[43:0]
Nė emėr tė Zotit, Mirėbėrėsit, tė Mėshirshmit
[43:1]
H. M.*
*43:1 Shih Shėnimin 40:1. Shpeshtėsia e ndodhjes sė
shkronjave H (Haa) dhe M (Mim) nė shtatė suret me iniciale H.M. ėshtė 292,
dhe 1855, pėrkatėsisht. Kjo jep shumėn 2147, ose 19x113.
[43:2]
Dhe shkrimi ndriēues.
[43:3]
E kemi bėrė Kuran arabisht, qė tė mund tė kuptoni.*
*43:3 Arabishtja ėshtė gjuha mė efikase,
posaēėrisht nė shprehjen e urdhrave, ligjeve dhe nė saktėsinė e tyre. Prandaj
ėshtė bėrė shpallja e Kuranit nė arabisht pėr tė kuptuarit e qartė pėr tė
gjithė njerėzit, pa marrė parasysh gjuhėn e tyre. Shih Shtojcėn 4 pėr hollėsirat.
[43:4]
Ėshtė i ruajtur me ne nė amzėn origjinale, tė nderuar dhe plot menēuri.
[43:5]
A ta injorojmė faktin qė i keni tejkaluar kufijtė?*
*43:5 Kjo i referohet mėkatit tonė fillestar siē
detajohet nė Hyrje dhe Shtojcėn 7.
Plani pėr shpengim
[43:6]
Kemi dėrguar mori profetėsh te gjeneratat paraprake.
[43:7]
Sa herė qė njė profet shkoi te ta, e pėrqeshėn.
[43:8]
Si pasojė, asgjėsuam njerėz qė ishin edhe mė tė fuqishėm se kėta. Kėshtu
ujdisim shembujt nga shoqėritė paraprake.
[43:9]
Po ti pyesje ata, Kush i krijoi qiejt dhe tokėn, ata do tė thoshin, I
Plotfuqishmi, i Gjithėdijshmi i ka krijuar ato.
[43:10]
Ai ėshtė Ai qė bėri tokėn tė banueshme pėr ju, dhe krijoi pėr ju rrugė nė tė,
qė tė mund tė ndiqni rrugėn e drejtė.
[43:11]
Ai ėshtė Ai qė zbret nga qielli ujė, nė masė tė saktė, pėr tė ngjallur toka tė
vdekura me tė. Ngjashėm, ju do tė ringjalleni.
[43:12]
Ai ėshtė Ai qė krijoi tė gjitha llojet, nė ēifte (mashkull dhe femėr), dhe Ai
krijoi pėr ju anije dhe bagėti pėr ngasje.
[43:13]
Pėrderisa pushoni mbi to, tė ēmoni njė bekim tė tillė nga Zotėruesi juaj, dhe
thoni, I madhėruar qoftė Ai qė i zbuti kėto pėr ne. Nuk do tė kishim mundur
ti merrnim nė duart tona vetė.
[43:14]
"Pėrfundimisht kthehemi te Zotėruesi ynė.
Engjėjt si bija: Blasfemi
[43:15]
Ata madje edhe caktuan pėr Tė njė hise tė krijimit tė Tij! Padyshim, qenia
njerėzore ėshtė thellė mosmirėnjohės.
[43:16]
A ka zgjedhur Ai nga mes krijesave tė Tij vajza pėr Vete, pėrderisa ju ka
bekuar juve me djem?
[43:17]
Kur dikujt prej tyre i jepet myzhde (pėr vajzė) siē pretenduan pėr Mirėbėrėsin,
fytyra e tij errėsohet me trishtim dhe zemėrim!
[43:18]
(Ata thonė,) "Ēka ka tė mirė nė njė pasardhės qė rritet pėr tė qenė e
bukur, dhe nuk mund tė ndihmojė nė luftė?
[43:19]
Ata pretenduan qė engjėjt, qė janė shėrbėtorė tė Mirėbėrėsit, janė femra! A
kanė qenė dėshmitarė tė krijimit tė tyre? Pretendimet e tyre incizohen, dhe ata
do tė pyeten.
[43:20]
Ata madje thanė, Po tė donte Mirėbėrėsi, nuk do i kishim adhuruar ato. Ata
nuk kanė bazė pėr njė pretendim tė tillė; vetėm hamenden.*
*43:20 Adhuruesit e idhujve nuk mund ta fajėsojnė Zotin
pėr idhujtarinė e tyre, pasi qė kemi liri absolute tė zgjedhjes pėr ta adhuruar
vetėm Zotin, ose jo.
[43:21]
A iu kemi dhėnė atyre libėr para kėtij dhe ata po i pėrmbahen?
Traditat e trashėguara dėnohen
[43:22]
Puna ėshtė qė thanė, I gjetėm prindėrit tanė duke zbatuar zakone tė caktuara,
dhe ne po i ndjekim hapat e tyre.
[43:23]
Sa herė qė dėrguam njė paralajmėrues te ndonjė shoqėri, udhėheqėsit e asaj
shoqėrie do tė thoshin, I gjetėm prindėrit tanė duke ndjekur zakone tė caktuara,
dhe ne do vazhdojmė nė hapat e tyre.
[43:24]
(I dėrguari) do thoshte, Ēka nėse ju kam sjellė udhėzim mė tė mirė sesa ai qė
trashėguat nga prindėrit tuaj? Do thoshin, Nuk besojmė nė lajmin qė sollėt.
[43:25]
Si pasojė, i paguam ata. Vini re pasojat pėr refuzuesit.
Shembulli i Ibrahimit
[43:26]
Ibrahimi i tha babait tė tij dhe njerėzve tė tij, Unė bėj hasha ēka ju
adhuroni.
[43:27]
"Vetėm Ai qė mė nisi mund tė mė udhėzojė.
[43:28]
Ky shembull (i Ibrahimit) u bė mėsim i pėrhershėm pėr gjeneratat pasuese;
ndoshta i shpengojnė shpirtrat e tyre.
[43:29]
Nė tė vėrtetė, Unė iu kam dhėnė kėtyre njerėzve dhe paraardhėsve tė tyre raste
tė mjaftueshme, pastaj e vėrteta erdhi te ta, dhe njė i dėrguar sqarues.
[43:30]
Kur e vėrteta iu erdhi atyre, thanė, Kjo ėshtė magji, dhe ne nuk besojmė nė
tė.
Muhamedi pėrqeshet
[43:31]
Ata thanė, Veē sikur ky Kuran tė zbritej nėpėrmjet njė njeriu tjetėr nga dy
shoqėritė (Meka ose Yathribi) qė ėshtė i mrrimė!
[43:32]
A janė ata qė caktojnė mėshirėn e Zotėruesit tėnd? Ne i kemi caktuar hiset e
tyre nė kėtė jetė, duke i ngritur disa prej tyre mbi tė tjerėt nė shkallė mė tė
larta, nė mėnyrė qė ti lėmė ti shėrbejnė njėri tjetrit. Mėshira nga Zotėruesi
yt ėshtė shumė mė e mirė sesa cilado gjė materiale qė ata mund tė mbledhin.
Gjėrat materiale tė kėsaj bote - krejt ēka marrin mosbesimtarėt
[43:33]
Po tė mos ishte qė tė gjithė njerėzit mund tė bėheshin njė asamble
(mosbesimtarėsh), ne do i kishim dhėnė secilit qė nuk beson nė Mirėbėrėsin
pallate me ēati tė argjendta, dhe shkallė mbi tė cilat ata do tė mund tė
ngjiteshin.
[43:34]
Pallatet e tyre do tė kishin pasur porta madhėshtore, dhe orendi luksoze.
[43:35]
Gjithashtu shumė stoli. Tė gjitha kėto janė gjėra materiale tė pėrkohshme tė
kėsaj jete tė ulėt. Pėrjetėsia te Zotėruesi yt ėshtė shumė mė e mirė pėr tė
drejtit.
Shoqėrues tė padukshėm djallėzor*
[43:36]
Kujtdo qė e shpėrfillė lajmin e Mirėbėrėsit, i caktojmė njė djall qė tė jetė
shoqėrues i tij i pandarė.*
*43:36-39 Secili prej nesh ka pėrfaqėsues tė Dreqit
si shoqėrues tė pandarė (Shtojca 7).
[43:37]
Shoqėrues tė tillė do i largojnė ata nga rruga, por do i bėjnė tė besojnė qė
janė tė udhėzuar.
[43:38]
Kur ai vjen para nesh do tė thotė, Ah sikur tė ishe aq larg prej meje sa tė dy
lindjet.* Ēfarė shoqėruesi i tmerrshėm!
*43:38 Lindjet pėrfshijnė vendet e lindjes sė
diellit, lindjes sė hėnės, dhe lindjeve tė trupave qiellor.
[43:39]
Nuk do tju ngushėllojė juve atė ditė, si shkelės, fakti qė tė dy do tė ndani
ndėshkimin.
I Dėrguari i Zotit i Besėlidhjes
[43:40]
A mund ti bėsh shurdhat tė dėgjojnė; a mund ti bėsh tė verbrit tė shohin, ose
ata qė janė larg nė humbje?
[43:41]
Qoftė tė lėmė tė vdesėsh para asaj ose jo, patjetėr do i paguajmė ata.
[43:42]
Ose, mund tė tė tregojmė (ndėshkimin) qė premtuam pėr ta. Ne i sillim ata
krejtėsisht.
[43:43]
Tė predikosh me durim ēka tė ėshtė shpallur ty; je nė rrugėn e drejtė.*
*43:43 Shuma e vlerės germore tė Rashad Khalifa
(1230) plus 43 ėshtė 1273, 19x67.
[43:44]
Ky ėshtė lajm pėr ty dhe njerėzit e tu; tė gjithė ju do tė merreni nė pyetje.
[43:45]
Verifiko tė dėrguarit qė dėrguam para teje: A kemi caktuar ndonjėherė zota tė
tjerė pėrkrah Mirėbėrėsit pėr tu adhuruar?
[43:46]
Pėr shembull, dėrguam Moisiun me provat tona te Faraoni dhe kėshilltarėt e tij,
duke shpallur: Unė jam i dėrguar nga Zotėruesi i gjithėsisė.
[43:47]
Kur ne ua treguam atyre provat tona, ata qeshėn me to.
Moisiu dhe Faraoni
[43:48]
Secila shenjė qė iu treguam atyre ishte mė e madhe se ajo para saj. I pllakosėm
me fatkeqėsi, mbase pendohen.
[43:49]
Ata thanė, O ti magjistar, lutju Zotėruesit tėnd nė emėr tonė (pėr tė na hequr
kėtė fatkeqėsi), pasi qė ti ke marrėveshje me Tė; pastaj do udhėzohemi.
[43:50]
Por sapo e hoqėm fatkeqėsinė e tyre, ata u kthyen prapa.
[43:51]
Faraoni iu shpalli njerėzve tė tij, O njerėzit e mi, a nuk mbretėroj unė mbi
Egjiptin, dhe kėta lumenj rrjedhės janė tė mijtė? A nuk shihni?
[43:52]
"Kush ėshtė mė i mirė; unė apo ai qė ėshtė i varfėr dhe mezi flet?
[43:53]
"Si ėshtė e mundur qė ai nuk ka asnjė thesar ari; si ėshtė e mundur qė
engjėjt nuk po e shoqėrojnė?
[43:54]
Ai kėshtu i mashtroi njerėzit e tij, dhe ata iu bindėn atij; ata ishin njerėz
shpirtligj.
[43:55]
Kur ata kėmbėngulėn qė tė na kundėrshtonin, i ndėshkuam dhe i mbytėm tė gjithė
ata.
[43:56]
I bėmė precedent dhe shembull pėr tė tjerėt.
Jezusi: Shembull tjetėr
[43:57]
Kur i biri i Marisė u pėrmend si shembull, njerėzit e tu e shpėrfillėn atė.
[43:58]
Thanė, A ėshtė mė mirė ti adhurojmė zotat tanė, apo ta adhurojmė atė? E
thanė kėtė vetėm pėr tu grindur me ty. Vėrtetė, ata janė njerėz qė iu kanė
bashkangjitur kundėrshtarėve.
[43:59]
Ai nuk ishte asgjė mė shumė se njė shėrbėtor qė e bekuam, dhe e dėrguam si
shembull pėr Fėmijėt e Izraelit.
[43:60]
Po tė donim, do tju kishim bėrė juve engjėj qė vendosen dhe riprodhohen nė
tokė.
Jezusi dhe fundi i botės*
[43:61]
Ai ėshtė pėr tė shėrbyer si shenjė pėr tė ditur fundin e botės,* qė tė mos
ushqeni mė asnjė dyshim pėr atė. Tė mė ndiqni Mua; kjo ėshtė rruga e drejtė.
*43:61 Siē detajohet nė Shtojcėn 25, Fundi i Botės jepet nė Kuran, dhe ditėlindja e Jezusit
dha njė prej shenjave tė rėndėsishme qė kalkulimet janė tė sakta. Mėsojmė qė
bota do tė pėrfundojė nė vitin 2280 (19x120) pas lindjes sė Jezusit (shih
47:18). Aq mė shumė, edhe viti hėnor (1710) & viti diellor (2280) janė tė
plotpjesėtueshėm me 570 (19x30), numri i viteve nga lindja e Jezusit deri te
lindja e Muhamedit. Pra, ditėlindja e Jezusit ėshtė shenjė.
[43:62]
Le tė mos ju zmbrapsė djalli; ai ėshtė armiku juaj mė i flaktė.
[43:63]
Kur Jezusi shkoi me provat, ai tha, Unė sjell te ju menēuri, dhe qė tė
qartėsoj disa nga ēėshtjet pėr tė cilat grindeni. Tia keni dronė Zotit dhe mė
bindeni mua.
[43:64]
"Zoti ėshtė Zotėruesi im dhe Zotėruesi juaj, ta adhuroni vetėm Atė. Kjo
ėshtė rruga e drejtė.
[43:65]
Kundėrshtarėt u grindėn mes vete. Mjerė ata qė shkelin nga ndėshkimi i njė dite
qė dhemb.
[43:66]
A po presin ata qė Ora (Dita e Gjykimit) tiu vij atyre papritmas kur mė sė
paku e presin?
[43:67]
Shokėt e ngushtė atė ditė do tė bėhen armiq tė njėri tjetrit, pėrveē tė
drejtėve.
Tė drejtit
[43:68]
O shėrbėtorėt e Mi, ju nuk do tė keni aspak frikė atė ditė, as nuk do tė
brengoseni.
[43:69]
Ata janė ata qė besuan nė shpalljet tona, dhe ishin tė nėnshtruar.
[43:70]
Hyni nė Parajsė, sė bashku me tė shoqet tuaja, dhe kėnaquni.
[43:71]
Atyre iu ofrohen tabaka dhe gota tė arta, dhe ata do tė gjejnė ēfarėdo qė
dėshirojnė zemrat dhe pėlqejnė sytė. Ju jetoni aty pėrgjithmonė.
[43:72]
E tillė ėshtė Parajsa qė e trashėgoni, si shpėrblim pėr punėt tuaja.
[43:73]
Do tė keni nė tė tė gjitha llojet e frutave, prej tė cilave hani.
[43:74]
Patjetėr, fajtorėt do tė qėndrojnė nė ndėshkimin e Xhehenemit pėrgjithmonė.
[43:75]
Kurrė nuk do iu zbutet ndėshkimi atyre; do jenė tė mbyllur nė tė.
[43:76]
Nuk jemi ne ata qė iu bėmė keq atyre; janė vetė ata qė i bėnė keq vetes.
[43:77]
Ata do tė pėrgjėrohen: O Malik, le tė na pėrfundojė Zotėruesi yt. Ai do tė
thotė, Do tė qėndroni pėrgjithmonė.
E urrejnė tė vėrtetėn
[43:78]
"Ju kemi dhėnė tė vėrtetėn, por shumica e urreni tė vėrtetėn.
[43:79]
A kanė planifikuar ndonjė planifikim? Edhe ne po planifikojmė.
[43:80]
A mendojnė ata qė nuk ua dėgjojmė fshehtėsitė dhe komplotet e tyre? Por jo! Tė
dėrguarit tanė janė me ta, duke incizuar.
[43:81]
Shpall: Po tė kishte Mirėbėrėsi tė birė, unė ende do tė isha mė i pari
adhurues.
[43:82]
Qoftė i madhėruar Ai; Ai ėshtė Zotėruesi i qiejve dhe tokės, Zotėruesi me
pushtetin e madh, larg nga pretendimet e tyre.
[43:83]
Lėri tė bredhin dhe luajnė derisa ta takojnė ditėn e tyre qė po i pret.
[43:84]
Ai ėshtė i Vetmi qė ėshtė hyjni nė qiell dhe hyjni nė tokė. Ai ėshtė Mė i
Menēuri, i Gjithėdijshmi.
[43:85]
Mė i Lartėsuari ėshtė Ai qė posedon gjithė sovranitetin e qiejve dhe tokės, dhe
ēdo gjė ndėrmjet tyre. Me tė ėshtė njohuria pėr Orėn (fundin e botės), dhe te
Ai do tė ktheheni.
[43:86] Askush prej atyre qė ata e
idolizojnė pėrkrah Tij nuk ka aspak fuqi tė ndėrmjetėsojė, nė mos qoftė
ndėrmjetėsimi i tyre nė pėrputhje me tė vėrtetėn, dhe e dinė mirė.
[43:87]
Po ti pyetje ata kush i krijoi, do tė thoshin, Zoti. Pse atėherė devijuan?
[43:88]
Do tė deklarohet: O Zotėruesi im, kėta njerėz nuk besojnė.
[43:89]
Ti shpėrfillėsh ata dhe thuaj, Paqe; ata do e marrin vesh.