[7:0]
Nė emėr tė Zotit, Mirėbėrėsit, tė Mėshirshmit
[7:1]
A. L. M. S.*
*7:1 Shih Shtojcėn 1 pėr funksionin e kėtyre inicialeve nė mrekullinė
matematikore tė Kuranit.
[7:2]
Ky shkrim tė ėshtė shpallur ty tė mos ushqesh dyshim pėr tė nė zemrėn tėnde
qė tė mund tė paralajmėrosh me tė, dhe tua kujtosh besimtarėve.
[7:3]
Tė gjithė ju tė ndiqni ēka ju ėshtė shpallur prej Zotėruesit tuaj; mos ndiqni
asnjė idhull pėrveē Tij. Rrallė merrni vesh.
[7:4]
Sa e sa shoqėri i kemi asgjėsuar; ata vetėshkaktuan ndėshkimin tonė derisa
ishin nė gjumė, ose tė zgjuar.
[7:5]
Shprehja e tyre kur ndėshkimi ynė u erdhi atyre ishte: Vėrtetė, kemi qenė
shkelės.
[7:6]
Padyshim do i marrim nė pyetje ata qė pranuan lajmin, dhe do i marrim nė pyetje
tė dėrguarit.
[7:7]
Do i njoftojmė me dijen se nuk mungonim.
[7:8]
Peshoret do tė fiksohen atė ditė, me barazi. Ata peshat e tė cilėve janė tė
rėnda do tė jenė fituesit.
[7:9]
Sa pėr ata peshat e tė cilėve janė tė lehta, do tė jenė ata qė i humbėn
shpirtrat e tyre* si pasojė e shpėrfilljes sė shpalljeve tona, padrejtėsisht.
*7:9 Dėshtimi qė tia vėmė veshin Krijuesit tonė
ēon nė uri shpirtėrore dhe dikur nė humbje tė shpirtit.
[7:10]
Ju themeluam nė tokė, dhe ju kemi furnizuar me mjete tė jetesės nė tė. Rrallė
jeni mirėnjohės.
[7:11]
Ju krijuam, pastaj ju formėsuam, pastaj iu thamė engjėjve, Pėruljuni Ademit.
Ata u pėrulėn, pėrveē Iblisit (Dreqit); ai nuk ishte me ata qė u pėrulėn.
Testi fillon
[7:12]
Ai tha, Ēka tė pengoi tė pėrulesh kur tė porosita? Ai tha, Unė jam mė i mirė
se ai; Mua mė krijove prej zjarri, e atė e krijove prej balte.
[7:13]
Tha, Prandaj, duhet tė zbresėsh, se nuk ke pėr tė qenė mendjemadh kėtu. Dil;
je poshtėruar.
[7:14]
Tha, Shtyma afatin, deri nė Ditėn e Ringjalljes.
[7:15]
Tha, Tė ėshtė shtyrė afati.
[7:16]
Tha, Pasi qė Ti ke dashur qė unė tė humbė,* unė do iu dal atyre tinėz nė rrugėn
Tėnde tė drejtė.
*7:16 Dreqi ėshtė gėnjeshtar i vėrtetuar, e edhe
ata qė i takojnė atij (shih 2:36, 6:22-23, & 7:20-22).
[7:17]
Do iu mėsyhem nga para tyre, dhe nga mbrapa tyre, dhe nga e djathta e tyre, dhe
nga e majta e tyre, dhe do e gjesh se shumica e tyre janė mosmirėnjohės.
[7:18]
Tha, Dil nga aty, i pėrbuzur dhe i mposhtur. Ata prej tyre qė tė ndjekin, do e
mbushė Ferrin me ju tė gjithė.
[7:19]
Sa pėr ty, Adem, bano me gruan tėnde nė Parajsė, dhe hani aty kah tė doni, por
mos iu afroni kėsaj peme, se bini nė mėkat.
[7:20]
Djalli iu pėshpėriti atyre, pėr tua zbuluar trupat e tyre, qė ishin tė
padukshėm pėr ta. Tha, Zotėruesi juaj nuk ju ndaloi nga ky lis, pėrveē qė tju
pengojė tė bėheni engjėj, dhe tė arrini ekzistencė tė pėrjetshme.
[7:21]
Ai iu bėri be, Unė po ju jap kėshillė tė mirė.
[7:22]
Kėshtu i mashtroi me gėnjeshtra. Sapo e shijuan pemėn, trupat e tyre u bėnė tė
dukshėm pėr ta, dhe ata u munduan ta mbulojnė veten me gjethet e Parajsės. Zotėruesi
i tyre u thirri: A nuk ju ndalova nga ajo pemė, dhe ju paralajmėrova qė djalli
ėshtė armiku juaj mė i flaktė?
[7:23]
Thanė, Zotėruesi ynė, i kemi bėrė keq shpirtrave tonė, dhe po tė mos na falėsh
dhe tė kesh mėshirė ndaj nesh, do tė jemi humbės.
[7:24]
Tha, Zbritni si armiq tė njėri tjetrit. Nė tokė tė jetė vendbanimi dhe
furnizimi juaj pėr ca kohė.
[7:25]
Tha, Nė tė do tė jetoni, nė tė do tė vdisni, dhe prej saj do tė nxirreni.
[7:26]
O fėmijėt e Ademit, ju kemi furnizuar me veshje pėr ta mbuluar trupin tuaj, si
dhe pėr salltanet. Por veshja mė e mirė ėshtė veshja e drejtėsisė. Kėto janė
disa nga shenjat e Zotit, qė tė mund tė marrin vesh.
[7:27]
O fėmijėt e Ademit, mos e lejoni djallin tju mashtrojė si ju mashtroi kur
shkaktoi dėbimin e prindėrve tuaj nga Parajsa, dhe heqjen e veshjeve tė tyre
pėr tua ekspozuar trupat e tyre. Ai dhe fisi i tij ju shohin, pėrderisa ju nuk
i shihni. Ne i caktojmė djajtė si shoqėrues tė atyre qė nuk besojnė.
Ekzamino tė gjitha informatat e trashėguara
[7:28]
Ata kryejnė njė mėkat tė tepėrt, thonė, Ne i gjetėm prindėrit tanė duke bėrė
kėshtu, dhe Zoti na ka urdhėruar qė ta bėjmė. Thuaj, Zoti nuk pėrkrahė mėkat.
A po thoni pėr Zotin ēka nuk dini?
[7:29]
Thuaj, Zotėruesi im pėrkrahė drejtėsinė, dhe devotshmėrinė ndaj vetėm Atij nė
secilin vend tė adhurimit. Tia kushtoni adhurimin tuaj plotėsisht vetėm Atij.
Ashtu si ju nisi juve, ju pėrfundimisht do tė ktheheni te Ai.
Ruaju: Ata besojnė se janė tė udhėzuar
[7:30]
Disa i udhėzoi, pėrderisa tė tjerėt janė tė parashtruar nė humbje. Ata i kanė
marrė djajtė si sundues tė tyre, nė vend tė Zotit, e prapėseprapė besojnė se
janė tė udhėzuar.
Vishuni mirė pėr nė vendlutje (Xhami)
[7:31]
O fėmijėt e Ademit, tė jeni tė pastėr dhe tė visheni mirė kur shkoni nė
vendlutje. Dhe hani e pini pa e tepruar; Me tė vėrtetė, Ai nuk i do grykėsit.
Ndalesat e shpikura dėnohen
[7:32]
Thuaj, Kush i ndaloi gjėrat e mira qė Zoti i ka krijuar pėr krijesat e Tij,
dhe furnizimet e mira? Thuaj, Furnizimet e tilla janė pėr ti kėnaqur ata qė
besojnė. Plus, furnizimet e mira do tė jenė veēanėrisht pėr ta nė Ditėn e
Ringjalljes. Kėshtu i shpjegojmė shpalljet pėr njerėzit qė dinė.
[7:33]
Thuaj, Zotėruesi im ndalon vetėm veprat e kėqija, qofshin haptas apo fshehtas,
dhe mėkatet, dhe agresionin e padrejtė, dhe ngritjen e idhujve tė pafuqi
pėrkrah Zotit, dhe thėniet pėr Zotin qė nuk janė tė bazuara nė dije.
[7:34]
Pėr secilėn shoqėri ėshtė afati i paracaktuar. Kur kohės sė tyre i vjen fundi,
ata nuk mund ta shtyjnė as pėr njė orė, e as ta ngusin.
Tė dėrguarė nga mesi juaj
[7:35]
O fėmijėt e Ademit, kur tė dėrguarė vijnė te ju nga mesi juaj, dhe jua
recitojnė shpalljet e Mia, ata qė marrin vesh dhe ēojnė jetė tė drejtė, nuk
kanė pse tė frikėsohen, as nuk do tė brengosen.
[7:36]
Sa pėr ata qė refuzojnė shpalljet tona, dhe janė shumė mendjemėdhenj pėr tiu
pėrmbajtur atyre, kanė vetėshkaktuar Ferr, ku qėndrojnė pėrgjithmonė.
[7:37] Kush ėshtė mė i keq se ata qė
shpikin gėnjeshtra pėr Zotin, ose refuzojnė shpalljet e Tij? Kėta do tė marrin
hisen e tyre, nė pėrputhje me shkrimin, pastaj, kur tė dėrguarit tanė vijnė ti
pėrfundojnė jetėt e tyre, do tė thonė, Ku janė idhujt qė dikur iu luteshit
pėrkrah Zotit? Ata do tė thonė, Na kanė braktisur. Do tė dėshmojnė kundėr
vetes se ishin mosbesimtarė.
Fajėsime tė dyanshme
[7:38]
Ai do tė thotė, Hyni me shoqėritė paraprake tė xhinėve dhe njerėzve nė Ferr.
Sa herė qė ndonjė grup hyn, do e mallkojnė grupin paraardhės. Kur tė jenė tė
gjithė brenda, mė i vonshmi grup do tė thotė pėr paraprakun, Zotėruesi ynė,
kėta janė ata qė na ēorientuan. Jepu dyfish ndėshkim tė Ferrit. Ai do tė
thotė, Secili pranon dyfish, por nuk e dini.
[7:39]
Grupi paraardhės do i thotė grupit tė mėvonshėm, Pasi qė kishit pėrparėsi ndaj
nesh, shijojeni ndėshkimin pėr vetė mėkatet tuaja.
Refuzimi i shpalljeve tė Zotit: Krim i pafalshėm
[7:40]
Padyshim, ata qė refuzojnė shpalljet tona dhe janė shumė mendjemėdhenj pėr tiu
pėrmbajtur atyre, portat e qiellit nuk do tė hapen pėr ta, as nuk do tė hyjnė
nė Parajsė nė mos kaloftė deveja pėrmes vrimės sė gjilpėrės. Kėshtu i paguajmė
fajtorėt.
[7:41]
Ata kanė vetėshkaktuar Ferr si vendbanim; do tė kenė barriera mbi ta. Kėshtu i
paguajmė shkelėsit.
[7:42]
Sa pėr ata qė besojnė dhe ēojnė jetė tė drejtė nuk e ngarkojmė asnjė shpirt
pėrtej mundėsive tė tij kėta do tė jenė banuesit e Parajsės. Ata rrojnė aty
pėrgjithmonė.
Me hirėsinė e Zotit
[7:43]
Ne do tė heqim krejt xhelozinė nga zemrat e tyre. Lumenj do tė rrjedhin nėn ta,
dhe ata do tė thonė, Qoftė i lartmadhėruar Zoti se na udhėzoi. Kurrsesi nuk do
tė udhėzoheshim, po tė mos na kishte udhėzuar Zoti. Tė dėrguarit e Zotėruesit
tonė tė vėrtetėn na sollėn. Atyre do tu thirret: Kjo ėshtė Parajsa juaj. E
keni trashėguar, si shpėrblim pėr punėt tuaja.
[7:44]
Banuesit e Parajsės do tu thėrrasin banuesve tė Ferrit: Ne e kemi gjetur
premtimin e Zotėruesit tonė tė jetė e vėrteta; a e keni gjetur ju premtimin e Zotėruesit
tuaj tė jetė e vėrteta? Ata do tė thonė, Po. Njė shpallės mes tyre do tė
shpallė: Dėnimi i Zotit iu ka rėnė shkelėsve;
[7:45]
"qė zmbrapsin nga rruga e Zotit, dhe pėrpiqen ta bėjnė tė shtrembėt, dhe,
sa i pėrket Pėrjetėsisė, ata janė mosbesimtarė.
[7:46]
Njė barrierė i ndanė ata, pėrderisa Purgatori* ėshtė i zėnė nga njerėz qė e
njohin secilėn anė nga pamja e tyre. Ata do tu thėrrasin banuesve tė Parajsės:
Paqja qoftė mbi ju. Ata nuk hynė (nė Parajsė) me anė tė shpresave tė kota.
*7:46-49 Fillimisht, do tė jenė 4 vende: (1) Qielli
(Parajsa) i Lartė, (2) Qielli (Parajsa) i Ulėt, (3) Purgatori, dhe (4) Ferri.
Purgatori do i bashkėngjitet Qiellit tė Ulėt.
[7:47]
Kur ata i kthejnė sytė e tyre drejt banuesve tė Ferrit, do tė thonė, Zotėruesi
ynė, mos na vendos me kėta njerėz tė kėqij.
Shumica tė mallkuar
[7:48]
Banuesit e Purgatorit do tu thėrrasin njerėzve qė i njohin nga pamja e tyre,
duke thėnė, Numri juaj i madh nuk ju bėri dobi nė asnjė mėnyrė, e as
mendjemadhėsia juaj.
[7:49]
"A janė ata njerėzit qė bėnit be qė Zoti nuk do i prekė me mėshirė?
(Njerėzve nė Purgator pastaj do tu thuhet,) Hyni nė Parajsė; nuk keni pse tė
frikėsoheni, as nuk do tė brengoseni.
[7:50]
Banuesit e Ferrit do tu thėrrasin banuesve tė Parajsės: Lėreni tė rrjedhė
drejt nesh pak nga uji juaj ose nga furnizimet e Zotit pėr ju. Ata do tė
thonė, Zoti i ka ndaluar ato pėr mosbesimtarėt.
[7:51]
Ata qė nuk e marrin fenė e tyre seriozisht, dhe janė plotėsisht tė preokupuar
me jetėn e kėsaj bote, ne i harrojmė atė ditė, sepse ata e harruan atė ditė,
dhe sepse ata mohuan shpalljet tona.
Kurani: Krejtėsisht i hollėsishėm
[7:52]
Ne u kemi dhėnė atyre njė shkrim qė ėshtė krejtėsisht i hollėsishėm, me dituri,
udhėzim, dhe mėshirė pėr njerėzit qė besojnė.
[7:53]
A po presin derisa tė gjitha (profecitė) tė pėrmbushen? Ditėn kur pėrmbushja e
tillė vjen, ata qė e shpėrfillėn nė tė kaluarėn do tė thonė, Tė dėrguarit e Zotėruesit
tonė e kanė sjellė tė vėrtetėn. A ka ndonjė ndėrmjetėsues pėr tė ndėrmjetėsuar
pėr ne? A do tė na dėrgonit prapa, qė ta ndryshojmė sjelljen tonė, dhe tė bėjmė
punė mė tė mira se ato qė i bėmė? Ata i kanė humbur shpirtrat e tyre, dhe vetė
shpikjet e tyre e kanė shkaktuar mallkimin e tyre.
[7:54]
Zotėruesi juaj ėshtė ai Zoti, qė krijoi qiejt dhe tokėn pėr gjashtė ditė,* dhe
mori ēdo gjė nė dorė. Nata e kaplon ditėn, pėrderisa e ndjekė vazhdimisht, dhe
dielli, hėna dhe yjet janė bėrė tė shėrbejnė me urdhrin e Tij. Absolutisht, Ai
i ka nėn kontroll tė gjitha krijesat dhe tė gjitha urdhrat. Mė i Lartėsuari
ėshtė Zoti, Zotėruesi i gjithėsisė.
*7:54 Gjashtė ditėt e krijimit janė alegorike; ato
shėrbejnė si metėr pėr tė na lejuar tė dimė ndėrlikueshmėrinė relative tė
planetit Tokė pambarimisht tė vogėl ajo ėshtė krijuar pėr 4 ditė (shih
41:10).
[7:55]
Ta adhuroni Zotėruesin tuaj publikisht dhe privatisht; Ai nuk i do shkelėsit.
[7:56]
Mos e korruptoni tokėn pasi qė ėshtė rregulluar, dhe adhuronie Atė nga druajtja
dhe shpresa. Padyshim, mėshira e Zotit ėshtė e arritshme pėr tė drejtit.
[7:57]
Ėshtė Ai qė dėrgon erėrat me myzhde, si mėshirė prej duarve tė Tij. Kur ato
mbledhin re tė rėnduara, i dėrgojmė ato nė tokė tė vdekur, dhe lėshojmė ujė nga
to, pėr tė prodhuar me tė tė gjitha llojet e frutave. Kėshtu i ringjallim tė
vdekurit, qė tė mund tė jeni tė vėmendshėm.
[7:58]
Toka e mirė me tė mirė prodhon bimėt e saj me lejen e Zotėruesit tė saj, kurse
toka e keqe vėshtirė se prodhon ndonjė gjė tė pėrdorshme. Kėshtu i shpjegojmė
shpalljet pėr njerėzit qė janė mirėnjohės.
Nuhu
[7:59]
Ne dėrguam Nuhun te njerėzit e tij, duke thėnė, O njerėzit e mi, adhuronie Zotin;
nuk keni asnjė zot tjetėr pėrkrah Tij. Kam frikė se do tė ndėshkoheni nė ditėn e
hatashme.
[7:60]
Udhėheqėsit mes njerėzve tė tij thanė, Po e shohim se je larg nė humbje.
[7:61]
Ai tha, O njerėzit e mi, nuk jam i humbur; jam i dėrguar nga Zotėruesi i
gjithėsisė.
[7:62]
"Unė ju sjell juve lajmin e Zotėruesit tim, dhe ju kėshilloj, dhe unė di
prej Zotit ēka ju nuk dini.
[7:63]
"A shumė ēudi po ju duket qė njė paralajmėrim tė vijė te ju nga Zotėruesi
juaj, nėpėrmjet njė njeriu si ju, pėr tju paralajmėruar, dhe pėr tju ēuar nė
drejtėsi, qė tė mund tė arrini mėshirė?
[7:64]
Ata e refuzuan atė. Si pasojė, ne e shpėtuam atė dhe ata qė ishin me tė nė
arkė, dhe i pėrmbytėm ata qė refuzuan shpalljet tona; ata ishin tė verbėr.
Hudi
[7:65]
Te Adi dėrguam vėllanė e tyre Hudin. Tha, O njerėzit e mi, adhuronie Zotin;
nuk keni asnjė zot tjetėr pėrkrah Tij. Pra, a do tė zbatoni drejtėsinė?
[7:66]
Udhėheqėsit qė nuk besuan mes njerėzve tė tij thanė, Po e shohim qė sillesh si
i marrė, dhe ne mendojmė se je gėnjeshtar.
[7:67]
Tha, O njerėzit e mi, nuk ka aspak marrėzi nė mua; jam i dėrguar nga Zotėruesi
i gjithėsisė.
[7:68]
"unė sjell te ju lajmin e Zotėruesit tim, dhe sinqerisht po ju kėshilloj.
[7:69]
"A shumė ēudi po ju duket qė njė lajm tė vijė te ju nga Zotėruesi juaj,
nėpėrmjet tė njė njeriu si ju, pėr tju paralajmėruar? Kujtohuni se si Ai ju
bėri trashėgimtarė pas njerėzve tė Nuhut, dhe e shumėfishoi numrin tuaj.
Pėrkujtoni bekimet e Zotit, qė tė mund tia dilni.
Ndjekja e prindėrve verbėrisht: Tragjedia e njeriut
[7:70]
Ata thanė, A ke ardhur tė na bėsh tė adhurojmė vetėm Zotin, dhe tė braktisim
ēka prindėrit tanė dikur adhuronin? Ne tė sfidojmė ty tė sjellėsh dėnimin me tė
cilin na kėrcėnon, nėse je i sinqertė.
[7:71]
Ai tha, Keni vetėshkaktuar mallkim dhe zemėrim nga Zotėruesi juaj. A grindeni
me mua nė mbrojtje tė shpikjeve qė i keni trilluar ju dhe prindėrit tuaj tė
cilat kurrė nuk u autorizuan nga Zoti? Prandaj, prisni edhe unė bashkė me ju po
pres.
[7:72]
Ne pastaj e shpėtuam atė dhe ata me tė, me mėshirė prej nesh, dhe i asgjėsuam
ata qė refuzuan shpalljet tona dhe refuzuan tė jenė besimtarė.
Salihu
[7:73]
Te Themudi dėrguam vėllanė e tyre Salihun. Tha, O njerėzit e mi, adhuronie Zotin;
nuk keni asnjė zot tjetėr pėrkrah Tij. Provė u ėshtė dhėnė juve nga Zotėruesi
juaj: ja ku ėshtė deveja e Zotit, pėr tė shėrbyer si njė shenjė pėr ju. Lėreni
tė hajė prej tokės sė Zotit, dhe mos i shkaktoni ndonjė lėndim, se mos
vetėshkaktoni ndėshkim qė dhemb.
[7:74]
"Kujtohuni qė ju bėri trashėgimtarė pas Adit, dhe ju themeloi nė tokė,
duke ndėrtuar pallate nė fushat e saj, dhe duke gdhendur shtėpi prej maleve tė
saj. Ti pėrkujtoni bekimet e Zotit, dhe mos endeni tė korruptuar nėpėr tokė.
Lajmi i dėrguar: Provė e dėrguarėsisė
[7:75]
Udhėheqėsit mendjemėdhenj mes njerėzve tė tij u thanė njerėzve tė rėndomtė qė
besuan, Si e dini qė Salihu ėshtė dėrguar nga Zotėruesi i tij? Ata thanė,
Lajmi qė solli na bėri besimtarė.
[7:76]
Mendjemėdhenjtė thanė, Ne nuk besojmė nė atė qė ju besoni.
[7:77]
Mė pas, ata e therėn devenė, bėnė kryengritje kundėr urdhrit tė Zotėruesit tė
tyre, dhe thanė, O Salih, sille dėnimin me tė cilin na kėrcėnon, nėse vėrtetė
je i dėrguar.
[7:78]
Si pasojė, tėrmeti i asgjėsoi, duke i lėnė tė vdekur nė shtėpitė e tyre.
[7:79]
Ai ua ktheu shpinėn atyre, duke thėnė, O njerėzit e mi, unė e kam sjellė
lajmin e Zotėruesit tim te ju, dhe ju kėshillova, por juve nuk ju pėlqen asnjė
kėshillues.
Luti: Homoseksualizmi dėnohet
[7:80]
Luti i tha njerėzve tė tij Ju kryeni neveri tė tillė; askush nė botė nuk e ka
bėrė mė parė!
[7:81]
"Ju praktikoni seks me burra, nė vend tė grave. Vėrtetė ju jeni popull
shkelės.
[7:82]
Njerėzit e tij reaguan duke thėnė, Dėboni nga qyteza juaj. Ata janė njerėz qė
dėshirojnė tė jenė tė pastėr.
[7:83]
Si pasojė, e shpėtuam atė dhe familjen e tij, por jo gruan e tij; ajo ishte me
tė dėnuarit.
[7:84]
U lėshuam atyre njė breshėri tė caktuar; vėreni pasojat pėr fajtorėt.
Shuajbi: Hilja, mashtrimi dėnohen
[7:85]
Nė Medjen dėrguam vėllanė e tyre Shuajbin. Ai tha, O njerėzit e mi, adhuronie Zotin;
nuk keni asnjė zot tjetėr pėrkrah Tij. Ju ka ardhur provė nga Zotėruesi juaj.
Tė jepni peshė tė plotė dhe sasi tė plotė gjatė shitblerjes. Mos ua merrni
njerėzve tė drejtėn e tyre. Mos e korruptoni tokėn pasi qė ėshtė rregulluar.
Kjo ėshtė mė mirė pėr ju, nėse jeni besimtarė.
[7:86]
"Ndaloni sė bllokuari secilėn rrugė, duke kėrkuar ti ktheni prapa prej
rrugės sė Zotit ata qė besojnė, dhe mos e bėni atė tė shtrembėruar. Pėrkujtoni
qė dikur ishit pak dhe ju shtoi nė numėr. Kujtoni pasojat pėr shpirtligjtė.
[7:87]
"Tash qė disa prej jush kanė besuar nė atė me tė cilėn isha dėrguar, dhe
disa nuk kanė besuar, prisni derisa Zoti nxjerr vendimin e Tij mes nesh; Ai
ėshtė gjykatėsi mė i mirė.
[7:88]
Udhėheqėsit mendjemėdhenj mes njerėzve tė tij thanė, Do tė dėbojmė ty, o
Shuajb, sė bashku me ata qė besojnė me ty, nga qyteza jonė, nė mos u kthefsh
prapa nė fenė tonė. Ai tha, A do tė na detyroni?
[7:89]
"Do tė blasfemonim kundėr Zotit po tė ktheheshim nė fenė tuaj pasi qė Zoti
na ka shpėtuar prej saj. Si mund tė kthehemi prapa te ajo kundėr vullnetit tė Zotit
Zotėruesit tonė? Dituria e Zotėruesit tonė pėrfshinė tė gjitha gjėrat. Ne kemi
besim te Zoti. Zotėruesi ynė, dhurona njė fitore vendimtare mbi njerėzit tanė.
Ti je pėrkrahėsi mė i mirė.
[7:90]
Udhėheqėsit mosbesimtarė mes njerėzve tė tij thanė, Nėse e ndiqni Shuajbin, do
tė jeni humbės.
[7:91]
Tėrmeti i asgjėsoi ata, duke i lėnė tė vdekur nė shtėpitė e tyre.
[7:92]
Ata qė refuzuan Shuajbin u zhdukėn, sikur tė mos kishin ekzistuar kurrė. Ata qė
refuzuan Shuajbin ishin humbėsit.
[7:93]
Ai ua ktheu shpinėn atyre, duke thėnė, O njerėzit e mi, unė u kam sjellė juve
lajmin e Zotėruesit tim, dhe ju kam kėshilluar. Si mund tė brengosem pėr
njerėzit mosbesimtarė.
[7:94]
Kurdo qė dėrguam profet te ndonjė shoqėri, ne i prekėm njerėzit e saj me
fatkeqėsi dhe vėshtirėsi, qė tė pėrgjėrohen.
[7:95]
Pastaj e zėvendėsuam atė vėshtirėsi me paqe dhe pėrparim. E, ata u bėnė tė
pavėmendshėm dhe thanė, Ishin prindėrit tanė ata qė pėrjetuan atė vėshtirėsi
para pėrparimit. Si pasojė, i ndėshkuam papritmas kur mė sė paku e pritnin.
Shumica e njerėzve marrin vendimin e gabuar
[7:96]
Sikur njerėzit e atyre shoqėrive tė kishin besuar dhe tė ishin bėrė tė drejtė,
do tu derdhnim atyre bekime nga qielli dhe toka. Pasi qė ata vendosėn tė mos
besojnė, i ndėshkuam pėr atė qė mblodhėn.
[7:97]
A kanė garantuar njerėzit e shoqėrive tė sotshme qė ndėshkimi ynė nuk do u vijė
natėn pėrderisa flejnė?
[7:98]
A kanė garantuar njerėzit e shoqėrive tė sotshme qė ndėshkimi ynė nuk do tu
vijė ditėn pėrderisa luajnė?
[7:99]
A e kanė marrė ata planin e Zotit si tė kotė? Askush nuk i ēvlerėson planet e Zotit
pėrveē humbėsve.
[7:100]
A u shkon ndonjėherė ndėrmend atyre qė trashėgojnė tokėn pas gjeneratave
paraprake se, nėse dėshirojmė, mund ti ndėshkojmė pėr mėkatet e tyre, dhe tua
mbyllim zemrat, e ti bėjmė tė bėhen tė shurdhėt?
[7:101]
Ty tė kallėzojmė historinė e atyre shoqėrive: tė dėrguarit e tyre u shkuan
atyre me prova tė qarta, por ata nuk kishin pėr tė besuar nė ēka e kishin
refuzuar mė parė. Zoti kėshtu i mbyll zemrat e mosbesimtarėve.
[7:102]
Gjetėm se shumica e tyre shpėrfillin besėlidhjen e tyre; i gjetėm shumicėn e
tyre shpirtligj.*
*7:102 Kjo jetė ėshtė mundėsia jonė e fundit pėr ta
shpenguar veten, por shumica e njerėzve janė vėrtetuar tė jenė kryengritės
kokėfortė dhe tė kėqij (shih HYRJEN).
Moisiu
[7:103]
Pas (atyre tė dėrguarve,) dėrguam Moisiun me shenjat tona pėr Faraonin dhe
njerėzit e tij, por ata u bėnė shkelės. Vini re pasojat pėr shpirtligjtė.
[7:104]
Moisiu tha, O Faraon, unė jam i dėrguar nga Zotėruesi i gjithėsisė.
[7:105]
"Jam caktuar qė tė mos them pėr Zotin pėrveē tė vėrtetės. Unė vij te ju me
njė shenjė nga Zotėruesi juaj; lėrini Fėmijėt e Izraelit tė shkojnė.
[7:106]
Ai tha, Nėse ke njė shenjė, atėherė prodhoje, nėse je i sinqertė.
[7:107]
Ai e hodhi shkopin e tij, dhe u shndėrrua nė gjarpėr tė llahtarshėm.
[7:108]
E nxori dorėn e tij, dhe ishte e bardhė pėr spektatorėt.
[7:109]
Udhėheqėsit mes njerėzve tė Faraonit thanė, Ky nuk ėshtė asgjė mė shumė se
magjistar i shkathėt.
[7:110]
"Ai dėshiron tju nxjerrė nga toka juaj; ēka rekomandoni?
[7:111]
Thanė, Jepi afat atij dhe vėllait tė tij, dhe dėrgoni mbledhės nė ēdo qytet.
[7:112]
"Le tė mbledhin ēdo magjistar me pėrvojė.
[7:113]
Magjistarėt erdhėn te Faraoni dhe thanė, A paguhemi nėse jemi fitues?
[7:114]
Tha, Po; madje do tė bėheni tė afėrmit e mi.
[7:115]
Thanė, O Moisi, ose hidh ti, ose ne po hedhim.
[7:116]
Tha, Hidhni ju. Kur ata hodhėn, i futėn nė dredhi sytė e njerėzve, i trembėn,
dhe prodhuan njė magji tė madhe.
[7:117]
Ne pastaj e frymėzuam Moisiun: Hidhe shkopin tėnd, ku gėlltiti ēfarėdo qė
trilluan ata.
E Vėrteta njihet nga ekspertėt
[7:118]
Kėshtu, e vėrteta triumfoi, dhe ēka ata bėnė u asgjėsua.
[7:119]
Ata u mposhtėn aty dhe atėherė; u poshtėruan.
[7:120]
Magjistarėt ranė nė pėrulje.
[7:121]
Thanė, Ne besojmė nė Zotėruesin e gjithėsisė.
[7:122]
"Zotėruesin e Moisiut dhe tė Aronit.
[7:123]
Faraoni tha, A besuat nė tė pa lejen time? Ky duhet tė jetė njė komplot qė e
thurėt nė qytet, nė mėnyrė qė ti nxirrni njerėzit e tij. Do e shihni ēka ju
gjen.
[7:124]
"Do tjua pres duart dhe kėmbėt nė anėt e kundėrta, pastaj do tju
kryqėzoj tė gjithėve.
[7:125]
Thanė, Atėherė ne do tė kthehemi te Zotėruesi ynė.
[7:126]
"Ti na persekuton vetėm sepse ne besuam nė provat e Zotėruesit tonė kur
ato na erdhėn. Zotėruesi ynė, na dhuro durim, dhe le tė vdesim si tė
nėnshtruar.
[7:127]
Udhėheqėsit mes njerėzve tė Faraonit thanė, A do e lejosh Moisiun dhe njerėzit
e tij ta korruptojnė tokėn, dhe tė heqin dorė nga ti dhe zotat e tu? Ai tha, Do
i vrasim bijtė e tyre, dhe ti kursejmė bijat e tyre. Ne jemi shumė mė tė
fuqishėm se ata.
[7:128]
Moisiu i tha njerėzve tė tij, Kėrkoni ndihmėn e Zotit, dhe kėmbėngulni me
durim. Toka ėshtė e Zotit, dhe Ai ia dhuron kujtdo qė Ai zgjedhė mes shėrbyesve
tė Tij. Fitorja pėrfundimtare i takon tė drejtėve.
[7:129]
Ata thanė, Ne u persekutuam para se tė vije te ne, dhe pasi qė erdhe te ne.
Ai tha, Zotėruesi juaj do tė asgjėsojė armikun tuaj dhe tju themelojė juve nė
tokė, pastaj do tė shohė si silleni ju.
Fatkeqėsitė
[7:130]
Pastaj i leqendisėm njerėzit e Faraonit me thatėsi, mungesė tė tė korrave, qė
tė mund tė marrin vesh.
[7:131]
Kur shenja tė mira kalonin kah ta, thoshin, E kemi merituar kėtė, por kur
ndonjė vėshtirėsi i leqendiste, e fajėsonin Moisiun dhe ata me tė. Nė fakt, tė
mirat e tyre caktohen vetėm nga Zoti, por shumica e tyre nuk e dinė.
[7:132]
Ata thanė, Ēfarėdo shenje qė na tregon pėr tė na mashtruar me magjinė tėnde,
ne nuk do tė besojmė.
Paralajmėrimet kalojnė pa ua vėnė veshin
[7:133]
Si pasojė, ne dėrguam mbi ta vėrshimin, karkalecat, morrat, bretkosat, dhe
gjakun shenja tė qarta. Por ata vazhduan mendjemadhėsinė e tyre. Ata ishin
njerėz tė kėqij.
[7:134]
Sa herė qė njė bela i zinte, thoshin, O Moisi, lutju Zotėruesit tėnd ti je i
afėrt me Tė. Nėse na heqė kėtė bela, ne do tė besojmė me ty, dhe do i dėrgojmė
Fėmijėt e Izraelit me ty.
[7:135]
Prapėseprapė, kur ua hoqėm belanė pėr ndonjė gjatėsi kohe, ata e shkelėn
zotimin e tyre.
Ndėshkimi i pashmangshėm
[7:136]
Si pasojė, u hakmorėm pėr veprat e tyre, dhe i mbytėm nė det. Kjo ėshtė pėr
shkak se ata refuzuan shenjat tona, dhe nuk ua vunė veshin aspak.
[7:137]
E njerėzit e shtypur i lejuam ta trashėgojnė tokėn, lindje e perėndim, dhe e
bekuam. Kėshtu u pėrmbushėn urdhrat e bekuara tė Zotėruesit tėnd pėr Fėmijėt e Izraelit,
pėr ti shpėrblyer pėr durimin e tyre, dhe i asgjėsuam punėt e Faraonit dhe
njerėzve tė tij dhe ēdo gjė qė vjelėn.
Pas gjithė atyre mrekullive
[7:138]
I ēuam Fėmijėt e Izraelit matanė detit. Kur kaluan kah njerėz qė po adhuronin
statuja, thanė, O Moisi, bėje njė zot pėr ne, sikur zotat qė kanė ata. Ai
tha, Vėrtetė jeni njerėz tė padijshėm.
[7:139]
"Kėta njerėz janė duke bėrė blasfemi, se ajo ēka po bėjnė ėshtė
shkatėrrimtare pėr ta.
[7:140]
"A tė kėrkoj pėr ju tjetėr pos Zotit tė jetė zoti juaj, kur Ai ju ka
bekuar juve mė shumė se cilindo tjetėr nė botė?
Kujtim pėr Fėmijėt e Izraelit
[7:141]
Kujtohuni qė ju ēliruam nga njerėzit e Faraonit, qė shkaktuan persekutimin mė
tė keq mbi ju, duke jua vrarė djemtė dhe kursyer vajzat. Ishte njė provė e
vėshtirė pėr ju prej Zotėruesit tuaj.
Bota jonė nuk mund ta durojė praninė fizike tė Zotit
[7:142]
E thirrėm Moisiun pėr tridhjetė* net, dhe i plotėsuam ato duke shtuar dhjetė.*
Pra, dėgjimi me Zotėruesin e tij zgjati dyzet* net. Moisiu i tha vėllait tė tij
Aronit, Rri kėtu me njerėzit e mi, mbaje drejtėsinė, dhe mos i ndiq rrugėt e
korruptuesve.
*7:142 Mėnyra nė tė cilėn kėta numra janė pėrmendur
ėshtė domethėnėse. Siē tregohet nė hollėsi nė Shtojcėn 1, tė gjithė numrat e pėrmendur nė Kuran japin shumėn
162146, 19*8534.
[7:143]
Kur Moisiu erdhi nė kohėn tonė tė caktuar, dhe Zotėruesi i tij foli me tė, ai
tha, Zotėruesi im, mė le tė shikoj dhe tė tė shoh Ty. Ai tha, Nuk mund tė mė
shohėsh Mua. Shikoje malin; nėse rri nė vendin e vet, atėherė mund tė mė
shohėsh Mua. Pastaj, Zotėruesi i tij ia shfaqi Veten malit, dhe kjo e bėri tė
thėrrmohet. Moisiut i ra tė fikėt. Kur erdhi nė vete, tha, Qofsh i madhėruar.
Pendohem para teje, dhe jam besimtari mė i bindur.
[7:144]
Ai tha, O Moisi, tė kam zgjedhur, nga tė gjithė njerėzit, me lajmet e Mia dhe
duke tė folur ty. Prandaj, merr ēka tė kam dhėnė dhe ji mirėnjohės.
[7:145]
Ne shkruam pėr tė nė pllaka tė gjitha llojet e kėshillave dhe hollėsirat e ēdo
gjėje: Ti pėrmbahesh fort kėtyre mėsimeve, dhe nxiti njerėzit e tu tiu
pėrmbahen atyre kėto janė mėsimet mė tė mira. Do tė nxjerr nė pah pėr ju
fatin e shpirtligjve.
Ndėrhyrja Hyjnore mbanė mosbesimtarėt nė errėsirė
[7:146]
Do i largoj nga shpalljet e Mia ata qė janė padrejtėsisht mendjemėdhenj nė
tokė. Si pasojė, kur tė shohin ēdo lloj prove nuk do tė besojnė. Dhe kur ta
shohin rrugėn e udhėzimit nuk do e pėrvetėsojnė si rrugė tė tyre, por kur e
shohin rrugėn e humbjes do e pėrvetėsojnė si rrugė tė tyre. Kjo ėshtė pasoja e
refuzimit tė tyre tė provave tona, dhe tė qenit e tyre plotėsisht tė
pavėmendshėm pėr to.
[7:147]
Ata qė refuzojnė shpalljet tona dhe takimin e Pėrjetėsisė, punėt e tyre janė
asgjėsuar. A paguhen veē pėr ēka bėnė?
Viēi i artė
[7:148]
Gjatė mungesės sė Moisiut, njerėzit e tij bėnė prej stolive tė tyre statujėn e
njė viēi, komplet me zė viēi.* A nuk e panė se nuk mund tu fliste, ose ti
udhėzonte nė ndonjė rrugė? E adhuruan, dhe kėshtu u bėnė shpirtligj.
*7:148 Se si viēi i artė mori zėrin e njė viēi
shpjegohet nė Shėnimin Shtesė 20:96.
[7:149]
Kur mė nė fund i ranė pishman pėr veprėn e tyre, dhe e kuptuan se kishin humbur
rrugėn, thanė, Po tė mos na shpengojė Zotėruesi ynė me mėshirėn e Tij, dhe tė
na falė, do tė jemi humbės.
[7:150]
Kur Moisiu u kthye te njerėzit e tij, i zemėruar dhe i zhgėnjyer, tha, Ēfarė
gjėje tė tmerrshme keni bėrė nė mungesė timen! A nuk mund tė prisnit pėr
urdhrat e Zotėruesit tuaj? Pastaj i hodhi pllakat, dhe e kapi vėllanė e vet
pėr koke, duke e tėrhequr kah vetja. (Aroni) tha, Bir i nėnės sime, njerėzit e
keqpėrdorėn dobėsinė time, dhe pothuajse mė vranė. Le tė mos gėzohen armiqtė e
mi, dhe mos mė llogarit me njerėzit shkelės.
[7:151]
(Moisiu) tha, Zotėruesi im, na fal mua dhe vėllanė tim, dhe pranona nė
mėshirėn Tėnde. Nga gjithė tė mėshirshmit, Ti je mė i Mėshirshmi.
[7:152]
Patjetėr, ata qė idolizuan viēin kanė vetėshkaktuar zemėrim prej Zotėruesit tė
tyre, dhe poshtėrim nė kėtė jetė. Kėshtu i paguajmė shpikėsit.
[7:153]
Sa pėr ata qė kryen mėkate, pastaj u penduan mė pas dhe besuan, Zotėruesi yt
pas kėsaj ėshtė Falės, i Mėshirshmi.
[7:154]
Kur zemėrimi i Moisiut ra, ai mblodhi pllakat, qė pėrmbanin udhėzim dhe mėshirė
pėr ata qė ia kanė dronė Zotėruesit tė tyre.
[7:155]
Moisiu pastaj zgjodhi shtatėdhjetė burra mes njerėzve tė tij, pėr tė ardhur te
audienca qė caktuam. Kur i dridhi tėrmeti, ai tha, Zotėruesi im, Ti ke mundur
ti asgjėsosh ata nė tė kaluarėn, sė bashku me mua, po tė doje. A do tė na
asgjėsosh pėr veprat e atyre mes nesh qė janė tė pamend? Ky duhet tė jetė testi
qė ke pėrgatitur pėr ne. Me tė, e dėnon kėdo qė vendos, dhe e udhėzon kėdo qė
do. Ti je Zotėruesi dhe Sunduesi ynė, prandaj falna, derdhna mėshirėn Tėnde; Ti
je Falėsi mė i mirė.
Kushtet pėr arritjen e mėshirės sė Zotit: Rėndėsia e
Zeqatit
[7:156]
"Dhe vendos pėr ne drejtėsinė nė kėtė botė, dhe nė Pėrjetėsi. Jemi penduar
te Ti. Ai tha, Ndėshkimi Im i bie kujtdo qė Unė vendos. Por mėshira Ime i
pėrfshinė tė gjitha gjėrat. Megjithatė, Unė do e pėrcaktoj pėr ata qė (1) ēojnė
jetė tė drejtė, (2) japin bamirėsinė e obligueshme (Zeqat),* (3) besojnė nė
shpalljet tona, dhe
*7:156 Rėndėsia e bamirėsisė sė obligueshme (Zeqat)
nuk ka mundėsi tė mbivlerėsohet. Siē thuhet nė 6:141, Zeqati duhet tė jepet
ditėn e pranimit tė tė ardhurave 2.5 % tė tė ardhurave neto duhet ti jepen
prindėrve, tė afėrmve, jetimėve, tė varfėrve, dhe udhėtarit tė huaj, nė kėtė
rend (shih 2:215).
[7:157]
"(4) ndjekin tė dėrguarin, profetin e pa shkrim (Muhamedin), qė e gjejnė
tė shkruar nė Torahn dhe Ungjillin e tyre.* Ai i nxit ata tė jenė tė drejtė, ua
ndalon keqbėrjen, ua lejon tė gjitha ushqimet e mira, dhe ndalon atė qė ėshtė e
keqe, dhe ua shkarkon barrėt dhe prangat e vėna mbi ta. Ata qė besojnė nė tė, e
respektojnė, e pėrkrahin, dhe ndjekin dritėn qė erdhi me tė janė tė
suksesshmit.
*7:157 Muhamedi ėshtė i profetizuar te Ligji i
Pėrtėrirė 18:15-19 dhe Gjoni 14:16-17 & 16:13.
[7:158]
Thuaj, O njerėz, jam i dėrguar i Zotit pėr tė gjithė ju. I Tij ėshtė
sovraniteti i qiejve dhe tokės. Nuk ka asnjė zot pėrveē Atij. Ai e ka nė dorė
jetėn dhe vdekjen. Prandaj, tė besoni nė Zotin dhe tė dėrguarin e Tij,
profetin e pa shkrim, qė beson nė Zotin dhe fjalėt e Tij. Ta ndiqni atė, qė tė
jeni tė udhėzuar.
Jahuditė e udhėzuar
[7:159]
Mes ndjekėsve tė Moisiut ka qė udhėzojnė nė pėrputhje me tė vėrtetėn, dhe e
vėrteta i bėn tė drejtė.
Mrekulli nė Sinai
[7:160]
I ndamė nė dymbėdhjetė shoqėri fisnore, dhe Moisiun e frymėzuam kur njerėzit e
tij i kėrkuan ujė: Bjeri shkėmbit me shkopin tėnd, prej ku shpėrthyen dymbėdhjetė
burime. Pra, secila shoqėri e dinte ujin e saj. Dhe iu bėmė hije me re, dhe iu
lėshuam rrėshirė dhe shkurtėza: Hani nga gjėrat e mira qė ju furnizuam. Nuk
na bėnė keq neve; janė ata qė i bėnė keq vetvetes.
Kryengritje pėrkundėr mrekullive
[7:161]
Kujtohuni qė u ishte thėnė, Hyni nė kėtė qytezė pėr tė jetuar, dhe hani aty si
tė keni qejf, trajtoni njerėzit mirė, dhe hyni te porta kokulur. Pastaj do
tjua falim shkeljet. Do e shumėfishojmė shpėrblimin pėr tė drejtit.
[7:162]
Por tė kėqijtė mes tyre i zėvendėsuan urdhrat qė u ishin dhėnė me urdhra tė
tjera. Si pasojė, dėrguam mbi ta dėnim nga qielli, pėr shkak tė shpirtligėsisė
sė tyre.
Zbatimi i urdhrave sjell pėrparim
[7:163]
Ua kujto atyre shoqėrinė pranė detit, qė nuk respektuan tė Shtunėn. Kur e zbatonin
tė Shtunėn, peshqit iu vinin me bollėk. Dhe kur e prishnin tė Shtunėn, peshqit
nuk iu vinin. Kėshtu pra i molisėm, si pasojė e shkeljes sė tyre.
Pėrqeshin lajmin e Zotit
[7:164]
Kujtohuni qė njė grup prej tyre tha, Pse duhet tiu predikoni njerėzve qė Zoti
do i asgjėsojė ose do i ndėshkojė rreptė? Ata u pėrgjigjėn, Kėrkoni falje Zotėruesit
tuaj, qė tė mund tė shpėtohen.
[7:165]
Kur e shpėrfillėn atė me tė cilėn ishin kujtuar, i shpėtuam ata qė ndaluan tė
keqen, dhe i molisėm keqbėrėsit me ndėshkim tė tmerrshėm se ishin shpirtligj.
[7:166]
Kur vazhduan ti hedhin sfidė haptazi urdhrave, iu thamė atyre, Qofshi majmunė
tė pėrbuzur.
[7:167]
Plus, Zotėruesi yt ka shpallur qė do tė ngritė kundėr tyre njerėz qė do tė
shkaktojnė keqtrajtime tė rrepta mbi ta, deri nė Ditėn e Ringjalljes. Zotėruesi
yt ėshtė mė i shkathėti nė zbatimin e ndėshkimit, dhe Ai ėshtė padyshim Falėsi,
i Mėshirshmi.
[7:168]
I shpėrndamė mes shumė shoqėrive nėpėr tokė. Disa prej tyre ishin tė drejtė,
dhe disa ishin mė pak se tė drejtė. I testuam me pėrparim dhe vėshtirėsi, qė tė
mund tė kthehen.
[7:169]
Pas tyre, zėvendėsuam gjenerata tė reja qė e trashėguan shkrimin. Por nė vend
tė kėsaj ata u kapėn pas jetės sė kėsaj bote, duke thėnė, Do tė falemi. Por
pastaj vazhduan tė kapen pas kėnaqėsive materiale tė kėsaj bote. A nuk e dhanė
besėn se do i pėrmbahen shkrimit, dhe tė mos thonė pėr Zotin pėrveē tė
vėrtetės? A nuk e studiuan shkrimin? Padyshim, vendbanimi i Pėrjetėsisė ėshtė
shumė mė i mirė pėr ata qė i pėrmbahen drejtėsisė. A nuk kuptoni?
[7:170]
Ata qė i pėrmbahen shkrimit, dhe zbatojnė Lutjet e Kontaktit (Salat), nuk
ngecim sė shpėrblyeri besimtarėt.
[7:171]
E ngritėm malin mbi ta si njė ēadėr, dhe menduan se do tu binte pėrmbi: Ti
pėrmbaheni asaj qė ju dhamė, me vendosmėri, dhe pėrkujtoni pėrmbajtjen e saj,
qė tė mund tė shpėtoheni.
Jemi tė lindur me dije instiktive pėr Zotin*
[7:172]
Kujtohu kur Zotėruesi yt i mblodhi tė gjithė pasardhėsit e Ademit, dhe i bėri
tė dėshmojnė pėr vete: A nuk jam Zotėruesi juaj? Ata tė gjithė thanė, Po.
Dėshmojmė. Pra, nuk mund tė thoni nė Ditėn e Ringjalljes, Nuk ishim tė
vetėdijshėm pėr kėtė.
*7:172 Pra, ēdo qenie njerėzore ėshtė e lindur me
dije instiktive pėr Zotin.
[7:173]
As nuk mund tė thoni, Ishin prindėrit tanė qė praktikonin idhujtari, dhe ne
thjeshtė ndoqėm hapat e tyre. A do tė na ndėshkosh pėr shkak tė asaj qė tė
tjerėt e shpikėn?
[7:174]
Kėshtu pra i shpjegojmė shpalljet, qė tiu mundėsojmė njerėzve ta shpengojnė
veten.*
*7:174 Kjo jetė ėshtė mundėsia jonė e fundit qė tė
kthehemi nė Mbretėrinė e Zotit (Shih HYRJEN).
[7:175]
Ua recito lajmin e atij qė iu dhanė provat tona, por zgjodhi ti shpėrfillė. Si
pasojė, djalli e ndoqi, deri sa u bė humbės.
[7:176]
Sikur tė donim, ne do e kishim lartėsuar me tė, por ai ngulte kėmbė, dhe ndiqte
mendimet e veta. Pra, ai ėshtė si qeni; e pėrkėdhele apo e pėrzure, ai e nxjerr
gjuhėn. I tillė ėshtė shembulli i njerėzve qė refuzojnė provat tona. Kallėzo
kėto kallėzime, qė tė mund ta marrin me mend.
[7:177]
I keq vėrtetė ėshtė shembulli i njerėzve qė refuzojnė provat tona; vetėm vetes
i bėjnė keq.
[7:178]
Kėdo qė Zoti e udhėzon ėshtė vėrtetė i udhėzuari, dhe kėdo qė Ai e parashtron
nė humbje, kėta janė humbėsit.
Dreqi i hipnotizon pėrbėrėsit e tij
[7:179]
Kemi parashtruar nė Ferr mori xhinėsh dhe njerėzish. Ata kanė mendje me tė
cilat nuk kuptojnė, sy me tė cilit nuk shohin, dhe veshė me tė cilit nuk
dėgjojnė. Ata janė si kafshėt; jo, janė shumė mė tė kėqij janė plotėsisht tė
pavetėdijshėm.
[7:180]
Tė Zotit janė emrat mė tė bukur; thirreni Atė me to, dhe shpėrfillni ata qė
shtrembėrojnė emrat e Tij. Ata do tė paguhen pėr mėkatet e tyre.
[7:181]
Mes krijesave tona, ka prej tyre qė udhėzojnė me tė vėrtetėn, dhe e vėrteta i
bėn tė drejtė.
[7:182]
Sa pėr ata qė refuzojnė shpalljet tona, i ēojmė nė rrugėn e tyre pa e kuptuar
ata.
[7:183]
Madje do i inkurajoj; Planifikimi Im ėshtė i fortė.
[7:184]
Pse nuk reflektojnė mbi shokun e tyre (tė dėrguarin)? Ai nuk ėshtė i ēmendur.
Ai ėshtė thjeshtė njė paralajmėrues sqarues.
[7:185]
A nuk e kanė shikuar pushtetin e qiejve dhe tokės, dhe tė gjitha gjėrave qė ka
krijuar Zoti? A u shkon ndėrmend atyre se fundi i jetės sė tyre mund tė jetė
afėr? Nė cilin Hadith, pėrkrah kėtij, besojnė ata?
[7:186]
Kėdo qė Zoti e parashtron nė humbje, nuk ka asnjė mėnyrė pėr ta udhėzuar
ndokush. Ai i lė ata tė enden nė mėkatet e tyre.
[7:187]
Tė pyesin pėr orėn (fundin e botės*), dhe kur do i vij koha. Thuaj, Njohuria
pėr tė ėshtė me Zotėruesin tim. Vetėm Ai e zbulon kohėn e saj.* Rėndė ėshtė nė
qiej dhe tokė. Nuk do tju vijė juve pėrveē papritmas.** Tė pyesin nėse e ke
atė nė dorė. Thuaj, Njohuria pėr tė ėshtė me Zotin, por shumica e njerėzve
nuk e dinė.
*7:187 Koha e duhur pėr ta zbuluar kėtė njoftim
ėshtė paracaktuar tė jetė viti 1980 Pas Lindjes sė Krishtit., nėpėrmjet tė tė
Dėrguarit tė Zotit tė Besėlidhjes (Shih 15:87, 72:27, dhe Shtojcat 2 & 11).
**7:187 Ora u vjen papritmas vetėm
mosbesimtarėve (Shih Shtojcėn 11).
Tė dėrguarit janė tė pafuqi;
nuk e dinė tė ardhmen
[7:188]
Thuaj, Unė nuk kam fuqi ti bėj dobi ose dėm vetes. Mua mė ndodhė vetėm ēka Zoti
do. Sikur tė dija tė ardhmen, do tė shtoja pasurinė time, dhe asnjė e keqe nuk
do tė mė ndodhte. Unė nuk jam asgjė mė shumė se njė paralajmėrues, dhe bartės i
lajmeve tė mira pėr ata qė besojnė.
Fėmijėt tanė mund tė jenė idhuj
[7:189]
Ai ju krijoi juve prej njė vete (Ademit). Mė pas, Ai i jep burrit tė shoqen qė
tė gjejė qetėsi me tė. Ajo pastaj bartė njė barrė tė lehtė qė mezi e vėren.
Pėrderisa barra bėhet mė e rėndė, ata i luten Zotit, Zotėruesit tė tyre: Nėse
na jep njė bebe tė mirė, do tė jemi mirėnjohės.
[7:190]
Por kur Ai ua jep njė bebe tė mirė, e shndėrrojnė dhuratėn e Tij nė idhull qė e
rivalizon Atė. I lartėsuar qoftė Zoti, shumė larg nga ndonjė ortakėri.
[7:191]
A nuk ėshtė e vėrtetė se ata po idhujtarizojnė idhuj qė nuk krijojnė asgjė, dhe
janė vetė tė krijuar?
[7:192]
Idhuj qė as nuk mund tiu ndihmojnė, madje as ti ndihmojnė vetes?
[7:193]
Kur i ftoni nė udhėzim, nuk ju ndjekin. Pra, ėshtė njėjtė pėr ta, i ftuat apo
heshtėt.
[7:194]
Idhujt qė kėrkoni pėrveē Zotit janė krijesa si ju. Lirisht thirrni; le tju
pėrgjigjen, nėse keni tė drejtė.
[7:195]
A kanė kėmbė me tė cilat ecin? A kanė duar me tė cilat mbrohen? A kanė sy me tė
cilėt shohin? A kanė veshė me tė cilėt dėgjojnė? Thuaj, Thirrni idhujt tuaj,
dhe u thoni tė mė asgjėsojnė pa vonesė.
[7:196]
"Zoti ėshtė Zotėruesi dhe Sunduesi im i vetėm; Ai qė e shpalli kėtė
shkrim. Ai i mbron tė drejtit.
[7:197]
"Sa pėr idhujt qė i ngritni pėrkrah Tij, ata nuk mund tju ndihmojnė, as
nuk mund ti ndihmojnė vetes.
[7:198]
Kur i ftoni nė udhėzim, nuk dėgjojnė. Dhe i shihni duke ju shikuar, por nuk
shohin.
[7:199]
Ji i ndjeshėm, pėrkrahe tolerancėn, dhe shpėrfilli tė padijshmit.
[7:200]
Kur djalli tė pėshpėritė ndonjė pėshpėritje, kėrko strehim te Zoti; Ai ėshtė
Dėgjues, i Gjithėdijshėm.
[7:201]
Ata qė janė tė drejtė, sa herė qė djalli iu qaset me ndonjė ide, ata
pėrkujtojnė, ku edhe bėhen pamės.
[7:202]
Vėllazėria e tyre pandarė i joshin pėr tė shkuar nė humbje.
[7:203]
Nėse ti nuk e prodhon ndonjė mrekulli qė e kėrkojnė, ata thonė, Pse nuk po e
kėrkon atė? Thuaj, Unė thjeshtė e ndjek atė qė mė ėshtė shpallur nga Zotėruesi
im. Kėto janė ndriēime nga Zotėruesi juaj, dhe udhėzim, dhe mėshirė pėr
njerėzit qė besojnė.
[7:204]
Kur Kurani recitohet, ta dėgjoni dhe jini tė vėmendshėm, qė tė mund tė arrini
mėshirė.
[7:205]
Ta pėrkujtosh Zotėruesin tėnd pėrbrenda vetes, publikisht, privatisht, nė
heshtje, ditė e natė; mos u bė i pavetėdijshėm.*
*7:205 Zoti yt ėshtė kushdo apo ēfarėdo ta
preokupon mendjen shumicėn e ditės. Kjo e shpjegon faktin se shumica e atyre qė
besojnė nė Zotin janė tė paracaktuar pėr Ferr (Shih 12:106, 23:84-90, dhe Shtojcėn 27).
[7:206]
Ata te Zotėruesi yt kurrė nuk janė tepėr krenarė pėr ta adhuruar Atė; ata e
madhėrojnė Atė dhe bien nė pėrulje para Tij.