Surja 5:  Banketi (El-Ma'ideh)

[5:0] Nė emėr tė Zotit, Mirėbėrėsit, tė Mėshirshmit

[5:1] O ju qė besoni, t’i pėrmbushni besėlidhjet tuaja. Tė lejuara pėr ju pėr ngrėnie janė bagėtitė, pėrveē atyre qė saktėsisht ndalohen kėtu. Tė mos lejoni gjuetinė gjatė shtegtimit Haxh. Zoti shpallė ēfarėdo qė Ai do.

[5:2] O ju qė besoni, mos i shkelni ritet e themeluara nga Zoti, as Muajt e Shenjtė, as kafshėt qė do flijohen, as qaforet e tyre shėnjuese, as njerėzit qė shkojnė kah Faltorja e Shenjtė (Qabja) duke kėrkuar bekime nga Zotėruesi i tyre dhe pėlqimin e Tij. Kur ta pėrfundoni shtegtimin, mund tė gjuani.* Mos u provokoni nė dhunė nga urrejtja e njerėzve qė dikur ju pengonin tė shkoni te Vendlutja e Shenjtė. Tė bashkėpunoni nė ēėshtje tė drejta dhe tė mbara; mos bashkėpunoni nė ēėshtjet qė janė mėkat dhe tė kėqija. T’ia keni dronė Zotit. Zoti ėshtė i rreptė nė ndėshkim.

*5:2 Gjuetia dhe prerja e bimėve janė tė ndaluara gjatė shtegtimit qė tė ruhen burimet natyrore. Pasi qė mijėra shtegtarė mblidhen nė Mekė, po tė ishte gjuetia e lejuar, vendi shumė shpejtė do tė zhvishej nga burimet e tij natyrore. Flijimet e kafshėve janė bėrė pjesė e shtegtimit pėr t’i furnizuar shtegtarėt qė mblidhen, si dhe pėr popullatėn e vendit, dhe pėr tė rimbushur ndonjė furnizim tė shterur. Shih 2:196.

Vetėm katėr mishra ndalohen: "Definimi i kafshėve qė ngordhin vetė”

[5:3] Tė ndaluara pėr ju janė kafshėt qė ngordhin vetė, gjaku, mishi i derrave,* dhe kafshėt e kushtuara pėr tjetėr pos Zotit. (Kafshėt qė ngordhin vetė pėrfshijnė) tė fururat, tė goditurat me njė objekt, tė rėnat nga lart, tė shpuarat nga njė bri, tė ngrėnat nga njė kafshė e egėr – nė mos e shpėtofshi kafshėn tuaj para se tė ngordhė – dhe kafshėt e flijuara nė altarė. Gjithashtu ėshtė e ndaluar ndarja e mishit nėpėrmjet ndonjė loje fati; kjo ėshtė e neveritshme. Sot, mosbesimtarėt humbėn shpresėn sa i pėrket (ērrėnjosjes sė) fesė tuaj. Mos ju frikėsoni atyre por frikėsomuni Mua. Sot, Unė e kam pėrkryer fenė tuaj, i kam pėrkryer bekimet e Mija mbi ju, dhe e kam shpallur Nėnshtrimin fe tuajėn. Nėse dikush detyrohet nga uria (tė hajė ushqim tė ndaluar), pa qenė qėllimisht mėkatues, atėherė Zoti ėshtė Falės, i Mėshirshėm.

*5:3 “Mishi” i derrit ėshtė i ndaluar jo “dhjami”. Ēfarėdo qė nuk ėshtė saktėsisht e ndaluar nė Kuran duhet tė konsiderohet e ligjshme. Shih: 6:145-146.

[5:4] Konsultohen me ty pėr ēka ėshtė e ligjshme pėr ta; thuaj, “Tė ligjshme pėr ju janė tė gjitha gjėrat e mira, duke pėrfshirė ēka qentė dhe skifterėt e stėrvitur zėnė pėr ju.” I stėrvitni sipas mėsimeve tė Zotit. Mund tė hani ēka zėnė pėr ju, dhe pėrmendnie emrin e Zotit mbi to. T’ia keni dronė Zotit. Zoti ėshtė mė i shkathėti nė llogaritje.

[5:5] Sot, i gjithė ushqimi i mirė ėshtė bėrė i ligjshėm pėr ju. Ushqimi i njerėzve tė shkrimit ėshtė i ligjshėm pėr ju, dhe ushqimi juaj ėshtė i ligjshėm pėr ta. Gjithashtu, mund tė martoheni me gratė e dėlira mes besimtareve, si dhe gratė e dėlira mes ndjekėsve tė shkrimit paraprak, me kusht qė t’ua paguani pajėn e duhur. Tė mbani dėlirėsinė, e jo marrėdhėnie jashtėmartesore, as dashnore sekrete. Kushdo qė refuzon besimin, e gjithė puna e tij do tė jetė e kotė, dhe nė Pėrjetėsi ai do tė jetė me dėshtakėt.

Avdesi

[5:6] O ju qė besoni, kur t’i zbatoni Lutjet e Kontaktit (Salat), t’i: (1) lani fytyrat tuaja, (2) lani duart tuaja deri nė bėrryla, (3) fėrkoni kokat tuaja, dhe (4) lani kėmbėt tuaja deri nė zogj. Nėse ishit tė papastėr nga orgazma seksuale, tė laheni. Nėse jeni tė sėmurė, ose duke udhėtuar, ose patėt jashtėqitje (urinore, fekale, ose gaz), ose patėt kontakt (seksual) me gratė, dhe nuk mund tė gjeni ujė, tė zbatoni avdesin e thatė (Tejemum) duke prekur dhe tė pastėr tė thatė, dhe pastaj duke fėrkuar fytyrat dhe duart. Zoti nuk dėshiron ta bėjė fenė tė vėshtirė pėr ju. Ai dėshiron t’ju pastrojė dhe tė pėrkryej bekimet e Tij mbi ju, qė tė mund tė jeni mirėnjohės.

[5:7] Pėrkujtoni bekimet e Zotit mbi ju, dhe besėlidhjen e Tij qė e lidhi me ju: ju thatė, “Dėgjojmė dhe bindemi.” T’ia keni dronė Zotit; Zoti ėshtė tėrėsisht i vetėdijshėm pėr mendimet mė tė thella.

Tė mos dėshmoni rrejshėm

[5:8] O ju qė besoni, tė jeni absolutisht tė drejtė, dhe t’ia keni dronė Zotit, kur shėrbeni si dėshmitarė. Mos u nxitni nga konfliktet tuaja me disa njerėz e tė kryeni padrejtėsi. Tė jeni absolutisht tė paanshėm, se ėshtė mė e drejtė. T’ia keni dronė Zotit. Zoti ėshtė Njohės i tėrėsishėm i ēdo gjėje qė bėni.

[5:9] Zoti iu premton atyre qė besojnė dhe ēojnė jetė tė drejtė falje dhe shpėrblim shumė tė madh.

[5:10] Sa pėr ata qė nuk besojnė dhe refuzojnė shpalljet tona, ata janė banuesit e Ferrit.

Zoti i mbron besimtarėt

[5:11] O ju qė besoni, pėrkujtoni bekimet e Zotit mbi ju; kur disa njerėz i zgjatėn duart e tyre pėr t’ju sulmuar, Ai ju mbrojti dhe ua mbajti duart atyre. T’ia keni dronė Zotit; nė Zotin besimtarėt tė kenė besim.

Kushtet pėr tė qėndruar brenda mbrojtjes sė Zotit*

[5:12] Zoti mori besėn nga Fėmijėt e Izraelit, dhe ne ngritėm mes tyre dymbėdhjetė patriarkė. Dhe Zoti tha, “Unė jam me ju, pėrderisa i zbatoni Lutjet e Kontaktit (Salat), jepni bamirėsinė e obligueshme (Zeqat), dhe besoni nė tė dėrguarit e Mi dhe i respektoni, dhe vazhdoni t’i jepni Zotit hua tė drejtėsisė. Kushdo qė nuk beson pas kėsaj, ka humbur nga rruga e drejtė vėrtetė.”

*5:12 Nėse ti i pėrmbush kushtet e pohuara nė kėtė strofė, Zoti do ta bėjė me dije se Ai ėshtė me ty; nuk do tė kesh asnjė dyshim pėr kėtė. Mes shenjave tė Zotit janė tė spikatura shenjat matematikore pėr ata qė e kuptojnė mrekullinė e Kuranit (Shtojca Njė).

Pasojat e shkeljes sė besėlidhjes sė Zotit

[5:13] Ishte si pasojė e shkeljes sė tyre tė besėlidhjes qė i mallkuam ata, dhe ne i bėmė zemrat e tyre tė bėhen tė ngurtėsuara. Si pasojė, ata i morėn fjalėt jashtė kontekstit dhe shpėrfillėn disa prej urdhrave qė u ishin dhėnė. Ti do tė vazhdosh tė jesh dėshmitar i tradhtisė nga ta, pėrveē njė pakice tė tyre. T’i falėsh, dhe tė mos i pėrfillėsh. Zoti i do ata qė janė mirėdashės.

Tė krishterėt gjithashtu duhet t’i binden tė dėrguarit tė Zotit

[5:14] Gjithashtu, prej atyre qė thanė, “Ne jemi tė Krishterė,” ne morėm besėn. Por ata i shpėrfillėn disa nga urdhrat qė u ishin dhėnė. Si pasojė, i mallkuam nė armiqėsi dhe urrejtje nė mes vete, deri nė Ditėn e Ringjalljes. Zoti pastaj do i njoftojė pėr tė gjitha qė kishin bėrė.

Kurani: Lajmi i Zotit pėr jahuditė dhe tė krishterėt

[5:15] O njerėz tė shkrimit, i dėrguari ynė ka ardhur te ju qė tė shpallė pėr ju shumė gjėra qė i keni fshehur nė shkrim, dhe t’ju falė shumė shkelje tė tjera qė i keni kryer. Ka ardhur njė fener te ju prej Zotit, dhe njė shkrim i qartė.

[5:16] Me tė, Zoti udhėzon ata qė kėrkojnė pėlqimin e Tij. I udhėzon nė rrugėt e paqes, i ēon nga errėsira nė dritė me lejen e Tij, dhe i udhėzon nė rrugė tė drejtė.

Blasfemi e tepėrt

[5:17] Pagan janė ata qė thonė se Zoti ėshtė Mesia, i biri i Marisė. Thuaj, “Kush do tė mund ta kundėrshtonte Zotin sikur Ai tė dėshironte ta asgjėsonte Mesinė, tė birin e Marisė, dhe nėnėn e tij, dhe tė gjithė nė tokė?” I Zotit ėshtė sovraniteti i qiejve dhe tokės, dhe ēdo gjė nė mes tyre. Ai krijon ēfarėdo qė do Ai. Zoti ėshtė i Gjithėfuqishėm.

I Dėrguari i Zotit pėr Jahuditė, tė Krishterėt dhe Myslimanėt

[5:18] Jahuditė dhe tė Krishterėt thanė, “Ne jemi fėmijėt e Zotit dhe tė dashurit e Tij.” Thuaj, “Pse atėherė Ai ju ndėshkon pėr mėkatet tuaja? Ju jeni vetėm njerėz si njerėzit e tjerė qė i krijoi Ai.” Ai e falė kė do Ai dhe e ndėshkon kė vendos Ai. I Zotit ėshtė sovraniteti i qiejve dhe tokės, dhe ēdo gjė nė mes tyre, dhe te Ai ėshtė fati pėrfundimtar.

I Dėrguari i Zotit i Besėlidhjes

[5:19] O njerėz tė shkrimit, i dėrguari ynė ka ardhur te ju, pėr tė shpjeguar gjėrat pėr ju, pas njė periudhe kohore pa tė dėrguarė, qė tė mos thoni, “Nuk na erdhi ndonjė predikues ose paralajmėrues.” Njė predikues dhe paralajmėrues tash ka ardhur te ju. Zoti ėshtė i Gjithėfuqishėm.*

*5:19 Kjo strofė raporton pėrmbushjen e profecisė biblike dhe Kuranore nė lidhje me ardhjen e tė Dėrguarit tė Zotit tė Besėlidhjes (Malakia 3:1, Kurani 3:81). Emri i kėtij tė dėrguari ėshtė matematikisht i koduar nė Kuran si “Rashad Khalifa.” Kjo strofė shumė e veēantė siguron paraqitjen e provave tė posaēme. Duke mbledhur vlerėn germore tė “Rashad” (505), plus vlerėn e “Khalifa” (725), plus numrin e sures (5), plus numrin e strofės (19), marrim shumėn 505+725+5+19=1254, ose 19x66. Nėntėmbėdhjeta ėshtė plotpjesėtuesi i pėrbashkėt i Kuranit, i cili u shpall nėpėrmjet Rashad Khalifės. Prova mė tė shumta dhe detajet janė nė Shtojcėn Dy.

[5:20] Kujtohu qė Moisiu u tha njerėzve tė tij, “O njerėzit e mi, pėrkujtoni bekimet e Zotit mbi ju: Ai caktoi profetė nga mesi juaj, ju bėri mbretėr, dhe ju dhuroi ēka nuk i ka dhuruar asnjė populli tjetėr.

Zoti i jep Tokėn e Shenjtė Izraelit

[5:21] "O njerėzit e mi, hyni nė tokėn e shenjtė qė Zoti e ka shpallur pėr ju, dhe mos kundėrshtoni, se bėheni humbės.”

[5:22] Ata thanė, “O Moisi, nė tė ka njerėz tė fuqishėm, dhe nuk do tė hymė nė tė, nė mos dalshin. Nėse ata dalin, ne hyjmė.”

[5:23] Dy burra qė ishin tė urtė dhe tė bekuar nga Zoti thanė, “Thjeshtė hyni te porta. Nėse hyni nė tė, padyshim do tė jeni fitimtarė. Duhet tė keni besim nė Zotin, nėse jeni besimtarė.”

Pėrkundėr tė gjitha mrekullive qė panė

[5:24] Thanė, “O Moisi, nuk do tė hymė nė tė, sa tė jenė ata aty. Prandaj, shko – ti dhe Zotėruesi yt – dhe luftoni. Ne po rrimė kėtu.”

[5:25] Ai tha, “Zotėruesi im, unė mund ta komandoj vetėm veten dhe vėllanė tim. Pra, na lejo tė ndahemi prej njerėzve shpirtligj.”

[5:26] Ai tha, “Tash e tutje, ėshtė e ndaluar pėr ta pėr dyzet vjet, gjatė tė cilave ata do tė enden nėpėr tokė. Mos u pikėllo pėr njerėz tė tillė shpirtligj.”

Vrasja e parė*

[5:27] Recitoju atyre historinė e vėrtetė tė dy bijve tė Ademit. Secili prej tyre bėri flijim, dhe u pranua nga njėri prej tyre, por jo nga tjetri. Ai tha, “Unė do tė vras ty.” Ai tha, “Zoti pranon vetėm prej tė drejtėve. 

*5:27-31 Emrat e dy bijve tė pėrfshirė nė vrasje e parė nuk janė tė rėndėsishėm. Por ata jepen nė Bibėl si Abeli dhe Kaini (Zanafilla 4:2-9).

[5:28] "Nėse ti e zgjatė dorėn tėnde pėr tė mė vrarė mua, unė nuk po e zgjas dorėn time pėr tė tė vrarė ty. Se ia kam dronė Zotit, Zotėruesit tė gjithėsisė.

[5:29] "Unė dua qė ti, e jo unė, tė bartėsh mėkatin tim dhe mėkatin tėnd, pastaj ti do tė pėrfundosh me banuesit e Ferrit. E tillė ėshtė paga pėr shkelėsit.”

[5:30] Egoja e tij e shtyu nė vrasjen e vėllait tė vet. E vrau, dhe pėrfundoi me dėshtakėt.

[5:31] Zoti pastaj dėrgoi njė korb qė ta gėrricė dheun, pėr ta mėsuar atė si ta varrosė kufomėn e vėllait. Ai tha, “Mjerė unė; nuk arrita tė jem aq inteligjent sa ky korb, dhe ta mbuloj kufomėn e vėllait tim.” E brejti ndėrgjegjja.

Sa e keqe vrasja

[5:32] Pėr kėtė arsye, ne shpallėm pėr Fėmijėt e Izraelit qė kushdo qė vret ndonjė njeri qė nuk ka kryer vrasje ose krime tė tmerrshme, tė jetė sikur tė ketė vrarė tė gjithė njerėzit. Dhe kushdo qė kursen njė jetė, tė jetė sikur tė ketė kursyer jetėt e tė gjithė njerėzve. Tė dėrguarit tanė shkuan te ta me prova tė qarta dhe shpallje, por shumica e tyre, pas gjithė kėsaj, prapėseprapė janė duke shkelur.

Dėnimi me vdekje: Kur ėshtė i arsyeshėm?

[5:33] Ndėshkimi i drejtė pėr ata qė luftojnė Zotin dhe tė dėrguarin e Tij, dhe kryejnė krime tė tmerrshme, ėshtė tė vriten, ose tė kryqėzohen, ose tu priten duart dhe kėmbėt nė anė tė kundėrta, ose tė dėbohen nga vendi. Kjo ėshtė pėr t’i poshtėruar nė kėtė jetė, e pastaj vuajnė ndėshkim shumė mė tė rėndė nė Pėrjetėsi.

[5:34] Me pėrjashtim tė atyre qė pendohen para se t’i zaptoni. Duhet ta dini se Zoti ėshtė Falės, i Mėshirshmi.

[5:35] O ju qė besoni, t’ia keni dronė Zotit dhe tė kėrkoni rrugė pėr te Ai, dhe tė pėrpiqeni pėr Atė, qė t’ia dilni.

Ēmimi i mosbesimit

[5:36] Padyshim, ata qė nuk besojnė, po tė kishin gjithēka nė tokė, madje dy herė mė shumė, dhe ta ofronin si haraē pėr t’i kursyer nga ndėshkimi nė Ditėn e Ringjalljes, nuk do tė pranohej prej tyre; kanė vetėshkaktuar ndėshkim qė dhemb.

[5:37] Do tė duan tė dalin nga Ferri, por jo, nuk mund tė dalin kurrė nga aty; ndėshkohen pėrgjithmonė.

Drejtėsia Kuranore mbėshtetet me provė matematikore

[5:38] Vjedhėsit dhe vjedhėses, t’ua shėnoni duart* si ndėshkim pėr krimin e tyre, dhe pėr tė shėrbyer si shembull nga Zoti. Zoti ėshtė i Plotfuqishėm, Mė i Menēuri.

*5:38 Zakoni i cungimit tė dorės sė vjedhėsit, siē ėshtė shpallur nga Myslimanėt e rrejshėm, ėshtė zakon djallėzor pa baza Kuranore. Pėr shkak tė rėndėsisė sė veēantė tė kėtij shembulli, Zoti ka dhėnė provė materiale nė mbėshtetje tė shėnimit tė dorės sė vjedhėsit, nė vend tė cungimit tė saj. Strofa 12:31 pėrmend gratė qė e admiruan aq shumė Jozefin sa qė “prenė” duart e tyre. Ėshtė evidente se ato nuk i “cunguan” duart e tyre; askush nuk mundet. Shuma e numrave tė sures dhe strofės ėshtė e njėjtė si pėr 5:38 ashtu edhe pėr 12:31, pra, 43. Ėshtė gjithashtu vullneti dhe mėshira e Zotit qė kjo lidhje matematikore pėrputhet me kodin Kuranor tė bazuar nė 19. Nėntėmbėdhjetė strofa pas 12:31 e gjejmė fjalėn e njėjtė (12:50).

[5:39] Nėse dikush pendohet pas kryerjes sė kėtij krimi, dhe pėrmirėsohet, Zoti e shpengon atė. Zoti ėshtė Falės, i Mėshirshmi.

[5:40] A nuk e dini se Zoti posedon sovranitetin e qiejve dhe tokės? Ai ndėshkon kėdo qė vendos Ai, dhe falė kė do Ai. Zoti ėshtė i Gjithėfuqishėm.

[5:41] O ti i dėrguar, mos u dėshpėro nga ata qė nxitojnė tė mos besojnė mes atyre qė thonė, “Ne besojmė,” me gojėt e tyre, pėrderisa zemrat e tyre nuk besojnė. Mes Jahudive, disa i dėgjojnė rrenat. Ata i dėgjojnė njerėzit qė nuk u takuan me ty, dhe qė i shtrembėruan fjalėt jashtė kontekstit, pastaj thanė, “Nėse ju jepet kjo, pranonie, por nėse ju jepet ndonjė gjė ndryshe, ruheni.” Kėdo qė Zoti do qė ta devijojė, nuk mund tė bėsh asgjė pėr ta ndihmuar kundėr Zotit. Zoti nuk dėshiron t’i pastrojė zemrat e tyre. Ata kanė vetėshkaktuar poshtėrim nė kėtė botė, dhe nė Pėrjetėsi do tė vuajnė njė ndėshkim tė tmerrshėm.

[5:42] Ata janė pėrkrahės tė rrenave, dhe ngrėnės tė pėrfitimeve tė paligjshme. Nėse vinė te ti pėr tė gjykuar mes tyre, mund tė gjykosh mes tyre, ose mund tė mos i pėrfillėsh. Nėse zgjedh tė mos i pėrfillėsh, nuk mund tė tė dėmtojnė aspak. Por nėse gjykon mes tyre, tė gjykosh me barazi. Zoti i do ata qė janė tė drejtė.

[5:43] Pse tė pyesin ata tė gjykosh mes tyre, kur ata e kanė Torahn, qė pėrmban ligjin e Zotit, dhe ata zgjedhin ta shpėrfillin? Nuk janė besimtarė.

Nderimi i shkrimeve paraprake

[5:44] Ne e kemi zbritur Torahn,* qė pėrmban udhėzim dhe dritė. Sundues nė pėrputhje me tė ishin profetėt Jahudi, si dhe rabinėt dhe priftėrinjtė, siē u ėshtė diktuar nė shkrimin e Zotit, dhe siē ishin dėshmitarė tė saj. Prandaj, mos iu frikėsoni qenieve njerėzore, por tė mė frikėsoheni Mua. Dhe mos i shkėmbeni shpalljet e Mia pėr njė ēmim tė vogėl. Ata qė sundojnė jo nė pėrputhje me shpalljet e Zotit janė mosbesimtarėt.

5:44 Torah ėshtė grumbulli i tė gjitha shkrimeve tė shpallura nėpėrmjet tė gjithė profetėve tė Izraelit para Jezu Krishtit, e qė ėshtė Testamenti i Vjetėr. Askund nė Kuran nuk e gjejmė se Torah i ėshtė dhėnė Moisiut.

Ligj me barazi

[5:45] Dhe shpallėm pėr ta nė tė qė: jeta pėr jetėn, syri pėr syrin, hunda pėr hundėn, veshi pėr veshin, dhėmbi pėr dhėmbin, dhe njė lėndim i barabartė pėr lėndimin. Nėse dikush falė ēka ia kanė hak, si bamirėsi, do tė jetė larėse e mėkateve tė tij. Ata qė nuk sundojnė nė pėrputhje me shpalljet e Zotit janė tė padrejtit.

Ungjilli i Jezusit: Udhėzim dhe dritė

[5:46] Nė vazhdim pas tyre, dėrguam Jezusin, tė birin e Marisė, duke konfirmuar shkrimin paraprak, Torahn. I dhamė Ungjillin, qė pėrmban udhėzim dhe dritė, dhe konfirmon shkrimet paraprake, Torahn, dhe shton udhėzimin dhe dritėn e saj, dhe qė tė ndriēojė tė drejtit.

[5:47] Njerėzit e Ungjillit le tė sundojnė nė pėrputhje me shpalljet e Zotit nė tė. Ata qė nuk sundojnė nė pėrputhje me shpalljet e Zotit janė shpirtligjtė.

Kurani: Shkrimi pėrfundimtar

[5:48] Pastaj ta shpallėm ty kėtė shkrim, me tė vėrtetėn, qė konfirmon shkrimet paraprake, duke i mbizotėruar ato. Tė sundosh mes tyre nė pėrputhje me shpalljet e Zotit, dhe mos shko sipas dėshirave tė tyre nėse dallojnė nga e vėrteta qė tė erdh ty. Pėr secilin prej jush, ne kemi shpallur ligje dhe rite tė ndryshme. Po tė donte Zoti, Ai do t’ju bėnte tė ishit njė asamble. Por Ai kėshtu ju vė nė test nėpėrmjet shpalljeve qė Ai i ka dhėnė secilit prej jush. Tė garoni nė drejtėsi. Te Zoti ėshtė fati pėrfundimtar i tė gjithė juve. Pastaj Ai do t’ju informojė pėr tė gjitha gjėrat qė ishit grindur.

[5:49] Tė sundosh mes tyre nė pėrputhje me shpalljet e Zotit te ti. Mos shko pas dėshirave tė tyre, dhe ruaju qė tė mos shmangin ty prej disa prej shpalljeve tė Zotit te ti. Nėse ata refuzojnė, atėherė dije se Zoti dėshiron t’i ndėshkojė pėr disa prej mėkateve tė tyre. Vėrtetė, shumė njerėz janė shpirtligj.

[5:50] A janė ligjet e ditėve tė paditurisė qė ata kėrkojnė pėr t’iu pėrmbajtur? Ligji i kujt ėshtė mė i mirė se i Zotit pėr ata qė kanė arritur tė jenė tė sigurt?

Jahudi dhe tė Krishterė tė caktuar s’mund tė jenė shokė*

[5:51] O ju qė besoni, mos i bėni aleat Jahuditė dhe tė Krishterėt e caktuar; kėta janė aleat tė njėri tjetrit. Ata mes jush qė iu bashkohen kėtyre pėrkasin me ta. Zoti nuk i udhėzon shkelėsit.

*5:51 Marrėdhėniet me njerėz tjerė rregullohen me rregullėn themelore nė 5:57 & 60:8-9. Jahuditė dhe tė Krishterėt qė nuk mund tė jenė shokė pėrmenden nė veēanti nė 5:57; ata janė ata qė i pėrqeshin dhe tallin besimtarėt, ose i sulmojnė.

[5:52] Do i shihni ata qė ushqejnė dyshime nė zemrat e tyre duke nxituar t’iu bashkohen atyre, duke thėnė, “Kemi frikė se mos po mundemi.” Zoti mund tė sjellė fitore, ose urdhėr prej Tij, qė i bėn ata pishman pėr mendimet e tyre tė fshehta.

[5:53] Besimtarėt pastaj do tė thonė, “A janė kėta tė njėjtit njerėz qė solemnisht u betuan nė Zotin se ishin me ju?” Punėt e tyre janė asgjėsuar, ata janė humbėsit.

[5:54] O ju qė besoni, nėse ia ktheni shpinėn fesė suaj, atėherė Zoti do t’ju zėvendėsoj me njerėz qė Ai i do dhe qė e duan. Ata do tė jenė tė dashur me besimtarėt, tė ashpėr me mosbesimtarėt, dhe do tė pėrpiqen pėr Zotin pa frikė nga ndonjė fajėsim. I tillė ėshtė bekimi i Zotit. Ai dhuron mbi kėdo qė Ai do. Zoti ėshtė Bujar, i Gjithėdijshėm.

[5:55] Aleatėt tuaj tė vėrtetė janė Zoti dhe i dėrguari i Tij, dhe besimtarėt qė i zbatojnė Lutjet e Kontaktit (Salat), dhe japin bamirėsinė e obligueshme (Zeqat), dhe pėrkulen.

[5:56] Ata qė i bashkohen Zotit dhe tė dėrguarit tė Tij, dhe atyre qė besojnė, i pėrkasin palės sė Zotit; patjetėr, ata janė fituesit.

Cilėt Jahudi dhe tė Krishterė

[5:57] O ju qė besoni, mos i zini shokė ata mes pranuesve tė shkrimit paraprak qė pėrqeshin dhe tallin fenė tuaj, as tė mos i zini shokė mosbesimtarėt. T’ia keni dronė Zotit, nėse jeni vėrtetė besimtarė.

Pranuesit e shkrimeve shkelin

[5:58] Kur bėni thirrjen pėr Lutje tė Kontaktit (Salat), ata e pėrqeshin dhe e tallin. Kjo ėshtė pėr shkak se ata janė njerėz qė nuk kuptojnė.

[5:59] Thuaj, “O njerėz tė shkrimit, a nuk na urreni sepse besojmė nė Zotin, dhe nė ēka na ėshtė shpallur, dhe nė ēka ėshtė shpallur para nesh, dhe sepse shumica e juve nuk jeni tė drejtė?”

[5:60] Thuaj, “Mė lejoni t’ju tregoj kush janė mė tė kėqij para Zotit: ata qė mallkohen nga Zoti pas vetėshkaktimit tė zemėrimit tė Tij derisa Ai i bėri (tė pėrbuzur aq sa) majmunėt dhe derrat, dhe adhuruesit e idhujve. Kėta janė shumė mė tė kėqij, dhe shumė mė larg nga rruga e drejtė.”

[5:61] Kur ata vijnė te ti, thonė, “Ne besojmė,” edhe pse ata ishin plot me mosbesim kur hynė, dhe janė plot me mosbesim kur dalin. Zoti ėshtė tėrėsisht i vetėdijshėm pėr tė gjitha gjėrat qė i fshehin.

[5:62] I sheh shumė prej tyre duke kryer tė kėqija dhe shkelje me gatishmėri, dhe duke ngrėnė nga pėrfitimet e paligjshme. E trishtueshme vėrtetė ėshtė ēka ata bėjnė.

[5:63] Vetėm sikur rabinėt dhe priftėrinjtė t’i ndalnin prej shprehjeve tė tyre mėkatuese dhe pėrfitimeve tė paligjshme! E trishtueshme vėrtetė ėshtė ēka ata kryejnė.

Blasfemojnė kundėr Zotit

[5:64] Jahuditė madje thanė, “Zoti ėshtė dorėshtrėnguar!” Janė duart e tyre qė janė tė shtrėnguara. Ata janė tė mallkuar pėr shprehjen e njė blasfemie tė tillė. Jo, duart e Tij janė tė hapura, duke furnizuar si do Ai. Padyshim, shpalljet e Zotėruesit tėnd te ti do i bėjnė shumė prej tyre tė futen mė thellė nė shkelje dhe mosbesim. Si pasojė, i kemi parashtruar nė armiqėsi dhe urrejtje mes tyre deri nė Ditėn e Ringjalljes. Sa herė qė i ndezin flakėt e luftės, Zoti i shuan ato. Ata enden nėpėr tokė keq, dhe Zotit nuk i pėlqejnė keqbėrėsit.

Shpėtim pėr Jahuditė dhe tė Krishterėt

[5:65] Vetėm sikur njerėzit e shkrimit tė besonin dhe tė ēonin jetė tė drejtė, atėherė ne do t’ua largojmė mėkatet e tyre, dhe t’i pranojmė nė kopshte me hare.

Ata duhet tė besojnė nė kėtė Kuran

[5:66] Vetėm sikur t’i pėrmbaheshin Torahs dhe Ungjillit, dhe ēka u ėshtė zbritur kėtu prej Zotėruesit tė tyre, do tu derdheshin bekime nga sipėr dhe nga poshtė kėmbėve tė tyre. Disa prej tyre janė tė drejtė, por shumė prej tyre janė keqbėrės.

I dėrguari duhet tė japė lajmet

[5:67] O ti i dėrguar, komunikoje ēka tė ėshtė shpallur ty nga Zotėruesi yt – deri sa ta bėsh, nuk e ke komunikuar lajmin e Tij – dhe Zoti do tė mbrojė prej njerėzve. Zoti nuk i udhėzon njerėzit mosbesimtarė.

[5:68] Thuaj, "O njerėz tė shkrimit, nuk jeni tė bazuar nė asgjė pa iu pėrmbajtur Torahs, dhe Ungjillit, dhe ēka u ėshtė zbritur juve kėtu prej Zotėruesit tuaj.” Padyshim, kėto shpallje prej Zotėruesit tėnd do i bėjnė shumė prej tyre tė futen mė thellė nė shkelje dhe mosbesim. Prandaj, mos tė tė vijė keq pėr njerėzit mosbesimtarė.

Kushtet minimale pėr shpėtim

[5:69] Padyshim, ata qė besojnė, ata qė janė Jahudi, tė konvertuarit, dhe tė Krishterėt; cilido prej tyre qė (1) beson nė Zotin dhe (2) beson nė Ditėn e Fundit, dhe (3) ēon jetė tė drejtė, nuk ka pse tė frikėsohet, as nuk do brengoset.

[5:70] Kemi marrė besėn prej Fėmijėve tė Izraelit, dhe u kemi dėrguar tė dėrguarė. Sa herė qė ndonjė i dėrguar u shkonte atyre me ndonjė gjė qė nuk u pėlqente, disa prej tyre i refuzonin, dhe disa prej tyre i vritnin.

[5:71] Ata menduan se nuk do tė testoheshin, kėshtu qė u bėnė tė verbėr dhe tė shurdhėr, pastaj Zoti i shpengoi, por pastaj shumė prej tyre u bėnė tė verbėr dhe tė shurdhėr pėrsėri. Zoti ėshtė Pamės i ēdo gjėje qė bėjnė.

Krishterimi i sotshėm jo feja e Jezusit*

[5:72] Pagan vėrtetė janė ata qė thonė se Zot ėshtė Mesia, i biri i Marisė. Mesia vetė tha, “O Fėmijė tė Izraelit, ta adhuroni Zotin; Zotėruesin tim* dhe Zotėruesin tuaj.” Kushdo qė ngritė ndonjė idhull pėrkrah Zotit, Zoti ia ka ndaluar Parajsėn, dhe fat i tij ėshtė Ferri. Shpirtligjtė nuk kanė asnjė ndihmues.

*5:72-76 Nė librin e Gjonit 20:17, shohim se Jezusi i mėsonte se ai as nuk ishte Zoti, as i biri i Zotit. Shumė teolog kanė ardhur nė pėrfundim, pas hulumtimeve me kujdes, se Krishterimi i sotshėm nuk ėshtė Krishterimi i njėjtė me atė qė Jezusi ua mėsonte. Dy libra tė shquar pėr kėtė temė janė “The Myth of God Incarnate” (Miti i Zotit tė Mishėruar) (The Westminister Press, Philadelphia, 1977) dhe “The Mythmaker” (Mit-bėrėsi) (Harper & Row, New York, 1986). Nė kopertinėn e parė tė “Mit-bėrėsit” lexojmė pohimin nė vijim: “...Hyam Maccoby paraqet argumente tė reja qė mbėshtesin pikėpamjen se Pali, e jo Jezusi, ishte themeluesi i Krishterimit....ishte vetė Pali ai qė krijoi njė fe tė re nėpėrmjet vizionit tė tij pėr Jezusin si Shpėtues hyjnor qė vdiq pėr ta shpėtuar njerėzimin.”

[5:73] Paganė vėrtet janė ata qė thonė se Zoti ėshtė i treti i trinisė. Nuk ka zot pėrveē njė zoti. Nė mos u ndalshin sė thėni kėtė, ata qė nuk besojnė mes tyre do tė pėsojnė ndėshkim qė dhemb.

[5:74] A nuk do tė pendohen dhe tė kėrkojnė faljen e Zotit? Zoti ėshtė Falės, i Mėshirshmi.

[5:75] Mesia, i biri i Marisė, nuk ėshtė asgjė mė shumė se i dėrguar si tė dėrguarit para tij, dhe nėna e tij ishte shenjtėreshė. Tė dy ata dikur hanin ushqim. Vėreni se si i shpjegojmė shpalljet pėr ta, dhe vėreni se si ata prapėseprapė devijojnė!

[5:76] Thuaj, “A do tė adhuronit pėrkrah Zotit idhuj tė pafuqi qė as nuk mund t‘ju dėmtojnė, as t‘ju sjellin dobi? Zoti ėshtė Dėgjues, i Gjithėdijshėm.”

Zgjedhi shokėt me kujdes

[5:77] Thuaj, “O njerėz tė shkrimit, mos i tejkaloni kufijtė e fesė suaj pėrtej sė vėrtetės, dhe mos i ndiqni mendimet e njerėzve qė janė tė humbur, dhe kanė ēorientuar mori njerėzish; ata janė tė humbur larg nga rruga e drejtė.”

[5:78] Tė mallkuar janė ata qė nuk besuan mes Fėmijėve tė Izraelit, nga gjuha e Davidit dhe e Jezusit, tė birit tė Marisė. Kjo ėshtė pėr shkak se ata nuk dėgjuan, dhe shkelėn.

Plogėshtia dėnohet

[5:79] Ata nuk e ndalnin njėri tjetrin nga kryerja e tė kėqijave. Vėrtetė e trishtueshme ėshtė ēka ata bėnė.

[5:80] Do i shihnit shumė prej tyre duke e bashkuar veten me ata qė nuk besojnė. Vėrtetė tė trishtueshme janė veprat e tyre tė kryera nga vetė ata. Zoti ėshtė i zemėruar me ta dhe, si pasojė, ata do tė qėndrojnė pėrgjithmonė nė ndėshkim.

[5:81] Po tė besonin nė Zotin, dhe profetin, dhe nė ēka i ėshtė shpallur atij kėtu, nuk do tė ishin shoqėruar me ta. Por shumė prej tyre janė tė kėqij.

Fakt

[5:82] Do tė gjesh se armiqtė mė tė kėqij tė besimtarėve janė Jahuditė dhe adhuruesit e idhujve. Dhe do tė gjesh se njerėzit mė tė afėrt nė shoqėri me besimtarėt janė ata qė thonė, “Ne jemi tė Krishterė.” Kjo ėshtė pėr shkak se ata kanė priftėrinj dhe murgj mes tyre, dhe nuk janė mendjemėdhenj.

[5:83] Kur dėgjojnė ēka i ėshtė shpallur tė dėrguarit, i sheh sytė e tyre tė vėrshuar me lot pėrderisa e njohin tė vėrtetėn aty, dhe thonė, “Zotėruesi ynė, kemi besuar, pra llogaritna mes dėshmitarėve.

[5:84] “Pse tė mos besojmė nė Zotin, dhe nė tė vėrtetėn qė na ka ardhur, dhe tė shpresojmė qė Zotėruesi ynė tė na pranojė me njerėzit e drejtė?”

[5:85] Zoti i ka shpėrblyer se e thanė kėtė; Ai do i pranojė nė kopshte me prroje qė rrjedhin. Qėndrojnė aty pėrgjithmonė. I tillė ėshtė shpėrblimi pėr tė drejtit.

[5:86] Sa pėr ata qė nuk besojnė dhe i refuzojnė shpalljet tona, ata janė banuesit e Ferrit.

Mos ddaloni gjėra tė lejuara

[5:87] O ju qė besoni, mos i ndaloni gjėrat e mira qė janė bėrė tė lejuara nga Zoti, dhe mos jini agresiv; Zotit nuk i pėlqejnė agresorėt.

[5:88] Dhe hani prej gjėrave tė mira dhe tė lejuara qė Zoti ka furnizuar pėr ju. T’ia keni dronė Zotit, nė tė cilin besoni.

Mos e pėrmendni emrin e Zotit sė koti

[5:89] Zoti nuk ju mbanė pėrgjegjės pėr tė shprehurit e jashtėm tė betimeve; Ai ju mbanė pėrgjegjės pėr qėllimet tuaja tė vėrteta. Nėse e shkelni njė betim, ta lani fajin duke ushqyer dhjetė njerėz tė varfėr nga ushqimi i njėjtė qė i ofroni familjes tuaj, ose duke i veshur, ose duke liruar njė skllav. Nėse nuk keni mundėsi, atėherė tė agjėroni tre ditė. Kjo ėshtė larja e fajit pėr shkeljen e betimeve qė jeni betuar t’i mbani. T’i pėrmbushni betimet tuaja. Zoti kėshtu u shpjegon juve shpalljet e tij, qė tė mund tė jeni mirėnjohės.

Dehėsit dhe bixhozi ndalohen

[5:90] O ju qė besoni, dehėsit, dhe bixhozi, dhe altarėt e idhujve, dhe lojėrat e fatit janė fyerje tė prodhuara nga djalli; t’ju shmangeni atyre, qė t’ia dilni.

[5:91] Djalli dėshiron tė nxisė armiqėsi dhe urrejtje mes jush nėpėrmjet dehėsve dhe bixhozit, dhe t’ju heqė mendjen larg prej pėrkujtimit tė Zotit, dhe prej zbatimit tė Lutjeve tė Kontaktit (Salat). A do e ndėrprisni?

[5:92] T’i bindeni Zotit, dhe t’i bindeni tė dėrguarit, dhe ruajuni. Nėse refuzoni, atėherė dijeni se detyra e vetme e tė dėrguarit tonė ėshtė tė japė lajmin me efikasitet.

[5:93] Ata qė besojnė dhe ēojnė jetė tė drejtė nuk kanė faj pėr ngrėnien e ushqimit, pėrderisa i zbatojnė urdhrat, besojnė dhe ēojnė jetė tė drejtė, pastaj mbajnė devotshmėrinė dhe besimin, dhe vazhdojnė tė jenė tė devotshėm dhe tė drejtė. Zoti i do tė drejtit.

Ruajtja e kafshėve tė egra

[5:94] O ju qė besoni, Zoti do t’ju testojė me ca gjah tė arritshėm pėr duart dhe shigjetat tuaja (gjatė shtegtimit tuaj). Zoti kėshtu i dallon ata mes jush qė ia kanė dronė Atij kur janė vetė. Ata qė shkelin pas kėsaj kanė vetėshkaktuar njė ndėshkim qė dhemb.

[5:95] O ju qė besoni, mos vrisni gjah gjatė shtegtimit tuaj. Kushdo qė vret gjah me qėllim, gjoba e tij tė jetė njė numėr i kafshėve shtėpiake i barabartė me kafshėt e gjahut qė vrau. Gjykimi tė vendoset nga dy njerėz tė drejtė mes jush. Ata duhet tė sigurohen qė flijimet arrijnė Qaben. Pėrndryshe, ai mund tė shpaguhet duke ushqyer njerėz tė varfėr, ose me agjėrim me barazi qė tė lajė fajin e kundėrvajtjes. Zoti i ka falur kundėrvajtjet e mėparshme. Por nėse dikush i kthehet njė kundėrvajtjeje tė tillė, Zoti do tė hakmerret pėr tė. Zoti ėshtė i Plotfuqishėm, Hakmarrės.

Tė gjitha krijesat e detit tė lejuara pėr ngrėnie

[5:96] Tė gjithė peshqit e detit u janė bėrė juve tė lejueshėm pėr ngrėnie. Gjatė shtegtimit, mund t‘ju furnizojnė gjatė udhėtimit. Tė mos gjuani gjah gjatė shtegtimit. T’ia keni dronė Zotit, para tė cilit do tė mblidheni.

[5:97] Zoti e ka caktuar Qaben, Vendlutjen e Shenjtė,* qė tė jetė strehimore pėr njerėzit, dhe gjithashtu Muajt e Shenjtė, flijimet (te Vendlutja e Shenjtė), dhe qaforet shėnjuese tė tyre. Duhet ta dini se Zoti e din ēdo gjė nė qiej dhe tokė, dhe se Zoti ėshtė i Gjithėdijshėm.

*5:97 Myslimanėt idhuj-adhurues i kanė bėrė zakon dy “Vendlutje tė Shenjta” duke e shenjtėruar varrin e Profetit. Kurani flet vetėm pėr njė Vendlutje tė Shenjtė.

[5:98] Ta dini se Zoti ėshtė i rreptė nė zbatimin e ndėshkimit, dhe se Zoti ėshtė Falės, i Mėshirshmi.

[5:99] Detyra e vetme e tė dėrguarit ėshtė tė japė lajmin, dhe Zoti e di ēdo gjė qė deklaroni dhe ēdo gjė qė fshihni.

[5:100] Shpall: “E keqja dhe e mira nuk janė tė njėjta, edhe nėse bollėku i tė keqes tė lė mbresa. T’ia keni dronė Zotit, (edhe nėse jeni pakicė) o ju qė posedoni inteligjencė, qė t’ia dilni.”

[5:101] O ju qė besoni, mos pyesni pėr ēėshtje tė cilat, nėse ju shpallen para kohe, do t‘ju dėmtonin. Nėse pyesni pėr to nė dritė tė Kuranit, do t‘ju bėhen tė dukshme. Zoti me qėllim i ka tejkaluar. Zoti ėshtė Falės, i Butė.

[5:102] Tė tjerė para jush kanė bėrė tė njėjtat pyetje, pastaj u bėnė mosbesimtarė nė tė.

[5:103] Zoti nuk ndaloi bagėtinė qė lindė kombinim tė caktuar tė meshkujve dhe femrave, as bagėtinė tė liruar me be, as atė qė lindė dy meshkuj rresht, as demin qė ndėrzen dhjetė herė. Janė mosbesimtarėt ata qė trilluan rrena tė tilla nė lidhje me Zotin. Shumica e tyre nuk kuptojnė.

Mos e ndiqni fenė e prindėrve tuaj qorrazi

[5:104] Kur u thuhet atyre, “Ejani te ēka Zoti ka shpallur, dhe te i dėrguari,” ata thonė, “Atė qė i gjetėm prindėrit tanė duke bėrė na mjafton.” Ēka nėse prindėrit e tyre nuk dinin asgjė, dhe nuk ishin tė udhėzuar?

[5:105] O ju qė besoni, ju duhet tė kujdeseni vetėm pėr shpirtin tuaj. Nėse tė tjerėt humbin, ata nuk mund t‘ju dėmtojnė, pėrderisa ju jeni tė udhėzuar. Te Zoti ėshtė fati pėrfundimtar i tė gjithė juve, pastaj Ai do t‘ju informojė pėr ēdo gjė qė keni bėrė.

Dėshmim testamenti

[5:106] O ju qė besoni, dėshmimi i testamentit kur ndonjė prej jush ėshtė duke vdekur tė bėhet nga dy njerėz tė drejtė mes jush. Nėse jeni duke udhėtuar, atėherė dy tė tjerė mund ta bėjnė dėshmimin. Pas zbatimit tė Lutjes sė Kontaktit (Salat), le tė betohen dėshmuesit nė Zotin, qė tė lehtėsojnė dyshimet tuaja: “Ne nuk do tė pėrdorim kėtė pėr pėrfitime personale, edhe nėse testamentlėnėsi ėshtė i afėrmi ynė. As nuk do tė fshehim dėshminė e Zotit. Pėrndryshe, ne do tė ishim mėkatarė.”

[5:107] Nėse dėshmuesit gjenden tė jenė fajtor pėr njėanshmėri, atėherė tė kėrkohet nga dy tė tjerė qė tė zėnė vendin e tyre. Zgjidhni dy persona qė ishin viktima tė dėshmitarėve tė parė, dhe le tė betohen nė Zotin: “Dėshmia jonė ėshtė mė e vėrtetė se e tyre; ne nuk do tė jemi tė njėanshėm. Pėrndryshe, ne do tė jemi shkelės.”

[5:108] Kjo ėshtė mė premtuese pėr tė inkurajuar dėshmi tė sinqertė nga ana e tyre, nga frika se betimi i tyre mund tė shpėrfillet si ai i dėshmitarėve paraprak. T’ia keni dronė Zotit dhe tė dėgjoni. Zoti nuk i udhėzon shpirtligjtė.

Tė dėrguarit e vdekur nuk janė nė dijeni

[5:109] Do tė vij dita kur Zoti do tė mbledhė tė dėrguarit dhe t’i pyes, “Si ishte reagimi ndaj jush?” Ata do tė thonė, “Ne nuk kemi njohuri. Ti je Njohėsi i tė gjitha tė fshehtave.”

[5:110] Zoti do tė thotė, “O Jezu, i biri i Marisė, pėrkujto bekimet e mia mbi ty dhe nėnėn tėnde. Tė pėrkraha me Frymėn e Shenjtė, pėr tė tė mundėsuar t’iu flasėsh njerėzve qė nga djepi, si dhe si i rritur. Tė mėsova shkrimin, menēuri, Torahn, dhe Ungjillin. Kujto qė krijove nga balta njė formė zogu me lejen Time, pastaj fryve nė tė, dhe u bė zog i gjallė me lejen Time. I shėrove tė verbrit dhe tė lebrosurit me lejen Time, dhe ngjalle tė vdekurit me lejen Time. Kujto qė tė mbrojta nga Fėmijėt e Izraelit qė donin tė tė lėndonin, pėrkundėr mrekullive tė qarta qė iu kishe shfaqur. Mosbesimtarėt mes tyre thanė, ‘Kjo ėshtė qartazi magji.’

[5:111] “Kujto qė i frymėzova dishepujt: ‘Tė besoni nė Mua dhe tė dėrguarin Tim.’ Ata thanė, ‘Kemi besuar, dhe dėshmojmė se jemi tė nėnshtruar.’”

Banketi

[5:112] Kujto qė dishepujt thanė, “O Jezu, i biri i Marisė, a mundet Zotėruesi yt tė na zbresė njė banket nga qielli?” Ai tha, “Duhet t’ia keni dronė Zotit, nėse jeni besimtarė.”

[5:113] Ata thanė, “Dėshirojmė qė tė hamė prej tij, dhe tė bindim zemrat tona, dhe tė dimė sigurt se na ke thėnė tė vėrtetėn. Do tė shėrbejmė si dėshmitarė tė tij.”

Mrekullitė mė tė mėdha sjellin pėrgjegjėsi mė tė madhe*

[5:114] Tha Jezusi, i biri i Marisė, “zoti ynė, Zotėruesi ynė, zbritna njė banket nga qielli. Le tė sjellė me bollėk pėr secilin, prej tė parit deri tė fundit, dhe njė shenjė prej Teje. Furnizona; Ti je Furnizuesi mė i mirė.”

[5:115] Zoti tha, “Po e zbres. Cilido prej jush qė nuk beson pas kėsaj, do e ndėshkoj si nuk e kam ndėshkuar askėnd tjetėr.”*

*5:114-115 Mrekullia e jashtėzakonshme e Kuranit (Shtojca Njė) pėrshkruhet nė 74:35 si “Njėra prej mrekullive mė tė mėdha,” dhe sjell me vete pėrgjegjėsi jashtėzakonisht tė madhe.

Nė Ditėn e Ringjalljes

[5:116] Zoti do tė thotė, “O Jezu, i biri i Marisė,* a iu the njerėzve, ‘Mė bėni mua dhe nėnėn time idhuj pėrkrah Zotit?’” Ai do tė thotė, “Qofsh i madhėruar. Nuk do tė mundja tė shprehė ēka nuk ėshtė e drejtė. Po tė kisha thėnė atė, atėherė Ti do e kishe ditur. Ti i di mendimet e mija, dhe unė nuk i di mendimet Tua. Ti i di tė gjitha fshehtėsitė.

*5:116 Ia vlen tė pėrmendet se Kurani vazhdimisht e thėrret Jezusin “i biri i Marisė” dhe Bibla e thėrret “i biri i njeriut”. Zoti e dinte se disa do tė blasfemonin dhe ta thėrrisnin “i biri i Zotit”!

[5:117] "Unė u thashė atyre vetėm ēka mė ke urdhėruar tė them, qė: ‘Ta adhuroni Zotin, Zotėruesin tim dhe Zotėruesin tuaj.’ Isha dėshmitar mes tyre deri sa jetova me ta. Kur ma pėrfundove jetėn nė tokė, Ti u bėre Ruajtės i tyre. Ti je dėshmitar i tė gjitha gjėrave.

[5:118] “Nėse i ndėshkon, ata tė takojnė Ty. Nėse i falė, Ti je i Plotfuqishmi, Mė i Menēuri.”

[5:119] Zoti do tė shpallė, “Kjo ėshtė njė ditė kur tė ēiltrit do tė shpėtohen nga ēiltėrsia e tyre.” Ata kanė merituar kopshte me prroje qė rrjedhin. Qėndrojnė aty pėrgjithmonė. Zoti ėshtė i kėnaqur me ta, dhe ata janė tė kėnaqur me Tė. Ky ėshtė mė i madhi triumf.

[5:120] I Zotit ėshtė sovraniteti i qiejve dhe tokės, dhe gjithēka nė to, dhe Ai ėshtė i Gjithėfuqishėm.