Surja 59:  Eksodi (El-Hashr)

[59:0] Nė emėr tė Zotit, Mirėbėrėsit, tė Mėshirshmit

[59:1] Duke e madhėruar Zotin ėshtė ēdo gjė nė qiej dhe tokė, dhe Ai ėshtė i Plotfuqishmi, Mė i Menēuri.

Zoti i mbron besimtarėt

[59:2] Ai ėshtė Ai qė i dėboi ata qė nuk besuan mes njerėzve tė shkrimit prej shtėpive tė tyre nė njė eksod masiv. Ju nuk menduat se ata do tė largohen, dhe ata menduan se pėrgatitjet e tyre do i mbronin ata prej Zotit. Por pastaj Zoti erdhi te ta nga nuk e pritėn, dhe hodhi tmerr nė zemrat e tyre. Kėshtu, ata i braktisėn shtėpitė e tyre me vullnetin e vet, plus nga presioni prej besimtarėve. Ju duhet tė mėsoni nga kjo, o ju qė posedoni vizion.

[59:3] Nėse Zoti nuk do i detyronte tė largoheshin, Ai do i paguante ata nė kėtė jetė (madje edhe mė keq se sa t’i detyronte tė largoheshin). Nė Pėrjetėsi Ai do i parashtrojė nė ndėshkimin e Ferrit.

[59:4] Kjo ėshtė pėr shkak se e kundėrshtuan Zotin dhe tė dėrguarin e Tij. Pėr ata qė kundėrshtojnė Zotin dhe tė dėrguarin e Tij, Zoti ėshtė mė i rrepti nė zbatimin e ndėshkimit.

[59:5] E pretė njė lis ose e latė tė qėndrojė mbi trungun e vet ėshtė nė pėrputhje me vullnetin e Zotit. Ai padyshim do i poshtėrojė shpirtligjtė.

[59:6] Ēfarėdo qė Zoti ktheu te i dėrguari i Tij nuk ishte rezultat i pėrpjekjeve tuaja nė luftė, qoftė nėse luftuat me kuaj apo nė kėmbė. Zoti ėshtė Ai qė dėrgon tė dėrguarit e Tij kundėr kujtdo Ai. Zoti ėshtė i Gjithėfuqishėm.

Plaēkat e luftės

[59:7] Ēfarėdo qė Zoti ktheu te i dėrguari i Tij nga shoqėritė (e mposhtura) tė shkojė te Zoti dhe i dėrguari i Tij (nė formė bamirėsie). T’ia jepni tė afėrmve, jetimėve, tė varfėrve, dhe udhėtarit tė huaj. Kėshtu, nuk do tė mbetet e monopolizuar nga tė fortit mes jush. Mund t’i mbani plaēkat qė ju jepen nga i dėrguari, por mos merrni ēka nuk ju lejon tė merrni. T’ia keni dronė Zotit. Zoti ėshtė i rreptė nė zbatimin e ndėshkimit.

[59:8] (Tu jepni) nevojtarėve qė imigruan. Ata u dėbuan nga shtėpitė e tyre dhe u hoqėn nga pronat e tyre, sepse ata kėrkuan hirėsinė dhe kėnaqėsinė e Zotit, dhe sepse ata e pėrkrahėn Zotin dhe tė dėrguarin e Tij. Ata janė tė sinqertit.

[59:9] Sa pėr ata qė i furnizuan me shtėpi dhe strehė, dhe ishin besimtarė para tyre, ata i duan ata qė imigruan te ta, dhe nuk gjejnė asnjė ngurrim nė zemrat e tyre pėr t’iu ndihmuar. Nė fakt, ata me gatishmėri iu japin atyre pėrparėsi mbi veten, edhe kur ata vetė kanė nevojė pėr atė qė e japin. Vėrtetė, ata qė e kapėrcejnė dorėshtrėnguarsinė e natyrshme tė tyre janė tė suksesshmit.

[59:10] Ata qė u bėnė besimtarė pas tyre thanė, “Zotėruesi ynė, falna neve dhe vėllezėrit tanė qė na paraprinė nė besim, dhe ruana zemrat nga ushqimi i ndonjė urrejtjeje ndaj atyre qė besuan. Zotėruesi ynė, Ti je i Dhimbshėm, i Mėshirshėm.”

[59:11] A i ke vėrejtur ata qė janė tė pllakosur me hipokrizi, dhe si ata iu thanė shoqėruesve tė tyre nė mosbesim mes njerėzve tė shkrimit, “Nėse dėboheni ne do tė dalim me ju dhe nuk do i bindemi askujt qė ju kundėrshton juve. Nėse dikush ju lufton juve, ne do tė luftojmė nė anėn tuaj.” Zoti dėshmon se ata janė gėnjeshtarė.

[59:12] Nė fakt, po tė dėboheshin, nuk do tė dilnin me ta, dhe po t’i luftonte ndokush, ata nuk do i pėrkrahnin. Edhe sikur t’i pėrkrahnin, do tė ishin kthyer prapa dhe tė iknin. Nuk do tė mund tė fitonin.

[59:13] Vėrtetė, ju shkaktoni mė shumė tmerr nė zemrat e tyre sesa frika e tyre nga Zoti. Kjo ėshtė pėr shkak se ata janė njerėz qė nuk kuptojnė.

[59:14] Ata nuk bėhen bashkė pėr t’ju luftuar juve nė mos qofshin nė ndėrtesa tė mbrojtura mirė, ose pas muresh. Fuqia e tyre duket e fortė mes tyre. Ju do tė mendonit se ata janė tė bashkuar kur nė fakt zemrat e tyre janė tė ndara. Kjo ėshtė pėr shkak se ata janė njerėz qė nuk kuptojė.

[59:15] Fati i tyre ėshtė i njėjtė si i homologėve tė tyre qė iu paraprinė. Ata vuajtėn pasojat e vendimeve tė tyre. Ata kanė vetėshkaktuar ndėshkim qė dhemb.

[59:16] Ata janė si djalli: ai i thotė qenies njerėzore, “Mos beso,” pastaj sapo ai tė mos besojė, ai thotė, “Unė tė bėj hasha ty. E kam frikė Zotin, Zotėruesin e gjithėsisė.”

[59:17] Pėrfundimi pėr tė dy ata ėshtė Zjarri, ku qėndrojnė pėrgjithmonė. Kjo ėshtė pagesa pėr shkelėsit.

[59:18] O ju qė besoni, t’ia keni dronė Zotit, dhe le tė ekzaminojė secili shpirt ēka ka dėrguar pėrpara pėr nesėr. T’ia keni dronė Zotit; Zoti ėshtė Njohės i tėrėsishėm i ēdo gjėje qė bėni.

[59:19] Mos u bėni si ata qė harruan Zotin, kėshtu qė Ai i bėri ta harrojnė veten. Kėta janė shpirtligjtė.

[59:20] Nuk janė tė barabartė banuesit e Zjarrit dhe banuesit e Parajsės; banuesit e Parajsės janė fituesit.

Madhėshtia e Kuranit

[59:21] Sikur t’ia shpallnim kėtė Kuran njė mali, do e shihje duke u dridhur, duke u thėrrmuar, nga respekti pėr Zotin. Ne i pėrmendim kėta shembuj pėr njerėzit, qė tė mund tė pasqyrojnė.

Zoti

[59:22] Ai ėshtė Zoti Njė; nuk ka asnjė zot tjetėr pėrkrah Tij. Njohėsi i tė gjitha tė fshehtave dhe deklarimeve. Ai ėshtė Mirėbėrėsi, i Mėshirshmi.

[59:23] Ai ėshtė Zoti Njė; nuk ka asnjė zot tjetėr pėrkrah Tij. Mbreti, Mė i Shenjti, Paqja, Mė i Besueshmi, Mė i Larti, i Plotfuqishmi, Mė i Fuqishmi, Mė i Madhėruari. Zoti qoftė i madhėruar; larg nga tė pasurit e partnerėve.

[59:24] Ai ėshtė Zoti Njė; Krijuesi, Nismėtari, Dizajnuesi. Tė Tij janė emrat mė tė bukur. Atė ėshtė duke e madhėruar ēdo gjė nė qiej dhe tokė. Ai ėshtė i Plotfuqishmi, Mė i Menēuri.