzit e mi, kam frikė pėr ju Ditėn e Mbledhjes.

[40:33] "Ajo ėshtė dita kur mund tė dėshironi tė ktheheni dhe tė ikni. Por asgjė nuk do t’ju mbrojė atėherė nga Zoti. Kėdo qė Zoti e dėrgon nė humbje, asgjė nuk mund ta udhėzojė atė.”

Kush ėshtė i dėrguari i fundit?*

Veti tragjike e njerėzve

[40:34] Jozefi kishte ardhur te ju mė parė me shpallje tė qarta, por vazhduat tė dyshoni nė lajmin e tij. Pastaj, kur ai vdiq thatė, “Zoti nuk do tė dėrgojė asnjė tė dėrguar tjetėr pas tij. (Ai ishte i dėrguari i fundit)!”** Zoti kėshtu pra i dėrgon nė humbje ata qė janė shkelės, dyshues.

*40:34 Jahuditė refuzuan tė besojnė nė Mesinė kur ai erdhi te ta, tė Krishterėt refuzuan tė besojnė nė Muhamedin kur ai erdhi te ta, dhe shumica e Myslimanėve tė sotshėm besojnė qė Muhamedi ishte i dėrguari i fundit. Mbi atė bazė tė gabuar, ata refuzuan ta pranojnė tė Dėrguarin e Zotit tė Besėlidhjes. Mėsojmė nga 3:81-90 dhe 33:7 qė ata tė cilėt nuk arrijnė ta pranojnė urdhrin Kuranor “pėr tė pėrkrahur dhe besuar nė tė Dėrguarin e Zotit tė Besėlidhjes” nuk janė mė besimtarė. Shih Shtojcat 2 & 26.

**40:34 Vlen tė pėrmendet qė e gjejmė emrin “Rashad” nė tekstin arabisht saktėsisht katėr strofa para urdhrit kundėr thėnies “i dėrguari i fundit,” dhe gjithashtu katėr strofa pas tij.

[40:35] Ata polemizojnė kundėr shpalljeve tė Zotit, pa asnjė bazė. Kjo ėshtė veti qė urrehet mė sė shumti nga Zoti dhe nga ata qė besojnė. Zoti pra e mbyllė zemrėn e secilit tiran mendjemadh.

[40:36] Faraoni tha, “O Haman, ndėrto pėr mua njė kullė tė lartė, qė tė mund tė zgjatem dhe zbuloj.

[40:37] "Dua ta arrij qiellin, dhe ta shoh zotin e Moisiut. Unė besoj qė ai ėshtė gėnjeshtar.” Kėshtu u zbukuruan punėt e kėqija tė Faraonit nė sytė e tij, dhe kėshtu u mbajt ai larg nga ndjekja e rrugės (sė drejtė). Planifikimi i Faraonit ishte vėrtetė i keq.

[40:38] Ai qė besoi tha, “O njerėzit e mi, mė ndiqni, dhe do t’ju udhėzoj nė rrugėn e drejtė.

[40:39] "O njerėzit e mi, kjo jeta e parė ėshtė iluzion i pėrkohshėm, pėrderisa Pėrjetėsia ėshtė vendbanimi i pėrhershėm.”

Tregtia mė e mirė

[40:40] Kushdo qė bėn mėkat paguhet pėr vetėm atė, dhe kushdo qė punon drejtėsi – mashkull apo femėr – pėrderisa beson, kėta do tė hyjnė nė Parajsė ku pranojnė furnizime pakufi.

Egjiptasi besimtar diskuton me njerėzit e tij

[40:41] "O njerėzit e mi, pėrderisa unė ju ftoj tė shpėtoheni, ju mė ftoni nė zjarr.

[40:42] "Ju mė ftoni t’i jem mosmirėnjohės Zotit, dhe tė ngreh pėrkrah Tij idhuj qė unė nuk i njoh. Unė po ju ftoj te i Plotfuqishmi, Falėsi.

[40:43] "Nuk ka dyshim se ēka ju mė ftoni tė bėj nuk ka baza nė kėtė botė, as nė Pėrjetėsi, se kthimi ynė pėrfundimtar ėshtė te Zoti, dhe qė shkelėsit kanė vetėshkaktuar zjarr.

[40:44] "Do t’ju bie juve nė mend ēka po ju them tash. E lė gjykimin e kėsaj ēėshtje te Zoti; Zoti ėshtė Pamėsi i tė gjithė njerėzve.”

[40:45] Zoti pastaj e mbrojti atė nga planifikimet e tyre tė kėqija, pėrderisa njerėzit e Faraonit kanė vetėshkaktuar ndėshkimin mė tė keq.

Pėrderisa nė varr: Ankth i vazhdueshėm

[40:46] Ferri do iu tregohet atyre ditė e natė, dhe nė Ditėn e Ringjalljes: “Pranoni njerėzit e Faraonit nė ndėshkimin mė tė keq.”

[40:47] Pėrderisa ata grinden nė ferr, ndjekėsit do iu thonė udhėheqėsve, “Ne dikur ishim ndjekėsit tuaj, a mund tė na kurseni nga ndonjė pjesė e kėtij Ferri?”

[40:48] Udhėheqėsit do tė thonė, “Ne jemi tė gjithė nė kėtė sė bashku. Zoti ka gjykuar mes njerėzve.”

Tepėr vonė

[40:49] Ata nė zjarr do iu thonė rojave tė Ferrit, “Thirreni Zotėruesin tuaj pėr tė na zvogėluar ndėshkimin, madje edhe vetėm pėr njė ditė.”

[40:50] Ata do tė thonė, “A nuk i pranuat tė dėrguarit tuaj qė dėrguan te ju lajme tė qarta?” Ata do tė pėrgjigjen, “Po vėrtetė.” Ata do tė thonė, “Atėherė lutuni (sa tė dėshironi); lutja e mosbesimtarėve ėshtė gjithmonė e kotė.”

Fitore tė garantuar; Kėtu dhe pėrgjithmonė

[40:51] Patjetėr, do i japim fitore tė dėrguarve tonė dhe atyre qė besojnė, edhe nė kėtė botė edhe nė ditėn kur dėshmitarėt mblidhen.

[40:52] Atė ditė, kur mosbesimtarėt kėrkojnė falje nuk do iu sjellė dobi. Ata kanė vetėshkaktuar mallkim; ata kanė vetėshkaktuar pėrfundimin mė tė keq.

Merrni mėsim nga e kaluara

[40:53] I kemi dhėnė Moisiut udhėzimin, dhe i bėmė Fėmijėt e Izraelit qė ta trashėgojnė shkrimin.

[40:54] (Historia e tyre) ėshtė mėsim dhe kujtesė pėr ata qė posedojnė inteligjencė.

[40:55] Prandaj, ji i durueshėm, se premtimi i Zotit ėshtė i vėrtetė, dhe kėrko falje pėr mėkatin tėnd, dhe madhėroje dhe lartmadhėroje Zotėruesin tėnd natė e ditė.

[40:56] Padyshim, ata qė polemizojnė kundėr shpalljeve tė Zotit pa pasur provė po e shfaqin mendjemadhėsinė qė ėshtė e fshehur brenda kraharorėve tė tyre, dhe ata madje as nuk janė tė vetėdijshėm pėr tė. Prandaj, kėrko strehim nė Zotin; Ai ėshtė Dėgjuesi, Pamėsi.

Ndėrtimi mbresėlėnės i gjithėsisė

[40:57] Krijimi i qiejve dhe tokės ėshtė madje edhe mė mbresėlėnės sesa krijimi i qenies njerėzore, por shumica e njerėzve nuk dinė.

[40:58] Nuk ėshtė i barabartė i verbėri me pamėsin. As ata qė besojnė dhe punojnė drejtėsi tė barabartė me mėkatarėt. Rrallė merrni vesh.

[40:59] Patjetėr, Ora (Dita e Gjykimit) po vjen, nuk ka dyshim pėr tė, por shumica e njerėzve nuk besojnė.

Lutja: Mėnyrė adhurimi*

[40:60] Zotėruesi juaj thotė, “Mė luteni Mua, dhe do t’ju pėrgjigjem. Patjetėr, ata qė janė tepėr mendjemėdhenj pėr tė mė adhuruar Mua do tė hynė nė Xhehenem, me forcė.”

*40:60 Lutja, pėrgjėrimi te Zoti pėr ndonjė gjė, madje edhe pėr lukse materiale, ėshtė formė e adhurimit. Prandaj ekziston urdhri pėr t’iu lutur Zotit sa herė qė kemi ndonjė nevojė. Ateisti nuk i lutet Zotit pėr asgjė.

[40:61] Zoti ėshtė Ai qė e dizajnoi natėn qė tė mund tė pushoni, dhe ditėn tė ndriēuar. Zoti dhuron shumė bekime mbi njerėzit, por shumica e njerėzve nuk janė falėnderues.

[40:62] I tillė ėshtė Zoti Zotėruesi juaj, Krijuesi i tė gjitha gjėrave. Nuk ka asnjė zot pėrveē Tij. Si mund tė devijoni?

[40:63] Duke devijuar janė ata qė shpėrfillin shpalljet e Zotit.

[40:64] Zoti ėshtė Ai qė e bėri tokėn tė banueshme pėr ju, dhe qiellin mbulojė tė fortė, dhe Ai ju dizajnoi juve, dhe ju dizajnoi mirė. Ai ėshtė Ai qė ju furnizon me furnizime tė mira.* I tillė ėshtė Zoti, Zotėruesi juaj; Mė i Lartėsuari ėshtė Zoti, Zotėruesi i gjithėsisė.

*40:64 Shih Shėnimet 15:20, 20:54, 25:2, dhe 35:12-13.

[40:65] Ai ėshtė i Gjalli; nuk ka zot pėrveē Tij. Ta adhuroni vetėm Atė, duke ia kushtuar fenė tuaj absolutisht vetėm Atij. Lartmadhėruar qoftė Zoti, Zotėrues i gjithėsisė.

Para se ta bekonte Zoti, Muhamedi adhuronte idhuj

[40:66] Thuaj, “Unė jam ndaluar sė adhuruari idhujt qė ju i adhuroni pėrkrah Zotit, kur shpalljet e qarta mė erdhėn mua nga Zotėruesi im. U urdhėrova t’i nėnshtrohem Zotėruesit tė gjithėsisė.”*

*40:66 Fjala arabe “Nahaa” e pėrdorur nė kėtė strofė tregon ndalimin e diēkaje qė po ndodhte mė parė. Shih pėr shembull fjalėn e njėjtė nė 4:171. Shih gjithashtu 93:7.

[40:67] Ai ėshtė Ai qė ju krijoi nga dheu, dhe mė pas nga njė pikėl, pastaj nga njė embrion i varur, pastaj Ai ju nxjerr si fėmijė, pastaj ju lė tė arrini pjekuri, pastaj bėheni tė vjetėr – disa prej jush vdisni mė herėt. Ju arrini njė moshė tė paracaktuar, qė tė mund tė kuptoni.

[40:68] Ai ėshtė i Vetmi qė drejton jetė dhe vdekje. Pėr tė kryer diēka, Ai thjeshtė i thotė, “Ji,” dhe ėshtė.

[40:69] A i ke vėnė re ata qė polemizojnė kundėr provave tė Zotit, dhe si ata kanė devijuar?

[40:70] Ata janė ata qė nuk kanė besuar nė shkrimin, dhe nė lajmet qė i kemi dėrguar me tė dėrguarit tonė. Prandaj, ata patjetėr do e marrin vesh.

[40:71] Prangat do tė jenė rreth qafave tė tyre, dhe zinxhirėt do tė pėrdoren pėr t’i zvarritur.

[40:72] Nė Vlim,* pastaj nė Zjarr, ata do tė digjen.

*40:72  Ata qė nuk e pėrgatitėn veten do tė vuajnė tepėr nė prani tė Zotit, nė Ditėn e Gjykimit. Ata nuk mund ta durojnė afėrsinė me Zotin pėr shkak tė mungesės sė rritjes dhe zhvillimit tė mjaftueshėm tė shpirtrave tė tyre. Unė po pėrdor fjalėn “Vlim” pėr tė pėrshkruar kėtė situatė tė veēantė (55:44). Pėrgatitja e shpirtit arrihet me ritet e shpallura nga Zoti, siē janė Lutjet e Kontaktit.

[40:73] Ata do tė pyeten, “Ku janė idhujt qė dikur i adhuronit,

Ata adhuruan hiēin

[40:74] "pėrkrah Zotit?” Ata do tė thonė, “Na kanė braktisur. Nė fakt, kur i adhuruam ata, ne ishim duke adhuruar hiē.” Kėshtu pra Zoti i dėrgon mosbesimtarėt nė humbje.

[40:75] Kjo ėshtė pėr shkak se dikur kėnaqeshit me doktrina tė rreme nė tokė, dhe i pėrhapnit ato.

[40:76] Hyni nė portat e Xhehenemit, ku qėndroni pėrgjithmonė. Ēfarė fati i tmerrshėm pėr mendjemėdhenjtė.

[40:77] Tė jesh i durueshėm, se premtimi i Zotit ėshtė e vėrteta. Qoftė nėse tė tregojmė ca nga (ndėshkimi) qė kemi premtuar pėr ta, ose ta pėrfundojmė jetėn para saj, ata do tė kthehen te ne.

Autorizimi i Zotit pėr Mrekullinė Matematikore tė Kuranit*

[40:78] Kemi dėrguar tė dėrguarė para teje – disa prej tyre t’i kemi pėrmendur, disa nuk t’i kemi pėrmendur. Nuk i takon tė dėrguarit tė sjellė ndonjė mrekulli pėrveē kur Zoti lėshon (urdhėr).* Kur urdhri i Zotit lėshohet, e vėrteta dominon, dhe ata qė shtihen dalin nė shesh dhe poshtėrohen.

*40:78 Mėsojmė nga 17:45:46, 18:57, dhe 56:79 qė pabesimtarėt nuk kanė qasje nė Kuran; vetėm besimtarėt dhe kėrkuesit e sinqertė lejohen nga Zoti qė ta kuptojnė atė. Kodi matematikor i Kuranit, “Njėra prej mrekullive tė mėdha” (74:30-35), ishte i autorizuar nga Zoti, dhe u zbulua nėpėrmjet tė Dėrguarit tė Tij tė Besėlidhjes (Shtojca 2).

[40:79] Zoti ėshtė Ai qė krijoi bagėtinė pėr ju; disa i ngisni, dhe disa i hani.

[40:80] Ato gjithashtu ju furnizojnė edhe me dobi tjera qė kėnaqin shumė nga nevojat tuaja. Mbi to, si dhe mbi anijet, ju barteni.

[40:81] Ai kėshtu jua tregon provat e Tij. Cilat nga provat e Zotit mund t’i mohoni?

[40:82] A nuk janė endur ata nėpėr tokė dhe kanė vėrejtur pasojat pėr ata qė iu paraprinė atyre? Ata dikur ishin mė tė mėdhenj nė numėr, mė tė mėdhenj nė fuqi, dhe kishin mė shumė ndikim nė tokė. Por, tė gjitha arritjet e tyre nuk iu ndihmuan aspak.

[40:83] Kur tė dėrguarit e tyre shkuan te ta me prova tė qarta, ata u dėfryen me njohurinė qė kishin trashėguar, dhe pikėrisht gjėrat qė i pėrqeshėn ishin shkaku i rėnies sė tyre.

VETĖM Zoti

[40:84] Mė pas, kur ata panė ndėshkimin tonė thanė, “Tash besojmė nė VETĖM Zotin, dhe tash nuk besojmė nė adhurimin e idhujve qė dikur e praktikonim.”

Tepėr vonė

[40:85] Besimi i tyre atėherė nuk mund t’iu ndihmonte aspak, kur e panė ndėshkimin tonė. I tillė ėshtė sistemi i Zotit qė ėshtė themeluar pėr tu marrė me krijesat e Tij; mosbesimtarėt gjithmonė dėnohen.