Surja 58:  Debati (El-Muxhadile)

[58:0] Nė emėr tė Zotit, Mirėbėrėsit, tė Mėshirshmit

[58:1] Zoti e ka dėgjuar gruan qė debatoi me ty pėr burrin e saj, dhe u ankua te Zoti. Zoti dėgjoi ēdo gjė qė ju tė dy diskutuat. Zoti ėshtė Dėgjues, Pamės.

[58:2] Ata mes jush qė i largojnė gratė e veta (duke i shpallur tė ndaluara nė seks) si nėnat e veta e dinė shumė mirė qė ato nuk janė nėnat e tyre.* Nėnat e tyre janė gratė qė i lindėn ata. Vėrtetė, ata po kryejnė blasfemi dhe gėnjeshtra. Zoti ėshtė Shlyes Mėkatesh, Falės.

*58:2 Largimi i gruas duke e shpallur atė si nėnėn e dikujt ishte traditė e lashtė nė Arabi. Kjo ėshtė surja e vetme ku fjala “Allah” ndodhet nė secilėn strofė.

[58:3] Ata qė i largojnė gratė e veta nė kėtė mėnyrė, e mė pas pajtohen, ta lajnė fajin duke e liruar njė skllav para se tė rifillojnė marrėdhėniet seksuale. Kjo ėshtė pėr t’ju kėshilluar juve. Zoti ėshtė Njohės i ēdo gjėje qė bėni.

[58:4] Nėse nuk mund tė gjeni njė skllav pėr tė liruar, tė agjėroni dy muaj rresht para se t’i rifilloni marrėdhėniet seksuale. Nėse nuk mund tė agjėroni, atėherė t’i ushqeni gjashtėdhjetė njerėz tė varfėr. Tė besoni nė Zotin dhe tė dėrguarin e Tij. Kėto janė ligjet e Zotit. Mosbesimtarėt kanė vetėshkaktuar njė ndėshkim qė dhemb.

[58:5] Padyshim, ata qė e luftojnė Zotin dhe tė dėrguarin e Tij pėsojnė disfatė, sikur homologėt e tyre tė mėparshėm qė pėsuan disfatė. Ne kemi zbritur prova tė qarta, dhe refuzuesit kanė vetėshkaktuar ndėshkim tė turpshėm.

[58:6] Do tė vij dita kur Zoti do i ringjallė ata tė gjithė, dhe t’i njoftojė pėr tė gjitha qė i kishin bėrė. Zoti ka incizuar ēdo gjė, pėrderisa ata e kanė harruar atė. Zoti ėshtė dėshmitar i tė gjitha gjėrave.

Zoti ėshtė me ty tani

[58:7] A nuk e kupton se Zoti di ēdo gjė nė qiej dhe ēdo gjė nė tokė? Nuk mund tre njerėz tė bisedojnė fshehtė pa qenė Ai i katėrti, as pesė pa qenė Ai i gjashti, as mė pak se aq, as mė shumė, pa qenė Ai atje me ta kudo qė mund tė jenė ata. Pastaj nė Ditėn e Ringjalljes, Ai do i njoftojė ata pėr ēdo gjė qė kishin bėrė. Zoti ėshtė tėrėsisht i vetėdijshėm pėr tė gjitha gjėrat.

[58:8] A i ke vėrejtur ata qė u ishte ndaluar tė konspironin fshehtė, pastaj insistuan nė konspiracion? Ata konspirojnė pėr tė kryer mėkate, shkelje, dhe mosbindje ndaj tė dėrguarit. Kur vijnė te ti, ata tė pėrshėndesin me pėrshėndetje jo tė shpallur nga Zoti. Ata thonė vet me vete, “Zoti nuk do tė na ndėshkojė pėr shprehjet tona.” Pagesa e tyre e vetme ėshtė Xhehenemi, ku ata digjen; ēfarė fati i tmerrshėm.

[58:9] O ju qė besoni, nėse duhet tė diskutoni fshehtė, tė mos diskutoni pėr tė kryer mėkate, shkelje, dhe mosbindje ndaj tė dėrguarit. Tė diskutoni pėr tė punuar drejtėsi dhe tė mbara. T’ia keni dronė Zotit, para tė cilit do tė mblidheni.

[58:10] Komploti i fshehtė ėshtė ideja e djallit, nėpėrmjet tė cilit ai kėrkon t’i lėndojė ata qė besuan. Megjithatė, ai nuk mund t’i lėndojė ata pėrkundėr vullnetit tė Zotit. Nė Zotin besimtarėt tė kenė besim.

[58:11] O ju qė besoni, nėse ju thuhet, “Ju lutem bėni vend,” tė bėni vend pėr njėri tjetrin pėr tu ulur. Zoti pastaj do tė bėjė vend pėr ju. Nėse kėrkohet nga ju qė tė ngriteni dhe tė lėvizni, ngrituni dhe lėvizni. Zoti i ngritė ata mes jush qė besojnė, dhe ata qė fitojnė dituri nė rangje mė tė larta. Zoti ėshtė Njohės i tėrėsishėm i ēdo gjėje qė bėni.

[58:12] O ju qė besoni, kur tė dėshironi tė diskutoni me tė dėrguarin, tė ofroni njė bamirėsi (pėr tė varfrit) para se tė bėni ashtu. Kjo ėshtė mė mirė pėr ju, dhe mė pastėr. Nėse nuk keni mundėsi pėr kėtė, atėherė Zoti ėshtė Falės, i Mėshirshėm.

[58:13] Nėse nuk arritėt tė jepni bamirėsi para se tė diskutoni, pastaj u penduat pas saj, Zoti pranon pendimin tuaj. T’i zbatoni lutjet e kontaktit (Salat), tė jepni bamirėsinė e obligueshme (Zeqat), dhe t’i bindeni Zotit dhe tė dėrguarit tė Tij. Zoti ėshtė Njohės i tėrėsishėm i ēdo gjėje qė bėni.

Zgjidhni shokėt tuaj

[58:14] A i ke vėrejtur ata qė i bėjnė shokė njerėzit me tė cilėt Zoti ėshtė i zemėruar? Ata as nuk pėrkasin me ty, as me ata. Ata qėllimisht betohen rrejshėm!

[58:15] Zoti ka pėrgatitur pėr ta ndėshkim tė rreptė. E tmerrshme vėrtetė ėshtė ēka ata bėnin.

[58:16] Ata i pėrdorėn betimet e tyre si mjet pėr tė zmbrapsur nga rruga e Zotit. Si pasojė, ata kanė vetėshkaktuar ndėshkim tė turpshėm.

[58:17] As paratė e tyre, as fėmijėt e tyre nuk do i ndihmojnė ata kundėr Zotit. Ata kanė vetėshkaktuar zjarrin, ku qėndrojnė pėrgjithmonė.

[58:18] Do tė vijė Dita kur Zoti i ringjall tė gjithė ata. Ata do i betohen Atij atėherė, ashtu si tė betohen ty tani, duke menduar se ata vėrtetė kanė tė drejtė! Vėrtetė, ata janė gėnjeshtarėt e vėrtetė.

[58:19] Djalli i ka pushtuar ata, dhe i ka bėrė ta shpėrfillin lajmin e Zotit. Ata janė pala e djallit. Patjetėr, pala e djallit janė humbėsit.

[58:20] Padyshim, ata qė kundėrshtojnė Zotin dhe tė dėrguarin e Tij do tė jenė me mė tė poshtėruarit.

[58:21] Zoti ka shpallur: “Unė dhe tė dėrguarit e Mi do tė fitojmė patjetėr.” Zoti ėshtė i Fuqishėm, i Plotfuqishėm.

Ik pėr tė shpėtuar

[58:22] Nuk do tė gjesh njerėz qė besojnė nė Zotin dhe Ditėn e Fundit duke i bėrė shokė ata qė e kundėrshtojnė Zotin dhe tė dėrguarin e Tij, edhe sikur ata tė ishin prindėrit e tyre, apo fėmijėt e tyre, apo vėllezėrit e tyre, apo fisi i tyre. Pėr kėta, Ai vendosė besim nė zemrat e tyre, dhe i pėrkrahė me frymėzim nga Ai, dhe i pranon nė kopshte me prroje qė rrjedhin ku qėndrojnė pėrgjithmonė. Zoti ėshtė i kėnaqur me ta, dhe ata janė tė kėnaqur me Tė. Kėta janė pala e Zotit. Patjetėr, pala e Zotit janė fituesit.