Surja 83:  Mashtruesit (El-Mutaffifin)

[83:0] Nė emėr tė Zotit, Mirėbėrėsit, tė Mėshirshmit

[83:1] Mjerė mashtruesit.

[83:2] Qė kėrkojnė masė tė plotė kur pranojnė prej njerėzve.

[83:3] Por kur ua japin atyre masat ose peshat, ata mashtrojnė.

[83:4] A nuk e dinė se do tė ringjallen?

[83:5] Nė njė ditė tė llahtarshme?

[83:6] Ajo ėshtė dita kur tė gjithė njerėzit do tė qėndrojnė para Zotėruesit tė gjithėsisė.

Libra numerikisht tė qėndisur

[83:7] Vėrtetė, libri i shpirtligjve ėshtė nė Sixhin.

[83:8] A e din ti ēka ėshtė Sixhini?

[83:9] Libėr numerikisht i qėndisur.

[83:10] Mjerė refuzuesit nė atė ditė.

[83:11] Ata nuk besojnė nė Ditėn e Gjykimit.

[83:12] Askush nuk e mohon atė pėrveē shkelėsit, mėkatuesit.

[83:13] Kur shpalljet tona i recitohen atij, thotė, “Pėrralla tė moēme!”

[83:14] Vėrtetė, zemrat e tyre janė mbėshtjellė me mėkatet e tyre.

[83:15] Vėrtetė, ata do tė izolohen, atė ditė, prej Zotėruesit tė tyre.

[83:16] Pastaj do tė hidhen nė Ferr.

[83:17] Do tu thuhet, “Kjo ėshtė ēka dikur e mohonit.”

[83:18] Vėrtetė, libri i tė drejtėve do tė jetė nė Illijin.

[83:19] A e din ti ēka ėshtė Illijini?

[83:20] Libėr numerikisht i qėndisur.

[83:21] Pėr tu dėshmuar nga ata afėr Meje.

[83:22] Tė drejtit kanė merituar hare.

[83:23] Mbi mobilie luksoze shikojnė.

[83:24] Nė fytyrat e tyre vėrehet kėnaqėsia e haresė.

[83:25] Pijet e tyre do tė jenė me nuanca nektari.

[83:26] Nuanca e saj ėshtė si myshk. Kjo ėshtė pėr tė cilėn duhet tė garojnė garuesit.

[83:27] Tė pėrziera nė tė do tė jenė shije tė posaēme.

[83:28] Nga njė burim qė ėshtė i rezervuar pėr ata afėr Meje.

[83:29] Shpirtligjtė dikur qeshnin me ata qė besuan.

[83:30] Kur kalonin pranė tyre, ia bėnin me sy njėri tjetrit.

[83:31] Kur bėheshin bashkė me njerėzit e tyre, bėnin shaka.

[83:32] Kurdoherė qė i shihnin, thoshin, “Kėta njerėz janė tė humbur!

[83:33] "Ata nuk kanė gjėra tė tilla si roje (tė padukshme).”

[83:34] Sot, ata qė besuan po qeshin me mosbesimtarėt.

[83:35] Nė mobilie luksoze shikojnė.

[83:36] Padyshim, mosbesimtarėt paguhen pėr ēka bėnė.