[67:0]
Nė emėr tė Zotit, Mirėbėrėsit, tė Mėshirshmit
[67:1]
Mė i lartėsuari ėshtė Ai nė dorė tė tė cilit ėshtė i gjithė mbretėrimi, dhe Ai ėshtė
i Gjithėfuqishėm.
Qėllimi i jetės sonė*
[67:2]
Ai qė krijoi vdekje dhe jetė me qėllim qė tė dallojė ata mes jush qė do tė
bėnin mė mirė.* Ai ėshtė i Plotfuqishmi, Falėsi.
*67:2 Shih Hyrjen dhe Shtojcėn 7 pėr hollėsirat e qėllimit tė kėsaj bote.
[67:3]
Ai krijoi shtatė gjithėsi nė shtresa. Ti nuk sheh asnjė papėrsosmėri nė
krijimin nga Mirėbėrėsi. Kėqyr sa tė duash; a e sheh ndonjė tė metė?
[67:4]
Kėqyr pėr sė dyti; sytė e tu do tė kthehen tė shastisur dhe tė mposhtur.
[67:5]
Zbukuruam gjithėsinė mė tė ulėt me llamba, dhe i mbrojtėm kufijtė e saj me
predha kundėr djajve; pėrgatitėm pėr ta ndėshkim nė Ferr.
[67:6]
Pėr ata qė nuk besuan nė Zotėruesin e tyre, ndėshkimin e Xhehenemit. Ēfarė fati
i tmerrshėm.
[67:7]
Kur flaken nė tė, e dėgjojnė pėrderisa shpėrthen nė tym.
[67:8]
Gati sa nuk eksplodon nga vrulli. Sa herė njė grup flaket nė tė, rojat e tij do
i pyesin, A nuk pranuat paralajmėrues?
[67:9]
Ata do tė pėrgjigjen, Po vėrtetė; njė paralajmėrues na erdhi, por nuk besuam
dhe thamė, Zoti nuk shpalli asgjė. Ju jeni plotėsisht tė humbur.
[67:10]
Ata gjithashtu thanė, Po tė dėgjonim ose tė kuptonim, nuk do tė ishim mes
banuesve tė Ferrit!
[67:11]
Kėshtu, ata i rrėfyen mėkatet e tyre. Mjerė banuesit e Ferrit.
[67:12]
Sa pėr ata qė ia kanė dronė Zotėruesit tė tyre, edhe kur janė vetė, kanė
arritur falje dhe shpėrblim shumė tė madh.
[67:13]
I mbajtėt shprehjet fshehtė, apo i deklaruat, Ai ėshtė tėrėsisht i vetėdijshėm
pėr mendimet mė tė thella.
[67:14]
A nuk duhet ta njohė Ai ēka ka krijuar? Ai ėshtė Preciz, Mė Njohėsi.
[67:15]
Ai ėshtė Ai qė e vuri Tokėn nė shėrbimin tuaj. Enduni nėpėr skaje tė saj, dhe
hani nga furnizimet e Tij. Te Ai ėshtė mbledhja pėrfundimtare.
[67:16]
A keni garantuar se Ai nė qiell nuk do tė godasė tokėn dhe ta bėjė tė gremiset?
[67:17]
A keni garantuar se Ai nė qiell nuk do tė dėrgojė mbi ju njė stuhi tė fortė? A do
tė vlerėsoni atėherė vlerėn e paralajmėrimeve tė Mia?
[67:18]
Tė tjerė para tyre nuk kanė besuar; sa e tmerrshme ishte pagesa Ime!
[67:19]
A nuk i kanė parė zogjtė mbi ta tė renditur nė rreshta dhe me krahė tė hapur? Mirėbėrėsi
ėshtė Ai qė i mbanė ata nė ajėr. Ai ėshtė Pamės i tė gjitha gjėrave.
[67:20]
Ku janė ata ushtarė qė mund tju ndihmojnė kundėr Mirėbėrėsit? Vėrtetė,
mosbesimtarėt po mashtrohen.
[67:21]
Kush ėshtė ai qė ju furnizon, nėse Ai mban furnizimet e Tij? Vėrtetė, ata janė
zhytur thellė nė shkelje dhe neveri.
[67:22]
A ėshtė ai qė ecė pėrderisa ėshtė i rrėzuar me fytyrė pėr balte mė mirė i
udhėzuar, apo ai qė ecė nė rrugėn e drejtė?
[67:23]
Thuaj, Ai ėshtė qė ju nisi juve, dhe ju dhuroi dėgjimin tuaj, sytė, dhe trutė.
Rrallė jeni mirėnjohės.
[67:24]
Thuaj, Ai ėshtė Ai qė ju vendosi nė tokė, dhe para Tij do tė mblidheni.
[67:25]
Ata sfidojnė: Kur do tė vijė ajo profeci, nėse jeni tė sinqertė?
[67:26]
Thuaj, Njohuria e tillė ėshtė me Zotin; unė nuk jam mė shumė se njė
paralajmėrues i qartė.
[67:27]
Kur ata ta shohin duke ndodhur, fytyrat e atyre qė nuk besuan do tė bėhen tė
vrerosura, dhe do tė shpallet: Kjo ėshtė me ēka dikur talleshit.
[67:28]
Thuaj, Nėse Zoti vendosė tė mė asgjėsojė mua dhe ata me mua, ose tė derdhė
mėshirėn e Tij mbi ne, kush ėshtė ai qė mund ti mbrojė mosbesimtarėt nga njė
ndėshkim qė dhemb?
[67:29]
Thuaj, Ai ėshtė Mirėbėrėsi; besojmė nė Tė, dhe kemi besim nė Tė. Padyshim do e
merrni vesh kush ėshtė vėrtetė larg nė humbje.
[67:30]
Thuaj, Ēka nėse uji juaj fundoset larg, kush do tju furnizojė me ujė tė
pastėr?