Surja 72:  Xhinėt (El-Xhinn)

[72:0] Nė emėr tė Zotit, Mirėbėrėsit, tė Mėshirshmit

[72:1] Thuaj, “U frymėzova qė njė grup xhinėsh dėgjuan, pastaj thanė, ‘Kemi dėgjuar njė Kuran tė mrekullueshėm.

[72:2] " `Ai udhėzon nė drejtėsi, dhe ne kemi besuar nė tė; nuk do tė ngrisim asnjė idhull pėrkrah Zotėruesit tonė.

[72:3] " `Mė i Larti ėshtė Zotėruesi ynė i vetėm. Ai kurrė nuk pati bashkėshorte, as djalė.

[72:4] " `Janė budallenjtė mes nesh qė dikur shprehnin gjepura tė tilla kundėr Zotit.

[72:5] " `Menduam se as njerėzit, as xhinėt, nuk do tė mund tė shprehnin gėnjeshtra kundėr Zotit.

[72:6] " `Qeniet njerėzore dikur kėrkonin fuqi nėpėrmjet qenieve xhin, por ata vetėm iu sillnin atyre fatkeqėsi tė shumta.

[72:7] " `Ata menduan, ashtu si menduat ju, se Zoti nuk do tė dėrgonte tjetėr (tė dėrguar).

[72:8] " `E prekėm qiellin dhe e gjetėm me roje tė forta dhe predha.

[72:9] " `Uleshim atje nė mėnyrė qė tė pėrgjonim. Kushdo qė dėgjon ndiqet nga njė predhė e fuqishme.

[72:10] " `Nuk kemi asnjė ide nėse diēka e keqe ėshtė caktuar pėr banuesit e Tokės, ose nėse Zotėruesi i tyre do qė t’i shpengojė ata.

[72:11] " `Disa prej nesh janė tė drejtė, dhe disa janė mė pak se tė drejtė; ndjekim rrugė tė ndryshme.

[72:12] " `E dinim fare mirė se nuk mund tė ikim nga Zoti nė Tokė; nuk mund tė ikim dhe t’i shpėtojmė Atij.

[72:13] " `Kur e dėgjuam udhėzimin, besuam nė tė. Kushdo qė beson nė Zotėruesin e tij nuk do i frikėsohet asnjė padrejtėsie, as vuajtjeve.

[72:14] " `Mes nesh janė tė nėnshtruarit, dhe mes nesh janė ata qė bėjnė kompromis.’ ” Sa pėr ata qė u nėnshtruan, ata janė nė rrugėn e drejtė.

[72:15] Sa pėr ata qė bėnė kompromis, ata do tė jenė lėndė djegėse pėr Xhehenem.

[72:16] Nėse mbesin nė rrugėn e drejtė, do i bekojmė me ujė tė bollshėm.

[72:17] Padyshim do i testojmė tė gjithė. Sa pėr atė qė e shpėrfillė lajmin e Zotėruesit tė tij, Ai do e ēojė atė nė ndėshkim qė shtohet pa ndalė.

[72:18] Vendet e adhurimit i takojnė Zotit; mos thirrni nė askėnd tjetėr pėrkrah Zotit.

[72:19] Kur shėrbėtori i Zotit e pėrkrahu vetėm Atė, gati tė gjithė prej tyre u bėnė bashkė pėr ta kundėrshtuar atė.

[72:20] Thuaj, “Unė e adhuroj vetėm Zotėruesin tim; nuk ngre asnjė idhull pėrkrah Tij.”

[72:21] Thuaj, “Unė nuk posedoj aspak fuqi qė t’ju dėmtoj juve, e as t’ju udhėzoj juve.”

[72:22] Thuaj, “Askush nuk mund tė mė mbrojė mua nga Zoti, as nuk mund tė gjej njė strehim tjetėr pėrkrah Tij.

[72:23] "Unė shpallė shpalljet dhe lajmet e Zotit.” Ata qė nuk i binden Zotit dhe tė dėrguarit tė Tij vetėshkaktojnė zjarrin e Ferrit, ku qėndrojnė pėrgjithmonė.

[72:24] Kur tė shohin se ēka po i pret, do e marrin vesh se kush ėshtė mė i dobėt nė fuqi, dhe mė pak nė numėr.

[72:25] Thuaj, “Unė nuk e di nėse ēka u ėshtė premtuar juve do tė ndodhė sė shpejti, apo nėse Zotėruesi im do e shtyjė pėr mė vonė.”

[72:26] Ai ėshtė Njohėsi i tė ardhmes; Ai nuk ia shpallė tė ardhmen askujt.

[72:27] Vetėm te njė i dėrguar qė Ai zgjedhė,* Ai zbulon nga e kaluara dhe e ardhmja, lajme tė posaēme.*

*72:1-28 I dėrguari kėtu emėrohet, matematikisht, si “Rashad Khalifa,” tė cilit Zoti ia zbuloi fundin e botės (Shtojca 25). Numri i strofave prej 1:1 deri te 72:27, ku i dėrguari pėrmendet, ėshtė 5472, 19x72x4. Fjala “Rashada” ndodhet 4 herė nė Suren 72. Vlera e “Rashada” ėshtė 504, dhe 504+28 (strofat e Sures 72) bėjnė 532, 19x28. Vlera e “Rashad Khalifa” (1230)+72+28=1330=19x70. Shifrat e Sures 72 dhe numri i strofave tė saj (28) japin 7+2+2+8=19. Gjithashtu, shprehja kritike, “vetėm te njė i dėrguar qė Ai zgjedhė” ka vlerėn 361, 19x19.

[72:28] Kjo ėshtė pėr tu siguruar se i kanė pėrhapur lajmet e Zotėruesit tė tyre. Ai ėshtė tėrėsisht i vetėdijshėm pėr ēka kanė ata. Ai i ka numėruar numrat e tė gjitha gjėrave.