Surja 61:  Kolona (Es-Saff)

[61:0] Nė emėr tė Zotit, Mirėbėrėsit, tė Mėshirshmit

[61:1] Duke e madhėruar Zotin ėshtė ēdo gjė nė qiej dhe ēdo gjė nė tokė. Ai ėshtė i Plotfuqishmi, Mė i Menēuri.

[61:2] O ju qė besuat, pse thoni ēka nuk bėni?

[61:3] Mė e neveritshmja para Zotit ėshtė qė tė thoni ēka nuk bėni.

[61:4] Zoti i do ata qė luftojnė pėr kauzėn e Tij tė bashkuar nė njė kolonė, si tullat nė njė mur.

[61:5] Kujtohuni qė Moisiu i tha njerėzve tė tij, “O njerėzit e mi, pse po mė lėndoni, edhe pse e dini qė jam i dėrguari i Zotit te ju?” Kur ata devijuan, Zoti i devijoi zemrat e tyre. Se Zoti nuk i udhėzon njerėzit shpirtligj.

I dėrguar pas Jezusit

[61:6] Kujtohuni qė Jezusi, i biri i Marisė, tha, “O Fėmijėt e Izraelit, unė jam i dėrguari i Zotit te ju, duke e konfirmuar Torahn dhe duke sjellė myzhde pėr njė tė dėrguar qė do tė vijė mas meje emri i tė cilit do tė jetė edhe mė i lavdėruar (Ahmed).” Pastaj, kur ai ua tregoi atyre provat e qarta, ata thanė, “Kjo ėshtė magji e shkathėt.”

[61:7] Kush ėshtė mė i keq se ai qė trillon rrena kundėr Zotit, dhe ėshtė duke u ftuar nė Nėnshtrim? Zoti nuk i udhėzon njerėzit e kėqij.

[61:8] Ata dėshirojnė ta shuajnė dritėn e Zotit me gojėt e tyre. Por Zoti insiston nė pėrkryerjen e dritės sė Tij, pėrkundėr mosbesimtarėve.

Profecia e madhe

[61:9] Ai e ka dėrguar tė dėrguarin e Tij me udhėzimin dhe fenė e vėrtetė, dhe do e bėjė t’i dominojė tė gjitha fetė, pėrkundėr adhuruesve tė idhujve.

Tregtia mė e mirė

[61:10] O ju qė besoni, le t’ju njoftoj Unė pėr njė tregti qė do t’ju shpėtojė prej njė ndėshkimi qė dhemb.

[61:11] Besoni nė Zotin dhe tė dėrguarin e Tij dhe pėrpiquni pėr Zotin me paratė tuaja, dhe jetėt tuaja. Kjo ėshtė tregtia mė e mirė pėr ju, veē sikur ta dinit.

[61:12] Si shpėrblim, Ai falė mėkatet tuaja, dhe ju pranon nė kopshte me prroje qė rrjedhin, me pallate tė bukura nė kopshtet e Edenit. Ky ėshtė triumfi mė i madh.

[61:13] Veē kėsaj, ju merrni diēka qė vėrtetė e doni; pėrkrahje nga Zoti dhe fitore tė garantuar. Jepu myzhde besimtarėve.

[61:14] O ju qė besoni, jini pėrkrahėsit e Zotit, sikur dishepujt e Jezusit, tė birit tė Marisė. Kur ai iu tha atyre, “Kush janė pėrkrahėsit e mi drejt Zotit,” thanė, “Ne jemi pėrkrahėsit e Zotit.” Pra, njė grup prej Fėmijėve tė Izraelit besoi, dhe njė grup tjetėr nuk besoi. Ne i ndihmuam ata qė besuan kundėr armikut tė tyre, derisa fituan.