Surja 71:  Nuhu (Nuh)

[71:0] Nė emėr tė Zotit, Mirėbėrėsit, tė Mėshirshmit

[71:1] E dėrguam Nuhun te njerėzit e tij: “T’i paralajmėrosh njerėzit e tu para se njė ndėshkim qė dhemb t’i godasė.”

[71:2] Ai tha, “O njerėzit e mi, unė jam njė paralajmėrues i qartė te ju.

[71:3] "Pėr t’ju alarmuar qė ta adhuroni Zotin, t’ia keni dronė Atij, dhe tė mė bindeni.

[71:4] "Ai pastaj do t’jua falė mėkatet tuaja dhe t’ju japė afat pėr njė kohė tė paracaktuar. Gjithsesi, caktimi i Zotit nuk mund tė shtyhet kurrė, kur i vjen koha, veē sikur ta dinit.”

[71:5] Ai tha, “Zotėruesi im, i ftova njerėzit e mi natė e ditė.

[71:6] "Por ftesa ime vetėm e rritė neverinė e tyre.

[71:7] "Sa herė qė i ftova tė falen prej Teje, ata i vunė gishtat e tyre nė veshėt e tyre, e mbuluan veten me rrobat e tyre, kėmbėngulėn, dhe u bėnė mendjemėdhenj.

[71:8] "Pastaj i ftova publikisht.

[71:9] "Pastaj iu thash me zė tė lartė, dhe fola me ta privatisht.

[71:10] "Thash, ‘Lutjuni Zotėruesit tuaj pėr falje; Ai ėshtė Falės.

[71:11] " `Ai pastaj do t’ju derdhė juve shi me bollėk.

[71:12] " `Dhe t’ju furnizojė me para dhe fėmijė, dhe kopshte, dhe prroje.’”

[71:13] Pse tė mos pėrpiqeni t’ia keni dronė Zotit?

[71:14] Ai ėshtė Ai qė ju krijoi nė faza.

[71:15] A nuk e kuptoni se Zoti krijoi shtatė gjithėsi nė shtresa?

[71:16] Ai e dizajnoi hėnėn nė to pėr tė qenė njė dritė, dhe vuri diellin pėr tė qenė llambė.

[71:17] Dhe Zoti ju mbiu juve nga toka si bimė.

[71:18] Pastaj Ai ju kthen nė tė, dhe Ai padyshim do t’ju nxjerrė.

[71:19] Zoti e bėri tokėn tė banueshme pėr ju.

[71:20] Qė tė mund tė ndėrtoni rrugė nė tė.

[71:21] Nuhu tha, “Zotėruesi im, ata nuk mu bindėn, dhe i ndoqėn ata qė ishin edhe mė tė korruptuar kur u bekuan me para dhe fėmijė.

[71:22] "Ata planifikuan plane tė tmerrshme.

[71:23] "Ata thanė, ‘Mos braktisni zotat tuaj. Mos braktisni Vedin, Suvėn, Jeguthin, Jeukėn, dhe Nesrin.’

[71:24] "Ata ēorientuan shumė. Prandaj, le tė zhyten shpirtligjtė mė thellė nė humbje.”

[71:25] Pėr shkak tė mėkateve tė tyre ata u mbytėn dhe u caktuan pėr te zjarri. Nuk gjetėn asnjė ndihmues pėr t’i mbrojtur nga Zoti.

[71:26] Nuhu gjithashtu tha, “Zotėruesi im, mos e le asnjė mosbesimtar nė tokė.

[71:27] "Se nėse i lė, ata vetėm do i ēorientojnė shėrbėtorėt tuaj dhe tė lindin asgjė tjetėr pos mosbesimtarė shpirtligj.

[71:28] "Zotėruesi im, mė fal mua dhe prindėrit e mi, dhe kėdo qė hyn nė shtėpinė time si besimtar, dhe tė gjithė besimtarėt dhe besimtaret. Por mos iu jep mosbesimtarėve asgjė pos asgjėsim.”