[52:0]
Nė emėr tė Zotit, Mirėbėrėsit, tė Mėshirshmit
[52:1]
Pasha Malin Sinai.
[52:2]
Shkrimin e regjistruar.
[52:3]
Tė botuar nė libra.
[52:4]
Faltoren e frekuentuar.
[52:5]
Tavanin e lartėsuar.
[52:6]
Detin flakė.
[52:7]
Pagesa e Zotėruesit tėnd ėshtė e pashmangshme.
[52:8]
Asnjė forcė nė gjithėsi nuk mund ta ndalė.
[52:9]
Do tė vij dita kur qielli do tė gjėmojė fort.
[52:10]
Malet do tė fshihen.
[52:11]
Mjerė nė atė ditė mosbesimtarėt -
[52:12]
qė janė nė endjen e tyre, tė pavėmendshėm.
[52:13]
Do tė shtyhen nė Xhehenem, me dhunė.
[52:14]
Ky ėshtė Zjarri nė tė cilin dikur nuk besonit.
[52:15]
A ėshtė magji, apo nuk po shihni?
[52:16]
Vuanie djegien. Duroni apo nuk duroni, ėshtė njėjtė pėr ju. Kjo ėshtė pagesa e
drejtė pėr ēka bėtė ju.
[52:17]
Tė drejtit kanė merituar kopshte dhe hare.
[52:18]
Ata gėzojnė ēka Zotėruesi i tyre ka rezervuar pėr ta; Zotėruesi i tyre i ka
kursyer nga ndėshkimi i Ferrit.
[52:19]
Hani e pini nė lumturi, si shpėrblim pėr punėt tuaja.
[52:20]
Ata rrinė nė mobilie luksoze, dhe i shoqėrojmė me bashkėshorte tė bukura.
[52:21]
Pėr ata qė besuan, dhe fėmijėt e tyre gjithashtu i ndoqėn nė besim, do tua
bashkėngjisim fėmijėt. Nuk ngelim sė shpėrblyeri ata pėr ndonjė punė. Ēdo
person paguhet pėr ēka bėri.
[52:22]
Do i furnizojmė me fruta dhe mishra qė i duan.
[52:23]
Do gėzojnė pije tė pandotura, tė pamėkat pėr ti pirė.
[52:24]
Duke iu shėrbyer atyre do jenė shėrbėtorė si perla tė ruajtura.
[52:25]
Do tė takohen me njėri tjetrin dhe tė rikujtohen mes vete.
[52:26]
Do tė thonė, Ne ishim tė dashur dhe kokulur mes njerėzve tanė.
[52:27]
"Zoti na ka bekuar, dhe na ka kursyer nga agonia e frymėve tė kėqija.
[52:28]
"Ne i luteshim Atij; Ai ėshtė Mė i Dashuri, i Mėshirshmi.
I dėrguari
[52:29]
Tua kujtosh njerėzve. Me bekimet e Zotėruesit tėnd mbi ty, nuk je as fallxhi,
as i ēmendur.
[52:30]
Mund tė thonė, Ai ėshtė poet; le tė presim derisa tė jetė i vdekur.
[52:31]
Thuaj, Vazhdoni tė prisni; po pres sė bashku me ju.
[52:32]
A janė ėndrrat e tyre qė e diktojnė sjelljen e tyre, apo janė shpirtligj prej
natyre?
[52:33]
A thonė, Ai e trilloi tė tėrėn? Nė realitet, thjeshtė janė mosbesimtarė.
"Muhamedanėt sfidojnė Zotin dhe prodhojnė Hadith
[52:34]
Le tė prodhojnė Hadith si ky, nėse janė tė sinqertė.
[52:35]
A u krijuan ata prej asgjėje? A janė ata krijuesit?
[52:36]
A i krijuan ata qiejt dhe tokėn? Vėrtetė, nuk janė tė sigurt.
[52:37]
A i posedojnė thesaret e Zotėruesit tėnd? A i kanė gjėrat nė duar?
[52:38]
A ngjiten nė njė shkallė qė ua mundėson tė dėgjojnė? Le tė tregojnė dėgjuesit e
tyre provė tė tyre.
[52:39]
A ka Ai vajza, pėrderisa ju keni djem?
[52:40]
A mos po iu kėrkon ti atyre ndonjė pagė, dhe ata po ngarkohen nga ajo?
[52:41]
A e dinė tė ardhmen, dhe e kanė tė regjistruar?
[52:42]
A po thurin kurthe dhe planifikojnė? Planifikimet e mosbesimtarėve kthehen
kundėr vet atyre.
[52:43]
A kanė zot tjetėr pėrkrah Zotit? Qoftė i madhėruar Zoti, shumė larg nga tė
pasurit e partnerėve.
[52:44]
Kur tė shohin masa duke rėnė nga qielli, do tė thonė, Re tė grumbulluara!
[52:45]
Shpėrfilli ata derisa tė hasin nė ditėn nė tė cilėn goditen.
[52:46]
Atė ditė, planifikimet e tyre nuk do i mbrojnė, as nuk do tė ndihmohen.
[52:47]
Ata qė shkelin vuajnė ndėshkim kėtu, por shumica e tyre nuk e dinė.
[52:48]
Tė durosh me kėmbėngulje nė zbatimin e urdhrave tė Zotėruesit tėnd je para
syve tonė dhe madhėroje dhe lavdėroje Zotėruesin tėnd kur tė ngritesh.
[52:49]
Gjithashtu gjatė natės madhėroje Atė, dhe nė agim pėrderisa veniten yjet.