[69:0]
Nė emėr tė Zotit, Mirėbėrėsit, tė Mėshirshmit
[69:1]
E pakontestueshmja (ngjarje).
[69:2]
Ēka ėshtė e pakontestueshmja!
[69:3]
Ėshtė vėrtetė e pakontestueshme.
[69:4]
Themudi dhe Adi nuk besuan nė Tronditjen.
[69:5]
Sa pėr Themudin, ata u asgjėsuan nga (tėrmeti) shkretues.
[69:6]
Sa pėr Adin, ata u asgjėsuan nga njė stuhi e fortė, e vazhdueshme.
[69:7]
Ai e lėshoi atė mbi ta pėr shtatė net e tetė ditė, me forcė. Mund ti shihje
njerėzit tė hedhur pėrreth si tė ishin trungje palmash tė kalbura.
[69:8]
A mund tė gjesh ndonjė gjurmė tė tyre?
[69:9]
Faraoni, tė tjerėt para tij, dhe mėkatuesit (e Sodomės) ishin shpirtligj.
[69:10]
Ata nuk iu bindėn tė dėrguarit tė Zotėruesit tė tyre. Si pasojė, Ai ua pagoi
atyre njė pagesė shkretuese.
[69:11]
Vėrshimi ishte shkretues, kėshtu qė ju bartėm nė (arkėn) lundruese.
[69:12]
Atė e bėmė mėsim pėr ju, qė cilido vesh qė dėgjon tė mund tė kuptojė.
[69:13]
Kur ti bihet bririt njė herė.
[69:14]
Toka dhe malet do tė fluturisen dhe tė thėrrmohen; krejtėsisht tė thėrrmuara.
[69:15]
Atėherė i vjen dita ngjarjes sė pashmangshme.
[69:16]
Qielli do tė ēahet, dhe tė prishet.
[69:17]
Engjėjt do tė qėndrojnė skaj mė skaj, dhe pushteti i Zotėruesit tėnd pastaj do
tė pėrfshijė tetė (gjithėsi).*
*69:17 Kjo tokė ėshtė plot vuajtje pėr shkak tė
largėsisė fizike tė saj nga Zoti, pasi qė ajo ėshtė nė gjithėsinė e shtatė
(7:143). Nė Pėrjetėsi, njė gjithėsi e tetė do tė krijohet qė do tė jetė edhe mė
larg se gjithėsia jonė e shtatė; ajo do tė quhet Ferr (89:23).
[69:18]
Nė atė ditė, do tė ekspozoheni, asgjė e juaja nuk mund tė fshihet.
Besimtarėt
[69:19]
Sa pėr atė qė pranon regjistrin e tij me dorėn e tij tė djathtė, do tė thotė,
Ejani lexojeni regjistrin tim.
[69:20]
"Unė besova se do tė jepja llogari.
[69:21]
Ai ka merituar jetė tė lumtur.
[69:22]
Nė Parajsė tė lartėsuar.
[69:23]
Frutat e saj janė lehtė tė arritshme.
[69:24]
Hani e pini nė lumturi si shpėrblim pėr punėt tuaja nė ditėt e kaluara.
Mosbesimtarėt
[69:25]
Sa pėr atė qė i jepet regjistri i tij nė dorėn e tij tė majtė, ai do tė thotė,
Ah sikur tė mos pranoja regjistrin tim kurrė.
[69:26]
"Ah sikur tė mos e dija kurrė llogarinė time.
[69:27]
"Ah sikur vdekja ime tė ishte e pėrhershme.
[69:28]
"Paratė e mia nuk mund tė mė ndihmojnė.
[69:29]
"E gjithė fuqia ime iku.
[69:30]
Merrnie atė dhe prangosnie.
[69:31]
Digjnie atė nė Ferr.
[69:32]
Nė njė zinxhirė qė ėshtė i gjatė shtatėdhjetė kutė, lidheni.
[69:33]
Se ai nuk besoi nė Zotin, Mė tė Madhin.
[69:34]
As nuk e pėrkrahu tė ushqyerit e tė varfėrve.
[69:35]
Si pasojė, ai nuk ka asnjė shok kėtu.
[69:36]
As ndonjė ushqim, pėrveē llojit tė hidhur.
[69:37]
Ushqim pėr mėkatarėt.
[69:38]
Betohem me ēka shihni.
[69:39]
Dhe ēka nuk shihni.
[69:40]
Ky (Kuran) ėshtė shprehja e njė tė dėrguari tė nderuar.
[69:41]
E jo shprehja e njė poeti; rrallė besoni.
[69:42]
As shprehja e njė fallxhiu; rrallė merrni vesh.
[69:43]
Shpallje prej Zotėruesit tė gjithėsisė.
Muhamedit nuk i lejohej tė nxjerrė asnjė mėsim fetar
[69:44]
Po tė shprehte ai ndonjė mėsim tjetėr.
[69:45]
Do e kishim ndėshkuar.
[69:46]
Do i kishim ndėrprerė shpalljet te ai.
[69:47]
Askush prej jush nuk do tė mund ti ndihmonte.
[69:48]
Ky ėshtė njė kujtim pėr tė drejtit.
[69:49]
E dimė; disa prej jush janė refuzues.
[69:50]
Nuk ėshtė tjetėr pos pikėllim pėr mosbesimtarėt.
[69:51]
Ėshtė e vėrteta absolute.
[69:52]
Prandaj, ta madhėrosh emrin e Zotėruesit tėnd, Mė tė Madhit.