[70:0]
Nė emėr tė Zotit, Mirėbėrėsit, tė Mėshirshmit
[70:1]
Njė pyetės mund ta vė nė pikėpyetje ndėshkimin e pashmangshėm.
[70:2]
Pėr mosbesimtarėt, askush nuk mund ta ndalė.
[70:3]
Nga Zoti; Poseduesi i Lartėsisė mė tė lartė.
[70:4]
Engjėjt, me raportet e tyre, ngjiten te Ai nė njė ditė qė ėshtė baras me
pesėdhjetė mijė vjet.
[70:5]
Prandaj, tė mbahesh me durim tė kėndshėm.
[70:6]
Se ata e shohin shumė larg.
[70:7]
Pėrderisa ne e shohim shumė afėr.
[70:8]
Do tė vij dita kur qielli do tė jetė si gurė tė shkrirė.
[70:9]
Malet do tė jenė si lesh e li.
[70:10]
Asnjė shok nuk ka gajle pėr shokun e tij tė ngushtė.
[70:11]
Kur i shohin ata, fajtori do tė dėshirojė qė tė mund ti jepte fėmijėt e vet si
haraē, pėr ta kursyer atė nga ndėshkimi i asaj dite.
[70:12]
Edhe bashkėshorten e vete, dhe vėllanė e vet.
[70:13]
Madje tėrė fisin e vet qė e rriti.
[70:14]
Madje tė gjithė njerėzit nė tokė, nėse ajo do e shpėtonte.
[70:15]
Jo; ajo ėshtė flakė.
[70:16]
E etur pėr tė djegur.
[70:17]
I thėrret ata qė refuzuan.
[70:18]
Ata qė mblodhėn dhe numėruan.
[70:19]
Vėrtetė, qenia njerėzore ėshtė e shqetėsuar.
[70:20]
Nėse preket me fatkeqėsi, e dėshpėruar.
[70:21]
Nėse bekohet me pasuri, dorėshtrėnguar.
[70:22]
Pėrveē adhuruesve.
[70:23]
Qė gjithmonė i zbatojnė lutjet e tyre tė kontaktit (Salat).
[70:24]
Njė pjesė e parave tė tyre lihet anash.
[70:25]
Pėr tė varfrit dhe nevojtarėt.
[70:26]
Ata besojnė nė Ditėn e Gjykimit.
[70:27]
Ia kanė dronė shpagimit tė Zotėruesit tė tyre.
[70:28]
Shpagimin e Zotėruesit tė tyre nuk e marrin pėr tallje.
[70:29]
E mbajnė dėlirėsinė e tyre.
[70:30]
(Kanė marrėdhėnie) vetėm me bashkėshortet, ose ēka ėshtė ligjėrisht e tyre -
[70:31]
kushdo qė i shkelė kėto kufizime ėshtė mėkatar.
[70:32]
Dhe besimtarėt e mbajnė fjalėn; ata janė tė besueshėm.
[70:33]
Dėshmia e tyre ėshtė e vėrtetė.
[70:34]
Ata vazhdimisht i zbatojnė lutjet e tyre tė kontaktit (Salat) me kohė.
[70:35]
Ata kanė merituar pozita tė ndershme nė Parajsė.
[70:36]
Ēka po i shtynė ata qė nuk besuan pėr tu mos bashkangjitur ty?
[70:37]
Nė tė djathtė, dhe nė tė majtė, ikin.
[70:38]
Si mundet cilido prej tyre tė presė tė hyjė nė Parajsėn e hareshme?
[70:39]
Kurrė; i krijuam ata, dhe e dinė nga ēka.
[70:40]
Betohem solemnisht nė Zotėruesin e lindjeve dhe perėndimeve; ne jemi tė aftė -
[70:41]
tė zėvendėsojmė njerėz mė tė mirė nė vend tuajin; nuk mund tė mposhtemi.
[70:42]
Prandaj, le tė enden e bredhin, derisa tė hasin nė ditėn qė po i pret.
[70:43]
Ajo ėshtė dita kur ata dalin nga varret me ngut, sikur shtyhen te altarėt (e
flijimit).
[70:44]
Me sytė e tyre tė ulur, turpi do i mbulojė. Ajo ėshtė dita qė po i pret.