Surja 68:  Lapsi (El-Kalem)

[68:0] Nė emėr tė Zotit, Mirėbėrėsit, tė Mėshirshmit

[68:1] NuN,* lapsi, dhe ēka ata (njerėzit) shkruajnė.

*68:1 “NuN” ėshtė e veēantė mes inicialeve tė mrekullueshme tė Kuranit. Shih Shtojcėn 1.

[68:2] Ti ke arritur bekim shumė tė madh nga Zotėruesi yt; nuk je i ēmendur.

[68:3] Ke arritur shpėrblim qė ėshtė fare mirė i merituar.

[68:4] Je i bekuar me karakter shumė tė moralshėm.

[68:5] Do tė shohėsh, dhe do e shohin.

[68:6] Cili prej jush jeni tė mallkuar.

[68:7] Zotėruesi yt ėshtė tėrėsisht i vetėdijshėm pėr ata qė humbėn larg rrugės sė Tij, dhe Ai ėshtė tėrėsisht i vetėdijshėm pėr ata qė janė tė udhėzuar.

[68:8] Mos iu bind refuzuesve.

[68:9] Ata dėshirojnė tė bėsh kompromis, qė edhe ata tė mund tė bėjnė kompromis.

[68:10] Mos iu bind asnjė tė poshtrit qė bėn be.

[68:11] Shpifėsit, pėrgojuesit.

[68:12] Ndaluesit tė bamirėsisė, shkelėsit, mėkatarit.

[68:13] Jo mirėnjohės, dhe lakmues.

[68:14] Edhe pse ai posedon mjaft para dhe fėmijė.

[68:15] Kur shpalljet tona i recitohen atij, thotė, “Pėrralla tė moēme!”

[68:16] Do ia shėnojmė fytyrėn.

[68:17] I kemi testuar ata si i kemi testuar pronarėt e kopshtit qė bėnė be se do e vjelin nė mėngjes.

[68:18] Ata ishin aq absolutisht tė sigurt.

[68:19] Njė (stuhi) kalimtare nga Zotėruesi yt kaloi nga ai pėrderisa ata ishin nė gjumė.

[68:20] Nė mėngjes, ishte shkret.

[68:21] E thirrėn njėri tjetrin nė mėngjes.

[68:22] “Le tė shkojmė t’i vjelim tė mbjellat.”

[68:23] Rrugės, i thanė njėri tjetrit nė fshehtėsi.

[68:24] Se prej atėherė e tutje, asnjėri prej tyre nuk do tė ishte i varfėr.

[68:25] Ata ishin aq krejtėsisht tė sigurt pėr vjeljen e tyre.

[68:26] Por kur e panė, thanė, “Sa gabim ishim!

[68:27] "Tash, nuk kemi asgjė!”

Ėshtė dashur tė thonė: “Dashtė Zoti.”

[68:28] Tė drejtit mes tyre thanė, “Vetėm sikur tė madhėronit (Zotin)!”

[68:29] Ata thanė, “I madhėruar qoftė Zotėruesi ynė. Kemi bėrė shkelje.”

[68:30] Filluan ta fajėsojnė njėri tjetrin.

[68:31] Thanė, “Mjerė ne. Mėkatuam.

[68:32] "Na dhuroftė Zotėruesi ynė njė mė tė mirė. Pendohemi te Zotėruesi ynė.”

[68:33] E tillė ishte pagesa. Por ndėshkimi i Pėrjetėsisė ėshtė shumė mė i keq, veē sikur ta dinin.

[68:34] Tė drejtit kanė merituar, te Zotėruesi i tyre, kopshte hareje.

[68:35] A t’i trajtojmė tė Nėnshtruarit si kriminelėt?

[68:36] Ēka nuk ėshtė nė rregull me logjikėn tuaj?

[68:37] A keni libėr tjetėr pėr t’iu pėrmbajtur?

[68:38] Nė tė, a gjeni ēfarėdo qė dėshironi?

[68:39] Apo, mos keni pranuar garancion tė sigurt nga ne qė ju dhuron ēfarėdo qė dėshironi nė Ditėn e Ringjalljes?

[68:40] Pyeti ata, “Kush e garanton kėtė pėr ju?”

[68:41] A kanė idhuj? Le t’i ndihmojnė idhujt e tyre, nėse janė tė sinqertė.

[68:42] Do tė vijė dita kur ata do tė ekspozohen, dhe do tė kėrkohet nga ta qė tė bien nė pėrulje, por ata nuk do tė munden.

[68:43] Me sytė e tyre tė ulur, poshtėrimi do i mbulojė. U ftuan tė bien nė pėrulje kur ishin tė pacenuar dhe tė aftė.

[68:44] Prandaj, le tė merrem Unė me ata qė refuzuan kėtė Hadith; do i ēojmė kah nuk ua merr mendja.

[68:45] Do tė lėshoj pe mjaft; Planifikimi im ėshtė i fortė.

[68:46] A po iu kėrkon atyre para, e ata po ngarkohen nga gjoba?

[68:47] A e dinė ata tė ardhmen? A e kanė tė regjistruar?

[68:48] Tė kėmbėngulėsh me durim nė zbatimin e urdhrave tė Zotėruesit tėnd. Mos u bė si (Jona) qė thirri nga brendėsia e peshkut.

[68:49] Po tė mos ishte hirėsi e Zotėruesit tė tij, ai do tė nxirrej nė shkretėtirė si mėkatar.

[68:50] Por Zotėruesi i tij e bekoi atė, dhe e bėri tė drejtė.

[68:51] Ata qė nuk besuan e shfaqin pėrqeshjen e tyre nė sytė e tyre kur e dėgjojė lajmin dhe thonė, “Ai ėshtė i ēmendur!”

[68:52] Nė fakt ėshtė lajm pėr botėn.