[56:0]
Nė emėr tė Zotit, Mirėbėrėsit, tė Mėshirshmit
[56:1]
Kur tė pashmangshmes i vjen koha.
[56:2]
Asgjė nuk mund ta ndalė atė qė tė ndodhė.
[56:3]
Do tė poshtėrojė disa, dhe tė ngritė tė tjerė.
[56:4]
Toka do tė tundet.
[56:5]
Malet do tė fshihen.
[56:6]
Sikur tė mos kishin ekzistuar.
[56:7]
Ju do tė shtresoheni nė tre lloje.
[56:8]
Ata qė merituan hare do tė jenė nė hare.
[56:9]
Ata qė merituan vuajtje do tė jenė nė vuajtje.
[56:10]
Pastaj ėshtė elita e elitės.
[56:11]
Ata janė ata qė do tė jenė mė sė afėrmi (me Zotin).
[56:12]
Nė kopshtet e haresė.
[56:13]
Shumė prej gjeneratave tė para.
*56:13-40 Njerėzit qė besojnė dhe ushqejnė
shpirtrat e tyre nėpėrmjet adhurimit tė vetėm Zotit janė tė paracaktuar pėr
Qiellin e Lartė. Ndjekėsit bashkėkohės tė secilit tė dėrguar pa ndryshim vuajnė
keqtrajtime nga tradicionalistėt dhe pasuesit e fesė sė korruptuar. Kėshtu, ata
kanė vend tė posaēėm tė rezervuar pėr ta nė Qiellin e Lartė. Tė gjithė njerėzit
qė vdesin para moshės 40 vjeēare shkojnė nė Qiellin e Ulėt, sė paku (46:15).
[56:14]
Pak prej gjeneratave tė mėvonshme.
[56:15]
Nė mobilie luksoze.
[56:16]
Duke u kėnaqur me gjithēka, do tė jenė fqinjė.
[56:17]
Atyre do tė jenė duke iu shėrbyer shėrbėtorė tė pavdekshėm.
[56:18]
Me gota, shtamba dhe pije tė pastra.
[56:19]
Kurrė nuk harxhohen, as nuk lodhen.
[56:20]
Fruta sipas qejfit.
[56:21]
Mish zogjsh qė ua ka ėnda.
[56:22]
Tė shoqe tė bukura.
[56:23]
Si perla tė ruajtura.
[56:24]
Shpėrblime pėr punėt e tyre.
[56:25]
Ata kurrė nuk dėgjojnė gjepura aty, as shprehje mėkatare.
[56:26]
Vetėm shprehjen: Paqe, paqe.
Qielli i poshtėm
[56:27]
Ata tė anės sė djathtė, do tė jenė nė anėn e djathtė.
[56:28]
Nė kopshte tė harlisura.
[56:29]
Fruta aromatike.
[56:30]
Hije tė zgjatur.
[56:31]
Ujė tė bollshėm.
[56:32]
Shumė fruta.
[56:33]
Tė pambarueshme; tė pandalueshme.
[56:34]
Mobilie luksoze.
[56:35]
Krijuam pėr ta tė shoqe.
[56:36]
Kurrė mė parė tė prekura.
[56:37]
Ēift i pėrkryer.
[56:38]
Pėr ata nė anėn e djathė.
[56:39]
Shumė prej gjeneratave tė hershme.
[56:40]
Shumė prej gjeneratave tė mėvonshme.*
*56:13-40 Njerėzit qė besojnė dhe i ushqejnė
shpirtrat e tyre nėpėrmjet adhurimit tė vetėm Zotit janė tė paracaktuar pėr
Qiellin e Lartė. Ndjekėsit bashkėkohės tė secilit tė dėrguar pa ndryshim vuajnė
keqtrajtime nga tradicionalistėt dhe pasuesit e fesė sė korruptuar. Kėshtu, ata
kanė vend tė posaēėm tė rezervuar pėr ta nė Qiellin e Lartė. Tė gjithė njerėzit
qė vdesin para moshės 40 vjeēare shkojnė nė Qiellin e Poshtėm, sė paku (46:15).
Ferri
[56:41]
Ata tė sė majtės, do tė jenė nė tė majtė.
[56:42]
Nė vuajtje dhe vlim.
[56:43]
Edhe hija e tyre ėshtė e nxehtė.
[56:44]
E pafreskėt, e padurueshme.
[56:45]
Ata dikur ishin tė pasur.
[56:46]
Ata insistonin nė blasfeminė e madhe.
[56:47]
Ata thanė, Pasi tė vdesim dhe tė bėhemi pluhur e eshtra, ringjallemi?
[56:48]
"A pėrfshinė kjo edhe stėrgjyshėrit tanė?
[56:49]
Thuaj, Gjeneratat e hershme dhe gjeneratat e mėvonshme.
[56:50]
"Do tė mblidhen nė njė takim nė njė ditė tė paracaktuar.
[56:51]
"Pastaj ju, o mosbesimtarė humbės.
[56:52]
"Do tė hani nga lisat e hidhėrimit.
[56:53]
"Duke i mbushur barqet tuaja prej tyre.
[56:54]
"Pastaj duke pirė pije ferri.
[56:55]
"Pastaj duke shtuar pije rėre.
[56:56]
E tillė ėshtė hisja e tyre nė Ditėn e Gjykimit.
Reflektime
[56:57]
Ne ju kemi krijuar juve, sikur tė mund tė besonit!
[56:58]
A e keni vėrejtur farėn qė e prodhoni?
[56:59]
A e krijuat ju, apo ne?
[56:60]
E kemi paracaktuar vdekjen pėr ju. Asgjė nuk mund tė na ndalė -
[56:61]
qė tė zėvendėsojmė gjenerata tė reja nė vendin tuaj, dhe tė themelojmė ēka nuk
dini.
[56:62]
Ju dini pėr krijimin e parė. A nuk ju kujtohet?
[56:63]
A i keni vėrejtur tė korrat qė i korrni?
[56:64]
A i rritėt ju ato, apo ne?
[56:65]
Nėse duam, mund ta shndėrrojmė nė kashtė. Pastaj do tė vajtoni:
[56:66]
"Humbėm.
[56:67]
"Mbetėm pa tė.
[56:68]
A e keni vėrejtur ujin qė e pini?
[56:69]
A e lėshuat poshtė nga retė ju, apo ne?
[56:70]
Nėse duam, mund ta bėjmė tė njelmėt. Duhet tė jeni falėnderues.
[56:71]
A e keni vėrejtur zjarrin qė ndizni?
[56:72]
A e nisėt ju lisin e tij, apo ne?
[56:73]
E bėmė atė tėrheqje vėrejtjeje, dhe mjet tė pėrdorshėm pėr pėrdoruesit.
[56:74]
Ta madhėrosh emrin e Zotėruesit tėnd, tė Madhit.
Vetėm tė sinqertit mund ta kuptojnė Kuranin
[56:75]
Betohem me pozitat e yjeve.
[56:76]
Ky ėshtė njė betim i madh, veē sikur ta dinit.*
*56:75-76 Gjithėsia jonė, mė e vogla dhe mė e
brendshmja e shtatė gjithėsive, pėrmban njė bilion galaktika, njė bilion
trilion yje, tė pėrhapur nėpėr biliona vjet drite. Kėta deciliona tė
panumėrueshėm tė trupave qiellor i mbajnė orbitat e tyre me saktėsi tė
komanduar hyjnisht. Sa mė shumė qė mėsojmė, aq mė shumė e kuptojmė sa
mbresėlėnės ky betim ėshtė. Shih Shtojcėn 6.
[56:77]
Ky ėshtė Kuran i nderuar.
[56:78]
Nė libėr tė mbrojtur.
[56:79]
Askush nuk e kupton pėrveē tė sinqertėve.*
*56:79 Tė pasinqertit qė nuk janė tė kėnaqur me
vetėm Kuranin parandalohen hyjnisht nga tė kuptuarit e Kuranit. Ky koncept
pėrsėritet pėrgjatė Kuranit (17:45-46, 18:57). Si pasojė, ata nuk mund ta
kuptojnė kėtė strofė. Pėr shembull, krahasoje kėtė pėrkthim tė 7:3, 17:46,
41:44, dhe 56:79 me pėrkthimet e tjera.
[56:80]
Shpallje nga Zotėruesi i gjithėsisė.
[56:81]
A po e shpėrfillni kėtė kallėzim?
[56:82]
A po e bėni zakon qė tė mos besoni?
[56:83]
Kur tė vjen koha dhe ai (shpirti yt) tė vjen nė fyt -
[56:84]
atėherė do tė shikoni pėrreth.
[56:85]
Ne jemi mė afėr tij sesa ju, por ju nuk shihni.
[56:86]
Nėse ėshtė e vėrtetė se nuk jeni tė detyruar pėr llogaridhėnie -
[56:87]
pse nuk e ktheni (shpirtin tuaj), nėse jeni tė sinqertė?
[56:88]
Nėse ai ėshtė njė prej atyre afėr Meje -
[56:89]
atėherė gėzim, lule, dhe kopshte hareje.
[56:90]
Dhe nėse ai ėshtė njė i tė djathtės -
[56:91]
paqja ėshtė ngastra e atyre nė tė djathtė.
[56:92]
Por nėse ai ėshtė njė prej mosbesimtarėve, humbėsve -
[56:93]
atėherė njė vendbanim vlimi -
[56:94]
dhe djegie nė Ferr.
[56:95]
Kjo ėshtė e vėrteta absolute.
[56:96]
Ta madhėrosh emrin e Zotėruesit tėnd, tė Madhit.