Surja 76:  Njeriu (El-Insan)

[76:0] Nė emėr tė Zotit, Mirėbėrėsit, tė Mėshirshmit

[76:1] A nuk ėshtė e vėrtetė se ishte njė kohė kur qenia njerėzore nuk ishte asgjė pėr tu pėrmendur?

[76:2] E krijuam njeriun prej njė pėrzierje tė lėngshme, prej dy prindėrve, nė mėnyrė qė ta testojmė. Pra, e bėmė dėgjues dhe pamės.

[76:3] Ia treguam dy rrugėt, pastaj ai ose ėshtė mirėnjohės, ose mosmirėnjohės.

[76:4] Pėrgatitėm pėr mosbesimtarėt zinxhirė, pranga, dhe Ferr flakė.

[76:5] Sa pėr tė virtytshmit, ata do tė pinė nga gota me nuanca nektari.

[76:6] Njė burim qė ėshtė i rezervuar pėr shėrbėtorėt e Zotit; do tė buron si tė duan.

[76:7] Ata pėrmbushin zotimet e tyre, dhe ia kanė dronė njė dite qė ėshtė tejet e vėshtirė.

[76:8] Ata ia dhurojnė ushqimin e tyre tė preferuar tė varfėrve, jetimėve, dhe tė zėnėve rob.

[76:9] “Ju ushqejmė pėr hir tė Zotit; nuk presim asnjė shpėrblim nga ju, as falėnderime.

[76:10] "I frikėsohemi nga Zotėruesi ynė ditės qė ėshtė plot vuajtje dhe mundime.”

[76:11] Si pasojė, Zoti i mbron ata nga tė kėqijat e asaj dite dhe i shpėrblen me gėzim dhe kėnaqėsi.

[76:12] Ai i shpėrblen ata pėr durimin e tyre me Parajsė, dhe mėndafsh.

[76:13] Ata qėndrojnė aty nė mobilie luksoze. Nuk vuajnė as nxehtėsinė e diellit, as tė ftohtė.

[76:14] Hija i mbulon aty ata, dhe frutat janė tė sjella afėr, lehtė pėr tu arritur.

[76:15] Atyre u shėrbehen pije nė enė tė argjendta dhe gota qė janė tė tejdukshme.

[76:16] Gota tė tejdukshme, ndonėse tė bėra nga argjendi; ata i merituan me tė drejtė tė gjitha kėto.

[76:17] Ata gėzojnė pije me shije tė lezetshme.

[76:18] Nga njė burim aty i njohur si “Selsebil.”

[76:19] Atyre do tė jenė duke iu shėrbyer shėrbėtorė tė pavdekshėm. Kur i sheh ata, ata do tė duken si margaritarė tė derdhur.

[76:20] Ngado qė tė shikoni, do tė shihni hare, dhe pushtet tė mrekullueshėm.

[76:21] Mbi ta do tė ketė rroba kadifeje tė gjelbėr, saten, dhe stoli argjendi. Zotėruesi i tyre do i furnizojė ata me pije tė pastra.

[76:22] Ky ėshtė shpėrblimi qė ju pret juve, se mundimet tuaja kanė qenė tė ēmuara.

[76:23] E kemi shpallur kėtė Kuran te ti; njė shpallje e posaēme nga ne.

[76:24] T’i zbatosh me durim urdhrat e Zotėruesit tėnd, dhe mos iu bind asnjė mosbesimtari mėkatar mes tyre.

[76:25] Dhe pėrkujto emrin e Zotėruesit tėnd ditė e natė.

[76:26] Gjatė natės, bjer nė pėrulje para Tij, dhe madhėroje Atė sa e sa natėn.

[76:27] Kėta njerėz janė tė preokupuar me kėtė jetė tė shkurtėr, pėrderisa po e shpėrfillin – krejt pak mė tutje – njė ditė tė rėndė.

[76:28] I krijuam ata, i themeluam, dhe kurdo qė dėshirojmė, ne mund tė zėvendėsojmė tė tjerė nė vend tė tyre.

[76:29] Kjo ėshtė njė vėrejtje; kushdo qė do, le ta zgjedhė rrugėn pėr te Zotėruesi i tij.

[76:30] Ēfarėdo qė doni ėshtė nė pėrputhje me dashjen e Zotit. Zoti ėshtė i Gjithėdijshėm, i Menēur.

[76:31] Ai pranon kėdo qė Ai do nė mėshirėn e Tij. Sa pėr shpirtligjtė, Ai ka pėrgatitur pėr ta njė ndėshkim qė dhemb.