Surja 63:  Hipokritėt (El-Munafikun)

[63:0] Nė emėr tė Zotit, Mirėbėrėsit, tė Mėshirshmit

[63:1] Kur hipokritėt vijnė te ti thonė, “Dėshmojmė qė ti je i dėrguari i Zotit.”* Zoti e din qė ti je i dėrguari i Tij, dhe Zoti dėshmon qė hipokritėt janė gėnjeshtarė.

*63:1 “Shtylla e parė e Islamit,” siē formulohet nė 3:18 ėshtė qė tė dėshmojmė qė Zoti ėshtė zoti i vetėm. Por shkollarėt e korruptuar “Mysliman” shtojnė “Muhamedi ėshtė i dėrguari i Zotit,” dhe kjo shkelė njė numėr urdhrash (shih 2:285). Strofa 63:1 ėshtė vendi i vetėm nė Kuran ku bėhet njė thėnie e tillė. Vetėm hipokritėt bėjnė njė thėnie tė tillė.

[63:2] Duke u paraqitur si fetarė, ata i zmbrapsin njerėzit nga rruga e Zotit. E tmerrshme vėrtetė ėshtė ēka ata bėjnė.

[63:3] Kjo ėshtė pėr shkak se ata besuan, pastaj nuk besuan. Kėshtu qė, mendjet e tyre janė tė bllokuara; nuk kuptojnė.

Njė pullė nė ballin e tyre

[63:4] Kur i sheh ata, mund tė tė lė pėrshtypje pamja e jashtme e tyre. Dhe kur flasin, mund tė dėgjosh elokuencėn e tyre. Ata janė si trungje qė qėndrojnė. Ata mendojnė qė ēdo thirrje ėshtė kundėr tyre. Kėta janė armiqtė e vėrtetė; ruajuni prej tyre. Zoti i mallkon ata; ata kanė devijuar.

[63:5] Kur u thuhet atyre, “Ejani le tė lutet i dėrguari i Zotit pėr faljen tuaj,” ata me tallje i kthejnė kokat e tyre, dhe i shihni se si i zmbrapsin tė tjerėt dhe sillen me mendjemadhėsi.

Miti i ndėrmjetėsimit shkatėrrohet*

[63:6] Ėshtė e njėjtė pėr ta, qoftė u lute pėr faljen e tyre, apo nuk u lute pėr faljen e tyre; Zoti nuk do i falė ata. Se Zoti nuk i udhėzon njerėzit shpirtligj.

*63:6 Miliona njerėz i idhujtarizojnė profetėt e tyre pėr shkak tė kėtij miti (Shtojca 8).

[63:7] Ata janė ata qė thonė, “Mos iu jepni para atyre qė ndoqėn tė dėrguarin e Zotit, ndoshta e braktisin!” Megjithatė, Zoti i posedon thesaret e qiejve dhe tokės, por hipokritėt nuk kuptojnė.

[63:8] Ata thonė, “Nėse kthehemi te qyteti, tė fuqishmit aty do i dėbojnė tė dobėtit (dhe ne do tė bėhemi viktima).” (Ata duhet ta dinė se) i gjithė dinjiteti i takon Zotit dhe tė dėrguarit tė Tij, dhe besimtarėve. Megjithatė, hipokritėt nuk dinė.

[63:9] O ju qė besoni, tė mos iu tėrhiqet vėmendja nga paratė tuaja dhe fėmijėt tuaj prej pėrkujtimit tė Zotit. Ata qė e bėjnė kėtė janė humbėsit.

[63:10] Tė jepni prej furnizimeve tona te ju para se tė vijė vdekja te ju, se mos po thoni, “Zotėruesi im, vetėm sikur tė mund ta shtyje kėtė pėr njė kohė tė shkurtėr! Atėherė do tė jem bamirės dhe t’iu bashkangjitem tė drejtėve!”

[63:11] Zoti nuk e shtynė kohėn e caktuar tė vdekjes pėr asnjė shpirt. Zoti ėshtė Njohės i tėrėsishėm i ēdo gjėje qė bėni.