Surja 60:  Testi (El-Mumtehineh)

[60:0] Nė emėr tė Zotit, Mirėbėrėsit, tė Mėshirshmit

[60:1] O ju qė besoni, tė mos shoqėroheni me armiqtė e Mi dhe armiqtė e juaj, duke iu shprehur dashuri dhe miqėsi, edhe pse ata nuk kanė besuar nė tė vėrtetėn qė ka ardhur te ju. Ata e keqtrajtojnė tė dėrguarin, dhe juve, vetėm sepse ju besoni nė Zotin, Zotėruesin tuaj. Nėse mobilizoheni pėr tė luftuar pėr kauzėn Time, duke kėrkuar bekimet e Mia, si mund t’i doni ata fshehurazi? Unė jam tėrėsisht i vetėdijshėm pėr ēdo gjė qė fshihni, dhe ēdo gjė qė deklaroni. Ata mes jush qė e bėjnė kėtė nė tė vėrtetė janė humbur nga rruga e drejtė.

[60:2] Sa herė qė ju hasin juve, ata ju trajtojnė si armiq, dhe ju lėndojnė me duart dhe gjuhėt e tyre. Ata dėshirojnė qė ju tė mos besoni.

[60:3] Tė afėrmit tuaj dhe paratė tuaja nuk mund t’ju ndihmojnė. Nė Ditėn e Ringjalljes, Ai do tė gjykojė mes jush. Zoti ėshtė Pamės i ēdo gjėje qė bėni.

Ibrahimi: Shembull

[60:4] Njė shembull i mirė ėshtė vėnė pėr ju nga Ibrahimi dhe ata me tė. Ata iu thanė njerėzve tė tyre, “Ne ju bėjmė hasha juve dhe idhujve qė ju i adhuroni pėrveē Zotit. Ne prishemi me ju, dhe ju nuk do tė shihni asgjė prej nesh pėrveē armiqėsi dhe urrejtje derisa tė besoni nė VETĖM Zotin.”* Megjithatė, njė gabim u bė nga Ibrahimi kur ai i tha babait tė tij, “Unė do tė lutem qė ti tė jesh i falur,** por unė nuk posedoj aspak fuqi tė tė mbroj nga Zoti.” “Zotėruesi ynė, ne besojmė nė Ty, dhe tė nėnshtrohemi Ty; te Ti ėshtė pėrfundimi.

*60:4 Fjala arabe pėr “I VETĖM” (VAHDAHU) ndodhet vetėm gjashtė herė nė Kuran, njėra prej tyre i referohet zbatimit tė VETĖM Kuranit (17:46). Referimi pėr Zotin E VETĖM ndodhet nė 7:70, 39:45, 40:12 & 84, dhe 60:4. Shuma e kėtyre numrave (7+70+39+45+40+ 12+84+60+4) ėshtė e barabartė me 361, ose 19x19. Kjo thekson se tema kryesore e Kuranit ėshtė “Adhurimi i Zotit tė VETĖM.” Shih Shtojcėn 1.

**60:4 Ne mund tė lutemi pėr udhėzimin e idhujtarėve, jo faljen, pasi qė ligji i Zotit ėshtė qė idhujtaria ėshtė krimi i vetėm jo i falshėm (4:48 & 116).

[60:5] "Zotėruesi ynė, mos na le tė jemi tė shtypur nga ata qė nuk besuan, dhe falna. Ti je i Plotfuqishmi, Mė i Menēuri.”

[60:6] Njė shembull i mirė ėshtė vėnė nga ta pėr ata qė kėrkojnė Zotin dhe Ditėn e Fundit. Sa pėr ata qė refuzojnė, Zoti nuk ka nevojė (pėr ta), Mė i Falėnderuari.

[60:7] Zoti mund ta ndryshojė armiqėsinė mes jush dhe atyre nė dashuri. Zoti ėshtė i Gjithėfuqishėm. Zoti ėshtė Falės, i Mėshirshėm.

Ligj themelor i rregullimit tė marrėdhėnieve me pabesimtarė

[60:8] Zoti nuk ua ndalon juve tė shoqėroheni me ata qė nuk ju luftojnė pėr shkak tė fesė, dhe nuk ju dėbojnė nga shtėpitė tuaja. Ju mund tė shoqėroheni me ta dhe tė jeni tė drejtė ndaj tyre. Zoti i do tė drejtit.

[60:9] Zoti ju ndalon juve nga shoqėrimi me ata qė ju luftojnė pėr shkak tė fesė, ju dėbojnė nga shtėpitė tuaja, dhe lidhen sė bashku me tė tjerėt pėr t’ju syrgjynosur juve. Tė mos shoqėroheni me ta. Ata qė shoqėrohen me ta janė shkelėsit.

Nė rast lufte

[60:10] O ju qė besoni, kur gra besimtare (braktisin armikun dhe) kėrkojnė azil me ju, t’i testoni ato. Zoti ėshtė tėrėsisht i vetėdijshėm pėr besimin e tyre. Kur tė vlerėsoni qė ato janė besimtare, tė mos i ktheni ato te mosbesimtarėt. Ato nuk janė tė ligjshme tė mbeten tė martuara me ta, e as nuk duhet qė mosbesimtarėt tė lejohen tė martohen me to. Ktheni prapa pajat qė mosbesimtarėt kanė paguar. Nuk bėni gabim nėse martoheni me to, pėrderisa ua keni paguar pajėn e duhur. Mos i mbani gratė mosbesimtare (nėse dėshirojnė t’i bashkangjiten armikut). Mund tė kėrkoni nga to pajėn qė kishit paguar, dhe ata mund tė kėrkojnė ēka ata paguan. Kjo ėshtė rregull e Zotit; Ai rregullon mes jush. Zoti ėshtė i Gjithėdijshėm, Mė i Menēuri.

[60:11] Nėse gratė tuaja i bashkangjiten kampit tė armikut, dhe ju jeni tė detyruar tė luftoni, ta detyroni armikun t’i kompensojė burrat qė i humbėn gratė e tyre, duke iu dhėnė atyre atė qė kishin shpenzuar pėr gratė e tyre. T’ia keni dronė Zotit, nė tė cilin besoni.

[60:12] O ti profet, kur besimtaret (qė i braktisėn mosbesimtarėt) pėr tė kėrkuar azil te ti tė tė zotohen ty qė ato nuk do tė ngritin asnjė idhull pėrveē Zotit, as nuk do tė vjedhin, as nuk do tė kryejnė marrėdhėnie jashtėmartesore, as nuk do i vrasin fėmijėt e tyre, as tė trillojnė gėnjeshtra, as tė jenė tė pabindura ndaj fjalėve tua tė drejta, ta pranosh zotimin e tyre, dhe lutju Zotit qė t’i falė ato. Zoti ėshtė Falės, i Mėshirshėm.

[60:13] O ju qė besoni, mos u shoqėroni me njerėz me tė cilėt Zoti ėshtė i zemėruar, dhe qė janė tė ngulur nė mosbesim nė mėnyrė tė pashpresė; ata janė po aq tė pashpresė sa mosbesimtarėt qė janė tashmė nė varre.