Surja 51:  Drejtuesit e erėrave (Edh-Dharijat)

[51:0] Nė emėr tė Zotit, Mirėbėrėsit, tė Mėshirshmit

[51:1] Erėrat qė fryjnė.

[51:2] Bartin shi.

[51:3] Sjellin furnizime.

[51:4] I shpėrndajnė siē urdhėrohen.

[51:5] Ēka ju ėshtė premtuar do tė vij patjetėr.

[51:6] Dita e Gjykimit ėshtė e pashmangshme.

[51:7] Pėrkundėr qiellit pėrsosmėrisht tė krijuar.

[51:8] Ju vazhdoni ta vėni nė dyshim tė vėrtetėn.

[51:9] Prej saj devijojnė devijuesit.

[51:10] Mjerė falsifikuesit.

[51:11] Nė bredhjen e tyre, ata janė plotėsisht tė pavėmendshėm.

[51:12] Ata e vėnė nė dyshim Ditėn e Gjykimit.

[51:13] Ditėn kur parashtrohen nė zjarr.

[51:14] Vuanie ndėshkimin; kjo ėshtė ēka dikur sfidonit.

[51:15] Tė drejtit kanė merituar kopshte dhe burime.

[51:16] Ata pranojnė shpėrblimet e Zotėruesit tė tyre, se dikur ishin besimtarė.

[51:17] Rrallė fjetėn tėrė natėn.

[51:18] Nė agim, u lutėn pėr falje.

[51:19] Njė pjesė tė parave tė tyre e lan anash pėr lypėsin dhe nevojtarin.

[51:20] Toka ėshtė plot shenja pėr ata qė janė tė sigurt.

[51:21] Dhe brenda vet juve; a mund tė shihni?

[51:22] Nė qiell ėshtė furnizimi juaj, dhe ēdo gjė qė ju premtohet juve.

[51:23] Pasha Zotėruesin e qiellit dhe tokės, kjo ėshtė aq e vėrtetė sa fakti qė ju flisni.

[51:24] A e ke vėrejtur historinė e mysafirėve tė nderuar tė Ibrahimit?

[51:25] Ata e vizituan atė, duke thėnė, “Paqe.” Ai tha, “Paqe juve, tė huaj!”

[51:26] Ai kėrkoi nga familja e tij pėr tė pėrgatitur njė viē tė majm.

[51:27] Kur ua ofroi atyre, tha, “A nuk hani ju?”

[51:28] Ai ushqeu frikė nga ta. Thanė, “Mos kij frikė,” dhe i dhanė myzhde pėr njė djalė tė dijshėm.

[51:29] Bashkėshortja e tij u mahnit. Duke treguar kah fytyra e saj e rrudhur: “Unė jam grua e vjetėr sterile.”

[51:30] Thanė, “Kėshtu tha Zotėruesi yt. Ai ėshtė Mė i Menēuri, i Gjithėdijshmi.”

[51:31] Tha, “Ēka ėshtė puna juaj, o tė dėrguarė?”

[51:32] Thanė, “Jemi tė nisur te njerėz kriminelė.

[51:33] "Do iu lėshojmė rrebesh gurėsh balte.

[51:34] "Tė shėnuar nga Zotėruesi yt pėr shpirtligjtė.”

[51:35] Ne pastaj i shpėtuam tė gjithė besimtarėt nga aty.

[51:36] Nuk gjetėm aty pėrveē njė shtėpie tė nėnshtruarish.

[51:37] E ujdisėm si mėsim pėr ata qė kanė frikė ndėshkimin qė dhemb.

[51:38] Nė Moisiun (ka mėsim). E dėrguam te Faraoni me prova tė qarta.

[51:39] Por ai kundėrshtoi me mendjemadhėsi, dhe tha, “Magjistar, ose i ēmendur.”

[51:40] Si pasojė, e ndėshkuam atė dhe trupat e tij. I hodhėm nė det, dhe ai vet e ka fajin.

[51:41] Nė Adin (ka mėsim). Dėrguam mbi ta erė shkatėrruese.

[51:42] Mbi ēfarėdo qė ra ajo e shkatėrroi krejt.

[51:43] Nė Themudin (ka mėsim). Atyre iu tha, “Kėnaquni pėrkohėsisht.”

[51:44] Ata u rebeluan kundėr urdhrit tė Zotėruesit tė tyre. Si pasojė, vetėtima i goditi ata pėrderisa e shikuan.

[51:45] Ata nuk mundėn tė ngriten, as nuk u ndihmuan.

[51:46] Dhe njerėzit e Nuhut mė parė; ata ishin njerėz shpirtligj.

"Teoria e zgjerimit tė gjithėsisė” konfirmohet

[51:47] E ndėrtuam qiellin me duart tona, dhe do tė vazhdojmė ta zgjerojmė.

[51:48] Dhe e bėmė tokėn tė banueshme; dizajnim i pėrkryer.

[51:49] Krijuam ēift (mashkull dhe femėr) tė ēdo gjėje, qė tė mund tė jeni tė vėmendshėm.

[51:50] Tė ikni te Zoti. Jam i dėrguar nga Ai te ju si paralajmėrues i qartė.

[51:51] Mos ngritni pėrkrah Zotit asnjė zot tjetėr. Jam i dėrguar nga Ai te ju si paralajmėrues i qartė.

[51:52] Sa herė qė njė i dėrguar shkoi te gjeneratat paraprake, thanė, “Magjistar,” ose, “I ēmendur.”

[51:53] A mos janė marrė vesh me njėri tjetrin? Vėrtetė, janė shkelės.

[51:54] Mund t’i shpėrfillėsh; nuk mund tė fajėsohesh.

[51:55] Dhe ua kujto, se kujtesa u bėn dobi besimtarėve.

Qėllimi i ekzistencės tonė

[51:56] Unė nuk i krijova xhinėt dhe njerėzit pėrveē qė tė mė adhurojnė vetėm Mua.

[51:57] Unė nuk kam nevojė pėr asnjė furnizim prej tyre, as nuk kam nevojė qė tė mė ushqejnė.

[51:58] Zoti ėshtė Furnizuesi, Poseduesi i gjithė fuqisė, Mė i Larti.

[51:59] Shkelėsit kanė vetėshkaktuar fatin e njėjtė si homologėt e tyre paraprak; ata nuk duhet tė sfidojnė.

[51:60] Mjerė ata qė nuk besuan prej ditės qė po i pret.