[45:0]
Nė emėr tė Zotit, Mirėbėrėsit, tė Mėshirshmit
[45:1]
H. M.
[45:2]
Shpallja e kėtij shkrimi ėshtė prej Zotit, tė Plotfuqishmit, Mė tė Menēurit.
[45:3]
Qiejt dhe toka janė plot prova pėr besimtarėt.
[45:4]
Gjithashtu nė krijimin tuaj, dhe krijimin e tė gjitha kafshėve, ka prova pėr
njerėz qė janė tė sigurt.
[45:5]
Gjithashtu, ndryshimi i natės dhe ditės, dhe furnizimet qė Zoti zbret nga
qielli pėr tė ngjallur tokė tė vdekur, dhe manipulimi i erėrave; tė gjitha kėto
janė prova pėr njerėzit qė kuptojnė.
Cilin hadith?*
[45:6]
Kėto janė shpalljet e Zotit qė ti recitojmė ty sinqerisht. Nė cilin Hadith
tjetėr pos Zotit dhe shpalljeve tė Tij besojnė ata?
[45:7]
Mjerė ēdo trillues, fajtor.*
*45:6-7 Zoti mallkon Hadithin me emėr, dhe na informon
qė ėshtė trillim blasfemues.
[45:8]
Ai qė i dėgjon shpalljet e Zotit ti recitohen atij, pastaj insiston me
mendjemadhėsi nė rrugėn e tij, sikur tė mos i ketė dėgjuar kurrė. Premtoi atij
ndėshkim qė dhemb.
[45:9]
Kur ai mėson ndonjė gjė nė lidhje me shpalljet tona, ai i tallė ato. Kėta kanė
vetėshkaktuar ndėshkim qė dhemb.
[45:10]
Duke i pritur ata ėshtė Xhehenemi. Ēka mblodhėn nuk do i ndihmojė ata, as
idhujt qė i kishin ngritur pėrkrah Zotit. Ata kanė vetėshkaktuar ndėshkim tė
tmerrshėm.
[45:11]
Ky ėshtė fener, dhe ata qė nuk besojnė nė kėto shpallje nga Zotėruesi i tyre
kanė vetėshkaktuar mallkim dhe ndėshkim qė dhemb.
[45:12] Zoti ėshtė Ai qė e parashtroi detin
nė shėrbimin tuaj, ashtu qė anijet tė mund tė enden nėpėr tė nė pėrputhje me
ligjet e Tij. Ju pra kėshtu kėrkoni furnizimet e Tij, qė tė mund tė jeni
mirėnjohės.
[45:13]
Ai e parashtroi nė shėrbimin tuaj ēdo gjė nė qiej dhe tokė; e gjithė prej Tij.
Kėto janė prova pėr njerėzit qė pasqyrojnė.
[45:14]
Thuaju atyre qė besojnė ti falin ata qė nuk i presin ditėt e Zotit. Ai do tė
paguaj secilin pėr ēfarėdo qė kanė mbledhur.
[45:15]
Kushdo qė punon drejtėsi bėn ashtu pėr tė mirėn e vet, dhe kushdo qė punon tė
kėqija bėn ashtu nė dėm tė vet. Te Zotėruesi juaj do tė ktheheni.
[45:16]
I kemi dhėnė Fėmijėve tė Izraelit shkrimin, menēuri, dhe profetllėk, dhe i kemi
furnizuar ata me furnizime tė mira; ne kemi dhuruar mbi ta mė shumė bekime sesa
mbi cilindo popull tjetėr.
[45:17]
U kemi dhėnė atyre kėtu urdhra tė qarta. Pėr ironi, ata nuk e polemizuan kėtė
derisa u erdhi njohuria. Kjo ėshtė pėr shkak tė xhelozisė nga ana e tyre.
Padyshim, Zotėruesi yt do i gjykojė ata nė Ditėn e Ringjalljes nė lidhje me
gjithēka qė kanė polemizuar.
[45:18]
Ne pastaj tė caktuam ty qė tė vėsh ligjet e sakta; ta ndjekėsh kėtė, dhe mos
shko pas dėshirave tė atyre qė nuk dinė.
[45:19]
Ata nuk mund tė tė ndihmojnė ty aspak kundėr Zotit. Janė shkelėsit ata qė e
shoqėrojnė veten me njėri tjetrin, pėrderisa Zoti ėshtė Zotėruesi i tė
drejtėve.
[45:20]
Ky furnizon ndriēime pėr njerėzit, dhe udhėzim, dhe mėshirė pėr ata qė janė tė
sigurt.
[45:21]
A presin ata qė punojnė tė kėqija qė ne do i trajtojmė nė tė njėjtėn mėnyrė si
ata qė besojnė dhe ēojnė jetė tė drejtė? A mund jeta dhe vdekja e tyre tė jetė
e njėjtė?* Vėrtetė gabim ėshtė gjykimi i tyre.
*45:21 Ne tash e kuptojmė qė tė drejtit nuk vdesin
vėrtetė - ata shkojnė drejtė e nė Parajsė (16:32) pėrderisa tė padrejtit
rrehen keq nga engjėjt e vdekjes (8:50 & 47:27).
[45:22]
Zoti krijoi qiejt dhe tokėn pėr njė qėllim tė posaēėm, pėr tė paguar secilin
shpirt pėr ēfarėdo qė ka mbledhur, pa as mė tė voglėn padrejtėsi.*
*45:22 Zoti na dhuroi neve kėtė jetė si shans tė
ēmuar qė ta shpengojmė veten, ta mohojmė aleancėn e lashtė me Dreqin, dhe ti
ribashkohemi mbretėrisė sė Zotit. Shih Hyrjen dhe Shtojcėn 7.
Formė e zakonshme e idhujtarisė:
Egoja si zot
[45:23]
A e ke vėnė re atė zot i tė cilit ėshtė egoja e vet? Si pasojė, Zoti e dėrgon
atė nė humbje, pėrkundėr njohurisė sė tij, ia mbyll dėgjimin dhe mendjen, dhe
vė mbulesė nė sytė e tij. Kush pra mund ta udhėzojė atė, pas njė vendimi tė
tillė nga Zoti? A nuk doni tė merrni vesh?
[45:24]
Ata thanė, Ne vetėm jetojmė kėtė jetė; jetojmė dhe vdesim dhe vetėm koha e
shkakton vdekjen tonė! Ata nuk kanė asnjė njohuri tė sigurt pėr kėtė; vetėm
hamenden.
[45:25]
Kur shpalljet tona iu recitohen atyre, qartė, argumenti i tyre i vetėm ėshtė tė
thonė, Kthena stėrgjyshėrit, nėse jeni tė sinqertė.
[45:26]
Thuaj, Zoti ju ka dhuruar juve jetė, pastaj Ai ju vė nė vdekje, pastaj Ai do
tju mbledhė te Dita e Ringjalljes, e cila ėshtė e pashmangshme. Por shumica e
njerėzve nuk dinė.
[45:27]
I Zotit ėshtė i gjithė sovraniteti i qiejve dhe tokės. Ditėn kur Orės
(Gjykimit) i vjen koha, atėherė humbin ata qė shtihen.
Gjunjėzimi
[45:28]
Do tė shohėsh ēdo shoqėri duke u gjunjėzuar. Ēdo shoqėri do tė thirret qė ta
shohė regjistrin e vet. Sot, paguheni pėr ēdo gjė qė keni bėrė.
[45:29]
Ky ėshtė regjistri ynė; e shprehė tė vėrtetėn pėr ju. Kemi regjistruar ēdo gjė
qė bėtė.
[45:30]
Sa pėr ata qė besojnė dhe punojnė drejtėsi, Zotėruesi i tyre do i pranojė nė
mėshirėn e Tij. Ky ėshtė triumfi i madh.
[45:31]
Sa pėr ata qė nuk besojnė: A nuk ju recituan juve shpalljet e Mia, por u bėtė
mendjemėdhenj dhe ishit njerėz shpirtligj?
[45:32]
Kur deklarohet qė premtimi i Zotit ėshtė e vėrteta dhe qė Ora (e Gjykimit)
ėshtė e pashmangshme, ju thatė, Ne nuk dimė ēka ėshtė Ora! Jemi plot hamendje
pėr tė; nuk jemi tė sigurt.
[45:33]
Tė kėqijat e punėve tė tyre do tu dalin nė shesh atyre, dhe pikėrisht ato qė i
tallnin do tu kthehen pėr ti kapluar.
[45:34]
Do tė deklarohet: Sot ju harrojmė juve, ashtu si ju e harruat takimin e kėsaj
dite. Vendbanim i juaji ėshtė zjarri, dhe nuk do tė keni asnjė ndihmues.
[45:35]
"Kjo ėshtė sepse i morėt shpalljet e Zotit si tė kota, dhe ishit tė preokupuar
me jetėn e parė. Si pasojė, ata kurrė nuk do tė dalin nga ferri, as nuk do tė
shfajėsohen.
[45:36]
Zotit i takon i gjithė lavdėrimi; Zotėruesi i qiejve, Zotėruesi i tokės, Zotėruesi
i gjithėsisė.
[45:37]
Atij i takon e gjithė epėrsia nė qiej dhe tokė. Ai ėshtė i Plotfuqishmi, Mė i
Menēuri.