[57:0]
Nė emėr tė Zotit, Mirėbėrėsit, tė Mėshirshmit
[57:1]
Duke e madhėruar Zotin ėshtė ēdo gjė nė qiej dhe tokė. Ai ėshtė i Plotfuqishmi,
Mė i Menēuri.
[57:2]
I tij ėshtė mbretėrimi i qiejve dhe tokės. Ai ka nė dorė jetė dhe vdekje. Ai
ėshtė i Gjithėfuqishėm.
[57:3]
Ai ėshtė Alfa dhe Omega. Ai ėshtė Mė i Jashtmi dhe Mė i Brendshmi. Ai ėshtė
tėrėsisht i vetėdijshėm pėr tė gjitha gjėrat.
[57:4]
Ai ėshtė Ai qė krijoi qiejt dhe tokėn pėr gjashtė ditė,* dhe i mori tė gjitha
nė dorė. Ai din ēdo gjė qė hyn nė tokė, dhe ēdo gjė qė del prej saj, dhe ēdo
gjė qė zbret nga qielli, dhe ēdo gjė qė ngjitet nė tė. Ai ėshtė me ju kudo qė
mund tė jeni. Zoti ėshtė Pamės i ēdo gjėje qė bėni.
*57:4 Gjashtė ditėt e krijimit janė thjeshtė metėr
pėr tė na informuar rėndėsinė relative tė pėrbėrėsve tė ndryshėm, pėr tė
theksuar rėndėsinė e planetit Tokė, dhe pėr tė na bėrė me dije se Toka ėshtė
planeti i vetėm i populluar. Shih Shtojcėn 41:9-10
[57:5]
I tij ėshtė mbretėrimi i qiejve dhe tokės. Tė gjitha ēėshtjet i ka nė dorė Zoti.
[57:6]
Ai e shkrinė natėn nė ditė, dhe e shkrinė ditėn nė natė. Ai ėshtė tėrėsisht i
vetėdijshėm pėr mendimet mė tė thella.
[57:7]
Besoni nė Zotin dhe tė dėrguarin e Tij, dhe jepni nga ēka Ai ju ka dhėnė. Ata
mes jush qė besojnė dhe japin (bamirėsi) kanė merituar pagesė shumė tė madhe.
[57:8]
Pse tė mos besoni nė Zotin kur i dėrguari ėshtė duke ju ftuar juve tė besoni nė
Zotėruesin tuaj? Ai ka marrė betim nga ju, nėse jeni besimtarė.
[57:9]
Ai ėshtė Ai qė zbret te shėrbėtori i Tij shpallje tė qarta, qė tju ēojė juve
nga errėsira nė dritė. Zoti ėshtė i Dhembshėm ndaj jush, i Mėshirshėm.
Nderė i veēantė
[57:10]
Pse nuk shpenzoni pėr Zotin, kur Zoti e posedon tė gjithė pasurinė nė qiej dhe
tokė? Tė shquar nga tė tjerėt janė ata mes jush qė shpenzojnė para fitores dhe
pėrpiqen. Ata arrijnė shkallė mė tė lartė sesa ata qė shpenzojnė pas fitores
dhe pėrpiqen. Pėr secilin, Zoti premton shpėtim. Zoti ėshtė Njohės i tėrėsishėm
i ēdo gjėje qė bėni.
[57:11]
Kush do i japė Zotit hua tė drejtėsisė, pėr ta pasur tė shumėfishuar shumėfish
pėr vete, dhe pėr tė pėrfunduar me shpėrblim bujar?
Triumfi i madh
[57:12]
Do tė vij dita kur i sheh besimtarėt dhe besimtaret me dritat e tyre qė
rrezatojnė para tyre dhe nė tė djathtėn e tyre. Lajmi i mirė ėshtė i juaji qė,
nė atė ditė, ju do tė keni kopshte me prroje qė rrjedhin. Aty do tė qėndroni
pėrgjithmonė. Ky ėshtė triumfi i madh.
Humbėsit mė tė kėqij
[57:13]
Nė atė ditė, hipokritėt dhe hipokritet do tu thonė atyre qė besuan, Ju lutemi
na lejoni tė absorbojmė pak nga drita juaj. Do tu thuhet , Kthehuni pas jush,
dhe kėrkoni dritė. Njė barrierė do tė vendoset ndėrmjet tyre, porta e tė cilės
e ndanė mėshirėn nė anėn e brendshme, nga ndėshkimi nė anėn e jashtme.
[57:14]
Ata do i thirrin ata, A nuk ishim me ju? Ata do tė pėrgjigjen, Po, por ju i
mashtruat shpirtrat tuaj, ngurruat, dyshuat, dhe u bėtė tė ēorientuar duke parė
ėndrra me sy qelė, derisa gjykimi i Zotit erdhi. Me iluzionet tuaja e larguat
veten nga Zoti.
[57:15]
"Prandaj, asnjė haraē nuk mund tė merret prej jush, as prej atyre qė nuk
besuan. Vendbanimi juaj ėshtė zjarri; ai ėshtė zotėrues i juaji, dhe vendbanim
i trishtuar.
Degjenerimi i fesė
[57:16]
A nuk ėshtė koha pėr ata qė besuan ti hapin zemrat e tyre pėr lajmin e Zotit,
dhe tė vėrtetėn qė ėshtė shpallur kėtu? Ata nuk duhet tė jenė si ndjekėsit e
shkrimeve paraprake zemrat e tė cilėve u bėnė tė ngurtėsuara me kohė dhe, si
pasojė, shumė prej tyre u bėnė shpirtligj.
[57:17]
Dijeni se Zoti e gjallėron tokėn pasi tė ketė vdekur. Kėshtu ai i shpjegon
shpalljet pėr ju, qė tė mund tė kuptoni.
[57:18]
Padyshim, bamirėsit dhe bamirėset, i kanė dhėnė Zotit njė hua tė mirėsisė. Ata
do e pranojnė shpėrblimin e tyre tė shumėfishuar shumėfish; kanė merituar
pagesė bujare.
[57:19]
Ata qė besuan nė Zotin dhe tė dėrguarit e tij janė tė shenjtėt dhe dėshmorėt.
Tė rezervuara pėr ta te Zotėruesi i tyre janė shpėrblimet e tyre dhe drita e
tyre. Sa pėr ata qė nuk besuan dhe refuzuan shpalljet tona, kanė vetėshkaktuar
Ferr.
Preokupimi me kėtė jetė mallkohet
[57:20]
Dijeni se jeta e kėsaj bote nuk ėshtė asgjė mė shumė se lojė e muhabet, dhe
mburrje mes jush, dhe mbledhje e parave dhe fėmijėve. Ėshtė si shi i begatė qė
prodhon bimė dhe i kėnaqė mosbesimtarėt. Por pastaj bimėt shndėrrohen nė kashtė
tė papėrdorshme, dhe bahen nga era nė humbje. Nė Pėrjetėsi ka ose ndėshkim tė
rėndė, ose falje nga Zoti dhe miratim. Jeta e kėsaj bote nuk ėshtė asgjė mė
shumė se njė iluzion i pėrkohshėm.
Alternativa inteligjente
[57:21]
Prandaj, tė garoni drejt faljes prej Zotėruesit tuaj, dhe njė Parajse gjerėsia
e tė cilės pėrfshinė qiejt dhe tokėn. I pret ata qė besuan nė Zotin dhe tė
dėrguarit e Tij. E tillė ėshtė hirėsia e Zotit qė ai e dhuron mbi kėdo qė Ai
do. Zoti ėshtė Posedues i Hirėsisė Pakufi.
Fakt i thellė*
[57:22]
Ēfarėdo qė tė ndodhė nė tokė, ose ty, tashmė ka qenė e regjistruar, madje edhe
para krijimit. Kjo ėshtė lehtė pėr Zotin.
*57:22 Ne jemi absolutisht tė lirė tė anojmė kah Zoti,
apo kah Dreqi. Zoti e din saktėsisht ēfarė lloj vendimi secili prej nesh do tė
marrė. Video kaseta e jetės tėnde, nga lindja deri nė vdekje, tashmė ėshtė e
incizuar. Shih Shtojcėn 14.
[57:23]
Pra, nuk duhet tė dėshpėroheni pėr gjėrat qė ju ikin, e as tė krenoheni me
gjėrat qė Ai ka dhuruar mbi ju. Zoti nuk i do ata qė janė mburracakė, krenarė.
[57:24]
Ata janė dorėshtrėnguar, dhe i shtyjnė njerėzit tė jenė dorėshtrėnguar. Nėse
dikush refuzon, atėherė Zoti ėshtė i Pasur, i Falėnderuar.
Hekuri: Metali mė i pėrdorshėm
[57:25]
I dėrguam tė dėrguarit tonė tė pėrkrahur me prova tė qarta, dhe zbritėm te ta
shkrimin dhe ligjin, qė njerėzit tė mund ti pėrmbahen drejtėsisė. Dhe e
zbritėm hekurin, ku ka forcė, dhe shumė dobi pėr njerėzit. Krejt kjo nė mėnyrė
qė Zoti ti dallojė ata qė do tė pėrkrahin Atė dhe tė dėrguarit e Tij, me
besim. Zoti ėshtė i Fuqishėm, i Plotfuqishėm.
Profetėt
[57:26]
Ne dėrguam Nuhun dhe Ibrahimin, dhe iu dhuruam pasardhėsve tė tyre profetllėk
dhe shkrimin. Disa prej tyre ishin tė udhėzuar, pėrderisa shumė prej tyre ishin
shpirtligj.
Degjenerimi i fesė
[57:27]
Pas tyre, dėrguam tė dėrguarit tonė. Dėrguam Jezusin tė birin e Marisė, dhe i
dhamė atij Ungjillin, dhe vendosėm nė zemrat e ndjekėsve tė tij dashamirėsi dhe
mėshirė. Por ata shpikėn oshėnarinė tė cilėn nuk e shpallėm pėr ta. Krejt ēka
kėrkuam prej tyre qė tė bėjnė ishte qė tiu pėrmbahen urdhrave tė miratuar nga Zoti.
Por ata nuk iu pėrmbajtėn lajmit ashtu si duhej. Si pasojė, ne i dhamė atyre qė
besuan mes tyre pagesėn e tyre, ndėrsa shumė prej tyre ishin shpirtligj.
[57:28]
O ju qė besoni, tia keni dronė Zotit dhe tė besoni nė tė dėrguarin e Tij. Ai
pastaj do tju dhurojė juve shpėrblim tė dyfishtė nga mėshira e Tij, tju
pajisė me dritė pėr tju udhėzuar, dhe tju falė. Zoti ėshtė Falės, i Mėshirshėm.
[57:29]
Pra, ndjekėsit e shkrimit paraprak duhet ta dinė se ata nuk e kanė monopolizuar
mėshirėn dhe hirėsinė e Zotit, dhe se e gjithė hirėsia ėshtė nė dorėn e Zotit.
Ai e dhuron atė mbi kėdo qė Ai do. Zoti ėshtė Posedues i Hirėsisė Pakufi.