[8:0]
Nė emėr tė Zotit, Mirėbėrėsit, tė Mėshirshmit
[8:1]
Kėshillohen me ty rreth plaēkės sė luftės. Thuaj, Plaēka e luftės i takon Zotit
dhe tė dėrguarit. Tia keni dronė Zotit, ta nxitni njėri tjetrin pėr tė qenė
tė drejtė, dhe ti bindeni Zotit dhe tė dėrguarit tė Tij, nėse jeni besimtarė.
Besimtarėt e vėrtetė
[8:2]
Besimtarėt e vėrtetė janė ata zemrat e tė cilėve dridhen kur Zoti pėrmendet,
dhe kur shpalljet e Tij iu recitohen, besimi i tyre forcohet, dhe ata kanė
besim nė Zotėruesin e tyre.
[8:3]
Ata i zbatojnė Lutjet e Kontaktit (Salat), dhe nga furnizimet tona te ta, ata
japin bamirėsi.
[8:4]
Tė tillė janė besimtarėt e vėrtetė. Ata arrijnė rangje tė larta te Zotėruesi i
tyre, si dhe falje dhe furnizim me bollėk.
Besimtarėt e dobėt
[8:5]
Kur Zotėruesi yt dėshiroi qė ta lėsh shtėpinė tėnde, pėr tė pėrmbushur njė plan
tė posaēėm, disa besimtarė dolėn nė shesh si besimtarė ngurrues.
[8:6]
Ata u grindėn me ty kundėr tė vėrtetės, edhe pasi qė ēdo gjė u ishte shpjeguar
atyre. Ata u sillėn sikur po ēoheshin nė vdekje tė sigurt.
[8:7]
Kujtohuni qė Zoti ju premtoi fitore mbi njė grup tė caktuar, por ju
prapėseprapė deshėt tė pėrballeni me grupin e dobėt. Plani i Zotit ishte qė ta
themelojė tė vėrtetėn me fjalėt e Tij, dhe ti mposhtė mosbesimtarėt.
[8:8]
Se Ai ka shpallur qė e vėrteta do tė triumfojė, dhe e pavėrteta do tė zhduket,
pėrkundėr keqbėrėsve.
Ushtarėt e padukshėm tė Zotit
[8:9]
Pra, kur iu lutėt Zotėruesit tuaj tju shpėtojė, Ai ju pėrgjigj juve: Unė po
ju pėrkrahė me njėmijė engjėj varg.
Fitorja e garantuar pėr besimtarėt
[8:10]
Zoti jua dha kėtė lajm tė mirė pėr tjua forcuar zemrat. Fitorja vjen vetėm
prej Zotit. Zoti ėshtė i Plotfuqishėm, Mė i Menēuri.
[8:11]
Ai bėri qė njė kotje e qetė tju kaplojė dhe tju qetėsojė, dhe Ai lėshoi ujė
nga qielli pėr tju larė me tė. Ai ju mbrojti nga mallkimi i djallit, jua bindi
prapė zemrat dhe jua pėrforcoi kėmbėt.
Mėsime nga historia*
[8:12]
Kujtohu qė Zotėruesi yt i frymėzoi engjėjt: Unė jam me ju; prandaj pėrkrahni
ata qė besuan. Unė do tė hedhė tmerr nė zemrat e atyre qė nuk
besuan. Ju mund tiu bini atyre mbi qafė, dhe mund ti bini madje edhe ēdo
gishti tė tyre.
*8:12-16 Tė gjitha luftėrat janė tė rregulluara me
rregullin themelor nė 60:8-9.
[8:13]
Kjo ėshtė ēka ata kanė vetėshkaktuar duke e luftuar Zotin dhe tė dėrguarin e
Tij. Pėr ata qė luftojnė kundėr Zotit dhe tė dėrguarit tė Tij, ndėshkimi i Zotit
ėshtė i rėndė.
[8:14]
Kjo ėshtė pėr ti dėnuar mosbesimtarėt; ata kanė vetėshkaktuar ndėshkimin e
Ferrit.
[8:15]
O ju qė besoni, nėse ndesheni me mosbesimtarėt qė janė mobilizuar kundėr jush,
mos u ktheni prapa e tė ikni.
[8:16]
Kushdo qė kthehet prapa nė atė ditė, pėrveē pėr tė bartur plan beteje, ose pėr
tiu bashkangjitur grupit tė tij, ka vetėshkaktuar zemėrim nga Zoti, dhe
vendbanimi i tij ėshtė Ferri; ēfarė fati i tmerrshėm!
Zoti po bėn ēdo gjė*
[8:17]
Nuk ishit ju ata qė i vratė; Zoti ėshtė Ai qė i vrau. Nuk ishe ti ai qė gjuajte
kur gjuajte; Zoti ėshtė Ai qė gjuajti. Por Ai kėshtu ua jep besimtarėve rastin
pėr tė merituar shumė tė mira. Zoti ėshtė Dėgjues, i Gjithėdijshėm.
*8:17 Tė
besuarit nė Zotin domosdo kėrkon besimin nė cilėsitė e Tij, njėra prej tė
cilave ėshtė se Ai po bėn ēdo gjė. Pa e njohur Zotin, nuk ka aspak besim
(23:84-90). Gjėrat e kėqija vetėshkaktohen nga ne, dhe zbatohen nga Dreqi, nė
pėrputhje me ligjet e Zotit (4:78-79, 42:30).
[8:18]
Aq mė shumė, Zoti i asgjėson kurthet e mosbesimtarėve.
[8:19]
Kėrkuat fitore (o mosbesimtarė), dhe fitorja erdhi; iu takoi besimtarėve. Nėse
hiqni dorė (nga agresioni) do tė ishte mė mirė pėr ju, por nėse ktheheni, edhe
ne kthehemi. Ushtritė tuaja nuk do tju ndihmojnė, pa marrė parasysh sa tė
mėdha. Se Zoti ėshtė nė anėn e besimtarėve.
[8:20]
O ju qė besoni, ti bindeni Zotit dhe tė dėrguarit tė Tij, dhe mos e
shpėrfillni atė pėrderisa dėgjoni.
Mosbesimtarėve ju ndalohet dėgjimi
[8:21]
Mos u bėni si ata qė thonė, Dėgjojmė, kur nuk dėgjojnė.
[8:22]
Krijesat mė tė kėqija para Zotit janė tė shurdhrit dhe memecėt, qė nuk
kuptojnė.
[8:23]
Sikur Zoti tė njihte ndonjė tė mirė nė ta, Ai do i bėnte dėgjues. Edhe sikur
ti bėnte dėgjues, ata ende do refuzonin me neveri.
Tė drejtit nuk vdesin vėrtetė*
[8:24]
O ju qė besoni, ti pėrgjigjeni Zotit dhe tė dėrguarit kur ai ju fton nė ēka ju
jep jetė.* Duhet ta dini se Zoti ėshtė mė afėr jush se zemra juaj, dhe se para
Tij do tė mblidheni.
*8:24 Shih Shtojcėn 17. Kur tė drejtit dalin prej trupave tė tyre, ata shkojnė
drejt nė Parajsė.
[8:25]
Ruajuni nga njė ndėshkim qė mund tė mos jetė i kufizuar vetėm te keqbėrėsit mes
jush.* Duhet ta dini se ndėshkimi i Zotit ėshtė i rreptė.
*8:25 Njė shoqėri qė toleron homoseksualitetin, pėr
shembull, mund tė goditet nga ndonjė termet.
Zoti i pėrkrahė besimtarėt
[8:26]
Pėrkujtoni qė dikur ishit pak dhe tė shtypur, dhe frikėsoheshit mos njerėzit po
ju rrėmbejnė, dhe Ai u dhuroi juve strehė tė sigurt, ju pėrkrahu me fitoren e
Tij, dhe ju furnizoi me furnizime tė mira, qė tė mund tė jeni mirėnjohės.
[8:27]
O ju qė besoni, mos e tradhtoni Zotin dhe tė dėrguarin, dhe mos i tradhtoni ata
qė kanė besim nė ju, tash qė e dini.
Paratė dhe fėmijėt janė test
[8:28]
Duhet ta dini se paratė tuaja dhe fėmijėt tuaj janė test, dhe se Zoti posedon
shpėrblim shumė tė madh.
[8:29]
O ju qė besoni, nėse ia keni dronė Zotit, Ai do tju ndriēojė, do i heqė
mėkatet tuaja, dhe tju falė. Zoti posedon hirėsi pakufi.
Zoti e mbron tė dėrguarin e tij
[8:30]
Mosbesimtarėt thurin kurthe dhe planifikojnė tju neutralizojnė, ose tju
vrasin, ose tju dėbojnė. Megjithatė, ata thurin kurthe dhe planifikojnė, por
edhe Zoti planifikon. Zoti ėshtė planifikuesi mė i mirė.
[8:31]
Kur shpalljet tona iu recitohen atyre, thonė, Kemi dėgjuar. Sikur tė donim, do
tė kishim mundur ti thoshim tė njėjtat gjėra. Kėto nuk janė asgjė mė shumė se
pėrralla tė moēme!
[8:32]
Ata gjithashtu thanė, zoti ynė, nėse kjo ėshtė vėrtetė e vėrteta nga Ti,
atėherė lėshona njė rrebesh gurėsh nga qielli, ose derdh mbi ne njė ndėshkim qė
dhemb.
[8:33]
Megjithatė, Zoti nuk ka pėr ti ndėshkuar ata pėrderisa ti je nė mesin e tyre; Zoti
nuk ka pėr ti ndėshkuar pėrderisa janė duke kėrkuar falje.
[8:34]
A nuk e kanė merituar ndėshkimin e Zotit, duke i kthyer prapa tė tjerėt nga
Vendlutja e Shenjtė, edhe pse ata nuk janė kujdestar tė saj? Kujdestarėt e
vėrtetė tė saj janė tė drejtit, por shumica e tyre nuk e dinė.
Lutjet e Kontaktit (Salat)ekzistonin para Kuranit*
[8:35]
Lutjet e tyre tė Kontaktit (Salat) te faltorja (Qabja) nuk ishin asgjė mė shumė
se tallje dhe mėnyrė pėr ti kthyer njerėzit prapa (duke ua zėnė turma rrugėn).
Prandaj, vuani ndėshkimin pėr mosbesimin tuaj.
*8:35 Tė gjitha ritet fetare nė Islam na erdhėn
nėpėrmjet Ibrahimit; kur Kurani u shpall, tė gjitha ritet nė Nėnshtrim ishin
tashmė nė ekzistencė (21:73, 22:78).
Shpenzojnė paratė e tyre
pėr ta luftuar Zotin*
[8:36]
Ata qė nuk besojnė i shpenzojnė paratė e tyre pėr ti kthyer prapa tė tjerėt
nga rruga e Zotit. Ata do i shpenzojnė, dhe do tu shndėrrohen nė dhimbje dhe
brejtje ndėrgjegjeje. Pėrfundimisht, do tė mposhten, dhe tė gjithė
mosbesimtarėt do tė mblidhen nė Ferr.
*8:36 Udhėheqėsit adhurues idhujsh tė Islamit tė
korruptuar, Arabia Saudite, kanė ndarė shuma tė mėdha parash pėr ta luftuar Zotin
dhe mrekullinė e Tij. Pėr shembull, shtėpia botuese e famshme Dr Al-Ilm
Lil-Malyn (Njohuri pėr Miliona) botoi versionin nė arabisht tė librit Mrekullia
e Kuranit nė Mars, 1983. Sauditėt blenė tė gjitha kopjet dhe i shkatėrruan.
[8:37]
Zoti do tė ndajė tė keqen nga e mira, pastaj tė kėqijtė do i grumbulloj njėrin
mbi tjetrin, tė gjithė nė njė turrė, pastaj do i hedhė nė Ferr. Tė tillė janė
humbėsit.
[8:38]
Thuaju atyre qė nuk besuan: nėse ndalen, e gjithė e kaluara e tyre do tė falet.
Por nėse kthehen prapa, do tė vetėshkaktojnė fatin e njėjtė si homologėt e tyre
paraprak.
[8:39]
Ti luftoni ata pėr ta hequr shtypjen, dhe pėr ta praktikuar fenė tuaj tė
kushtuar vetėm Zotit. Nėse ata pėrmbahen nga agresioni, atėherė Zoti ėshtė
Pamės i ēdo gjėje qė bėjnė.
[8:40]
Nėse kthehen, atėherė duhet ta dini se Zoti ėshtė Zotėruesi dhe Sunduesi juaj, Zotėruesi
dhe Sunduesi mė i mirė, pėrkrahėsi mė i mirė.
[8:41]
Duhet ta dini se nėse fitoni ndonjė plaēkė nė luftė, njė e pesta ti shkojė Zotit
dhe tė dėrguarit, pėr tiu dhėnė tė afėrmve, jetimėve, tė varfėrve, dhe
udhėtarit tė huaj. Do e bėni kėtė nėse besoni nė Zotin dhe nė ēka i shpallėm
shėrbėtorit tonė nė ditėn e vendimit, ditėn kur dy ushtritė u ndeshėn. Zoti
ėshtė i Gjithėfuqishėm.
Zoti e ka nė dorė ēdo gjė dhe planifikon pėr besimtarėt
[8:42]
Kujtohuni qė ju ishit nė kėtė anė tė luginės, pėrderisa ata ishin nė anėn
tjetėr. Pastaj karvanit tė tyre iu desh tė lėvizte nė terren mė tė ulėt. Sikur
ta planifikonit kėshtu, nuk do tė mund ta kishit bėrė. Por Zoti kishte pėr tė
kryer njė ēėshtje tė paracaktuar, me tė cilėn ata qė ishin paracaktuar tė
asgjėsohen u asgjėsuan pėr arsye tė qartė, dhe ata qė ishin paracaktuar tė
shpėtoheshin u shpėtuan pėr arsye tė qartė. Zoti ėshtė Dėgjues, i
Gjithėdijshėm.
[8:43]
Zoti i bėri ata tė duken nė ėndrrėn tėnde (o Muhamed) mė pak nė numėr. Sikur
ti bėnte tė dukeshin mė tė shumtė, do tė dėshtonit, dhe do tė grindeshit mes
vete. Por Zoti ju nxorri nga njė situatė e tillė. Ai ėshtė Njohėsi i mendimeve
mė tė thella.
[8:44]
Dhe kur koha erdhi dhe ju u pėrballėt me ta, Ai i bėri ata tė duken mė tė paktė
nė sytė tuaj, dhe ju bėri juve tė dukeni mė tė paktė nė sytė e tyre po ashtu.
Se Zoti deshi qė ta kryej njė plan tė caktuar. Tė gjitha vendimet merren nga Zoti.
[8:45]
O ju qė besoni, kur ndesheni me ndonjė ushtri, tė keni durim dhe ta pėrkujtoni Zotin
shpesh, qė tė mund tia dilni.
[8:46]
Ti bindeni Zotit dhe tė dėrguarit tė Tij, dhe mos u grindni mes vete, se mos
dėshtoni dhe e shpėrndani forcėn tuaj. Tė duroni me kėmbėngulje. Zoti ėshtė me
ata qė durojnė me kėmbėngulje.
[8:47]
Mos u bėni si ata qė i lan shtėpitė e tyre me hezitim, vetėm pėr tu treguar,
dhe nė fakt i dekurajuan tė tjerėt nga ndjekja e rrugės sė Zotit. Zoti ėshtė
tėrėsisht i vetėdijshėm pėr ēdo gjė qė bėjnė.
Djalli i sheh ushtarėt e padukshėm tė Zotit
[8:48]
Djalli i kishte zbukuruar punėt e tyre nė sytė e tyre, dhe tha, Nuk mund tė
mposhteni nga asnjė popull sot, dhe Unė do tė luftoj sė bashku me ju. Por
sapo tė dy ushtritė u pėrballėn me njėra tjetrėn, ai ua ktheu shpinėn dhe iku,
duke thėnė, Unė nuk ju njoh. Unė shoh ēka ju nuk shihni. Unė i frikėsohem Zotit.
Ndėshkimi i Zotit ėshtė tmerrues.
[8:49]
Hipokritėt dhe ata qė ushqyen dyshim nė zemrat e tyre thanė, Kėta njerėz janė
mashtruar nga feja e tyre. Megjithatė, nėse dikush ka besim te Zoti, atėherė Zoti
ėshtė i Plotfuqishėm, Mė i Menēuri.
[8:50]
Vetėm sikur ti shihje ata qė nuk besuan kur engjėjt i vėnė nė vdekje! Do i
rrahin nė fytyrat e tyre dhe nė prapanicat e tyre; Shijojeni ndėshkimin e
Ferrit.
[8:51]
"Kjo ėshtė pasojė e asaj qė vepruat ju. Zoti nuk ėshtė i padrejtė ndaj
krijesave.
[8:52]
Ky ėshtė fat i njėjtė si ai i njerėzve tė Faraonit dhe atyre qė nuk besuan para
tyre. Ata refuzuan shpalljet e Zotit, dhe Zoti i ndėshkoi pėr mėkatet e tyre. Zoti
ėshtė i fuqishėm, dhe ndėshkimi i Tij ėshtė i rreptė.
Ndėshkimi: Pasojė e mėkatit
[8:53]
Zoti nuk e ndryshon bekimin qė e ka dhuruar mbi njerėz nė mos vendosshin ata
vetė tė ndryshojnė. Zoti ėshtė Dėgjues, i Gjithėdijshėm.
[8:54]
I tillė ishte rasti me njerėzit e Faraonit dhe tė tjerėt para tij. Ata sė pari
i refuzuan shenjat e Zotėruesit tė tyre. Si pasojė, i asgjėsuam pėr mėkatet e
tyre. I mbytėm njerėzit e Faraonit; krejt shpirtligjtė u ndėshkuan.
[8:55]
Krijesat mė tė kėqija para Zotit janė ato qė nuk besojnė; nuk mund tė besojnė.
[8:56]
Ti arrin marrėveshje me ta, por ata i shkelin marrėveshjet e tyre secilėn herė;
nuk janė tė drejtė.
[8:57]
Prandaj, nėse i ndeshni nė luftė, ti bėni si shembull tmerrues pėr ata qė
vijnė pas tyre, qė tė mund tė marrin vesh.
[8:58]
Kur tradhtoheni nga njė grup njerėzish, tė mobilizoheni kundėr tyre nė mėnyrėn
e njėjtė. Zoti nuk i do tradhtarėt.
[8:59]
Le tė mos mendojnė ata qė nuk besojnė se mund tė shpėtojnė; nuk mund tė
shpėtojnė.
Tė jeni tė pėrgatitur: Urdhėr Hyjnore
[8:60]
Tė pėrgatitni pėr ta krejt fuqinė qė mund tė grumbulloni, dhe tė gjitha
pajisjet qė mund ti mobilizoni, qė tė mund ti frikėsoni armiqtė e Zotit,
armiqtė tuaj, si dhe tė tjerėt qė nuk i njihni; Zoti i njeh ata. Ēfarėdo qė tė
shpenzoni pėr Zotin do tju paguhet juve me bujari, pa as mė tė voglėn
padrejtėsi.
[8:61]
Nėse strehohen nė paqe, edhe ju tė bėni ashtu, dhe tė keni besim te Zoti. Ai
ėshtė Dėgjuesi, Mė i Dijshmi.
Zoti iu mjafton besimtarėve
[8:62]
Nėse dėshirojnė tė tė mashtrojnė, atėherė Zoti do tė tė mjaftojė. Ai do tė tė
ndihmojė me pėrkrahjen e Tij, dhe me besimtarėt.
[8:63]
Ai i ka pajtuar zemrat (e besimtarėve). Sikur ti shpenzoje tė gjitha paratė nė
tokė, nuk do tė mund ti pajtoje zemrat e tyre. Por Zoti i pajtoi ato. Ai ėshtė
i Plotfuqishėm, Mė i Menēuri.
[8:64]
O ti profet, i mjaftueshėm pėr ty ėshtė Zoti dhe besimtarėt qė tė kanė ndjekur.
[8:65]
O ti profet, ti nxisėsh besimtarėt pėr tė luftuar. Nėse janė njėzet prej jush
qė janė tė durueshėm, ata mund ti mundin dyqind, dhe njėqind prej jush mund
ti mundin njėmijė prej atyre qė nuk besojnė. Kjo ėshtė pėr shkak se ata janė
njerėz qė nuk kuptojnė.
[8:66]
Tash (qė shumė njerėz tė ri ju bashkėngjitėn juve) Zoti e ka bėrė mė tė lehtė
pėr ju, se Ai e di se nuk jeni aq tė fortė sa dikur. Tash e tutje, njėqind
besimtarė tė durueshėm mund tė mundin dyqind, dhe njėmijė prej jush mund tė
mundni dy mijė me lejen e Zotit. Zoti ėshtė me ata qė durojnė me kėmbėngulje.
[8:67]
Nuk i takoi asnjė profeti tė marrė rob tė luftės, nėse nuk morri pjesė nė
luftė. Ju njerėz po kėrkoni gjėrat materiale tė kėsaj bote, pėrderisa Zoti
pėrkrahė Pėrjetėsinė. Zoti ėshtė i Plotfuqishėm, Mė i Menēuri.
[8:68]
Po tė mos ishte pėr paracaktimin prej Zotit, ju do tė vuanit, nė llogari tė
asaj qė morėt, njė ndėshkim tė tmerrshėm.
[8:69]
Prandaj, hani nga plaēkat qė i keni fituar, ato qė janė tė ligjshme dhe tė
mira, dhe ia keni dronė Zotit. Zoti ėshtė Falės, i Mėshirshmi.
[8:70]
O ti profet, tregoju tė burgosurve tė luftės qė janė nė duart tuaja, Sikur Zoti
tė dinte ndonjė tė mirė nė zemrat tuaja, Ai do tju jepte mė mirė se ēfarėdo qė
keni humbur, dhe do tju falte. Zoti ėshtė Falės, i Mėshirshmi.
[8:71]
Dhe nėse ata dėshirojnė tė tė tradhtojnė, ata veē e kanė tradhtuar Zotin. Pėr kėtė Ai i bėri ata
humbėsit. Zoti ėshtė i Gjithėdijshėm, Mė i Menēuri.
[8:72]
Padyshim, ata qė besuan, dhe emigruan, dhe u pėrpoqėn me paratė e tyre dhe
jetėt e tyre pėr Zotin, si dhe ata mikpritėsit dhe strehuesit e tyre, dhe
pėrkrahėsit e tyre, ata janė aleat tė njėri tjetrit. Sa pėr ata qė besojnė, por
nuk emigrojnė me ju, nuk iu detyroheni me ndonjė pėrkrahje, derisa ata tė
emigrojnė. Megjithatė, nėse kanė nevojė pėr ndihmėn tuaj, si vėllezėr nė besim,
tiu ndihmoni, pėrveē kundėr njerėzve me tė cilit keni nėnshkruar traktat
paqeje. Zoti ėshtė Pamės i ēdo gjėje qė bėni.
[8:73]
Ata qė nuk besuan janė aleat tė njėri tjetrit. Po tė mos iu pėrmbaheni kėtyre
urdhrave, do tė ketė kaos nė tokė, dhe korrupsion tė tmerrshėm.
[8:74]
Ata qė besuan dhe emigruan, dhe u pėrpoqėn pėr Zotin, si dhe mikpritėsit dhe
strehuesit e tyre, dhe pėrkrahėsit e tyre, kėta janė besimtarėt e vėrtetė. Kanė
merituar falje dhe shpėrblim bujarė.
[8:75] Ata qė besuan mė pas, dhe emigruan,
dhe u pėrpoqėn me ju, ata pėrkasin me ju. Ata qė janė tė afėrm me njėri tjetrin
tė jenė tė parėt qė pėrkrahin njėri tjetrin, nė pėrputhje me urdhrat e Zotit. Zoti
ėshtė tėrėsisht i vetėdijshėm pėr tė gjitha gjėrat.