Surja 49:  Muret (El-Huxhurat)

[49:0] Nė emėr tė Zotit, Mirėbėrėsit, tė Mėshirshmit

[49:1] O ju qė besoni, mos e vendosni mendimin tuaj mbi atė tė Zotit dhe tė dėrguarit tė Tij. T’ia keni dronė Zotit. Zoti ėshtė Dėgjues, i Gjithėdijshėm.

[49:2] O ju qė besoni, mos i ngritni zėrat tuaj mbi zėrin e profetit,* as tė mos i bėrtisni atij si i bėrtisni njėri tjetrit, se mos bėhen punėt tuaja tė asgjėsuara pėrderisa nuk e vėreni.

*49:2 Sa herė qė fjala “profet” (Nabi) pėrdoret duke iu referuar Muhamedit, ajo pa ndryshim i referohet atij gjatė jetės sė tij, e jo pas vdekjes sė tij. Qartazi, ne nuk mund t’i ngrisim zėrat tonė mbi zėrin e Muhamedit, tash qė ai ėshtė i vdekur. Shih gjithashtu 33:56.

[49:3] Padyshim, ata qė i ulin zėrat e tyre ndaj tė dėrguarit tė Zotit janė ata zemrat e tė cilėve janė tė pėrgatitura nga Zoti qė tė bėhen tė drejta.* Ata kanė merituar falje dhe shpėrblim shumė tė madh.

*49:3 Respektimi i tė dėrguarit i ndihmon tė jashtmit dhe vizitorėt pėr tė ardhur te lajmi i Zotit.

[49:4] Sa pėr ata qė tė thėrrasin nga jashtė mureve, shumica e tyre nuk kuptojnė.

[49:5] Sikur tė ishin tė durueshėm derisa tė dilje te ta, do tė ishte mė mirė pėr ta. Zoti ėshtė Falės, i Mėshirshėm.

Heto thashethemet para se t’i besosh

[49:6] O ju qė besoni, nėse ndonjė person shpirtlig sjell ndonjė lajm te ju, sė pari ta hetoni, se mos kryeni padrejtėsi ndaj disa njerėzve, nga padituria, pastaj bėheni pishman dhe ju bren ndėrgjegjja pėr ēka keni bėrė.

[49:7] E tash qė i dėrguari i Zotit ka ardhur nė mesin tuaj. Sikur t’ju dėgjonte ai nė shumė gjėra, do i vėshtirėsonit gjėrat pėr vete. Por Zoti ju bėri ta doni besimin dhe e zbukuroi atė nė zemrat tuaja, dhe ai ju bėri ta urreni mosbesimin, shpirtligėsinė, dhe mosbindjen. Kėta janė tė udhėzuarit.

[49:8] E tillė ėshtė hirėsi prej Zotit dhe bekimet e Tij. Zoti ėshtė i Gjithėdijshėm, Mė i Menēuri.

Pajtoni besimtarėt

[49:9] Nėse dy grupe besimtarėsh luftuan me njėri tjetrin, t’i pajtoni ata. Nėse njėri grup sulmon kundėr tjetrit, ta luftoni grupin sulmues derisa t’i nėnshtrohen urdhrit tė Zotit. Kur tė nėnshtrohen, t’i pajtoni dy grupet me barazi. Tė mbani drejtėsi. Zoti i do ata qė janė tė drejtė.

Familja e vėrtetė

[49:10] Besimtarėt janė anėtarė tė njė familjeje; ta mbani paqen brenda familjes suaj dhe t’ia keni dronė Zotit, qė tė mund tė arrini mėshirė.

Besimtarėt shembull

[49:11] O ju qė besoni, asnjė grup njerėzish tė mos i pėrqeshė grupin tjetėr, se ata mund tė jenė mė tė mirė se ta. As ndonjė grup grash tė mos e pėrqeshė grupin tjetėr tė grave, se ato mund tė jenė mė tė mira se to. As tė mos e tallni njėri tjetrin, ose tė talleni me emrat tuaj. I keq vėrtetė ėshtė rikthimi nė shpirtligėsi pas arritjes sė besimit. Kushdo qė nuk pendohet pas kėsaj, kėta janė shkelėsit.

Dyshimi ėshtė mėkat

[49:12] O ju qė besoni, t’i shmangeni ēfarėdo dyshimi, se edhe fare pak dyshim ėshtė mėkat. Tė mos pėrgjoni njėri tjetrin, as tė mos pėrgojoni njėri tjetrin; kjo ėshtė aq e neveritshme sa ngrėnia e mishit tė vėllait tuaj tė vdekur. Ju pa dyshim e urreni kėtė. T’ia keni dronė Zotit. Zoti ėshtė Shpengues, i Mėshirshėm.

Kriteri i vetėm pėr dallim mes njerėzve

[49:13] O njerėz, ju krijuam nga i njėjti mashkull dhe femėr, dhe ju bėmė njerėz dhe fise tė ndryshme, qė tė mund ta njihni njėri tjetrin. Mė i miri mes jush para Zotit ėshtė mė i drejti. Zoti ėshtė i Gjithėdijshėm, Njohės.

Mysliman apo Mu’min

[49:14] Arabėt thanė, “Jemi Mu’min (besimtarė).” Thuaj, “Ju nuk keni besuar; ajo qė duhet tė thoni ėshtė, ‘Jemi Mysliman (tė nėnshtruar),’ derisa besimi tė pėrforcohet nė zemrat tuaja.” Nėse i bindeni Zotit dhe tė dėrguarit tė Tij, Ai nuk do t’jua shkojė kot asnjė nga punėt tuaja. Zoti ėshtė Falėsi,  i Mėshirshmi.

[49:15] Mu’minėt (besimtarėt) janė ata qė besojnė nė Zotin dhe tė dėrguarin e Tij, dhe e arrijnė gjendjen e tė mos pasurit asnjė dyshim ēfarėdo qoftė ai, dhe pėrpiqen me paratė e tyre, dhe jetėt e tyre pėr Zotin. Kėta janė tė sinqertit.

[49:16] Thuaj, “A mos po e njoftoni Zotin pėr fenė tuaj? Zoti di ēdo gjė nė qiej dhe tokė. Zoti ėshtė i Gjithėdijshėm.”

Kush po ia bėn kujt tė mirėn?

[49:17] Ata sillen sikur po tė bėjnė njė tė mirė duke e pėrqafuar Nėnshtrimin! Thuaj, “Ju nuk po mė bėni mua asnjė tė mirė duke e pėrqafuar Nėnshtrimin. Zoti ėshtė Ai qė po ju bėn juve njė tė mirė shumė tė madhe duke ju udhėzuar nė besim, nėse jeni tė sinqertė.”

[49:18] Zoti i di tė gjitha tė fshehtat nė qiej dhe tokė; Zoti ėshtė Pamės i ēdo gjėje qė bėni.