Pa Bismilah*
[9:1]
Njė ultimatum ėshtė lėshuar kėtu nga Zoti dhe i dėrguari i Tij pėr adhuruesit e idhujve qė futen nė traktat
me ju.
*9:1 Mungesa e Bismilahut nga kjo sure nuk ėshtė
vetėm njė shenjė e qartė nga Autori i Plotfuqishėm i Kuranit se nė kėtė sure i
kanė futur njerėzit duart, por gjithashtu paraqet njė mrekulli mbresėlėnėse me
vend. Shih hollėsirat nė Shtojcat 24 & 29. *9:1 & *9:127 Kjo ėshtė e vetmja sure qė nuk
e ka parashtesėn Bismilah. Ky fenomenin ka qenė mister pėr studiuesit e Kuranit
pėr 14 shekuj, dhe janė nxjerrė teori pėr ta shpjeguar. Tash e kuptojmė se
mungesa e dukshme e Bismilahut ka tri funksione: (1) Pasqyron shpallje hyjnore
qė mė parė se adhuruesit e idhujve ishin paracaktuar ti fusnin duart nė Kuran
duke shtuar 2 strofa tė rrejshme (9:128-129). (2) Shpjegon njė nga funksionet e
kodit matematikor tė Zotit nė Kuran, domethėnė, pėr ta ruajtur Kuranin kundėr
ēfarėdo ndryshimi. (3) Furnizon veēori tė mrekullueshme shtesė tė kodit tė
Kuranit. Pėr shkak tė rėndėsisė jashtėzakonisht tė madhe tė tyre, detajet jepen
nė Shtojcat 24 dhe 29. Njė vrojtim i
menjėhershėm ėshtė se numri i ndodhjes sė fjalės Zot nė fund tė Sures 9 ėshtė
1273 (19*67). Nėse dy strofat e rrejshme 128 & 129 pėrfshihen, ky fenomen
dhe shumė tė tjerė do tė zhduken.
[9:2]
Prandaj, enduni nėpėr tokė lirshėm pėr katėr muaj, dhe ta dini se nuk mund tė
ikni prej Zotit, dhe se Zoti i poshtėron mosbesimtarėt.
[9:3]
Njė shpallje ėshtė lėshuar kėtu nga Zoti dhe i dėrguari i Tij pėr tė gjithė
njerėzit nė ditėn e madhe tė shtegtimit, se Zoti i ka bėrė hasha adhuruesit e
idhujve, dhe ashtu bėri edhe i dėrguari i Tij. Prandaj, nėse pendoheni, do tė
jetė mė mirė pėr ju. Por nėse prapėsoheni, atėherė ta dini se nuk mund tė ikni
prej Zotit. Premtoju atyre qė nuk besojnė ndėshkim qė dhemb.
[9:4]
Nėse adhuruesit e idhujve nėnshkruajnė traktat paqeje me ju, dhe nuk e shkelin,
e as nuk bashkohen me tė tjerėt kundėr jush, ta pėrmbushni traktatin tuaj me ta
deri nė datėn e skadimit. Zoti i do tė drejtit.
[9:5]
Kur tė kalojnė Muajt e Shenjtė, (dhe ata refuzojnė tė bėjnė paqe) mund ti
vrisni adhuruesit e idhujve kur tė ndesheni me ta, ti ndėshkoni, dhe tė
rezistoni ēdo lėvizje qė bėjnė. Nėse pendohen dhe zbatojnė Lutjet e Kontaktit
(Salat) dhe japin bamirėsinė e obligueshme (Zeqat), ti lėni tė shkojnė. Zoti
ėshtė Falės, i Mėshirshmi.
[9:6]
Nėse njė nga adhuruesit e idhujve kėrkon kalim tė sigurt me ty, ti japėsh atij
kalim tė sigurt, kėshtu qė ai ta dėgjojė fjalėn e Zotit, pastaj ta dėrgoni
prapa te vendi i tij i sigurisė. Kjo ėshtė pėr shkak se ata janė njerėz qė nuk
dinė.
[9:7]
Si mund adhuruesit e idhujve tė kėrkojnė ndonjė zotim nga Zoti dhe i dėrguari i
Tij? Pėrjashtim bėjnė ata qė kanė nėnshkruar traktat paqeje me ju te Vendlutja
e Shenjtė. Nėse e respektojnė dhe i pėrmbahen njė traktati tė tillė, ti
pėrmbaheni gjithashtu. Zoti i do tė drejtit.
[9:8]
Si mund (tė kėrkojnė zotim) kur ata nuk respektuan ndonjė tė drejtė tė lidhjeve
familjare mes jush dhe tyre, as ndonjė besėlidhje, nėse ju jepej rasti tė
mbizotėronin. Ata bėnė paqe me ju me fjalė goje, pėrderisa zemrat e tyre janė
nė opozitė, dhe shumica e tyre janė shpirtligj.
[9:9]
Ata i ndėrruan shpalljet e Zotit pėr njė ēmim tė vogėl. Si pasojė, ata i
zmbrapsėn njerėzit nga rruga e Tij. E trishtueshme vėrtetė ėshtė ēka ata bėnė!
[9:10]
Ata nuk respektojnė ndonjė tė drejtė tė lidhjeve familjare ndaj ndonjė
besimtari, e as nuk iu pėrmbahen besėlidhjeve tė tyre; janė shkelėsit e
vėrtetė.
Pendimi: Fillim i ri
[9:11]
Nėse pendohen dhe zbatojnė Lutjet e Kontaktit (Salat) dhe japin bamirėsinė e
obligueshme (Zeqat), atėherė ata janė vėllezėrit tuaj nė fe. Kėshtu i
shpjegojmė shpalljet pėr njerėz qė dinė.
[9:12]
Nėse i shkelin betimet e tyre pasi qė tė jenė zotuar se do i mbajnė besėt e
tyre, dhe e sulmojnė fenė tuaj, atėherė mund ti luftoni udhėheqėsit e
paganizmit nuk jeni mė tė kufizuar nga besėlidhja juaj me ta qė tė mund tė
pėrmbahen.
[9:13]
A nuk do i luftonit njerėzit qė i shkelėn traktatet e tyre, u munduan ta
dėbojnė tė dėrguarin, dhe ata janė qė e filluan luftėn pikė sė pari? A po
frikėsoheni prej tyre? Zoti ėshtė Ai tė cilit duhet ti frikėsoheni, nėse jeni
besimtarė.
[9:14]
Ti luftoni ata, se Zoti do i ndėshkojė nė duart tuaja, ti poshtėrojė, tju
dhurojė juve fitore mbi ta, dhe ti qetėsojė gjokset e besimtarėve.
[9:15]
Ai gjithashtu do tė heqė mllefin nga zemrat e besimtarėve. Zoti shpengon kėdo
qė Ai do. Zoti ėshtė i Gjithėdijshėm, Mė i Menēuri.
Testi i pashmangshėm
[9:16]
A menduat se do tė liheni rehat pa i dalluar Zoti ata mes jush qė pėrpiqen, dhe
nuk e bashkojnė veten me armiqtė e Zotit, ose me armiqtė e tė dėrguarit tė Tij,
ose me armiqtė e besimtarėve? Zoti ėshtė Njohės i tėrėsishėm i ēdo gjėje qė
bėni.
[9:17]
Adhuruesit e idhujve nuk kanė pėr ti frekuentuar vendlutjet e Zotit, pėrderisa
e pranojnė mosbesimin e tyre. Ata i kanė asgjėsuar punėt e tyre, dhe do tė
qėndrojnė pėrgjithmonė nė Ferr.
[9:18]
Tė vetmit njerėz pėr ti frekuentuar vendlutjet e Zotit janė ata qė besojnė nė Zotin
dhe Ditėn e Fundit, dhe zbatojnė Lutjet e Kontaktit (Salat), dhe japin
bamirėsinė e obligueshme (Zeqat), dhe nuk i frikėsohen pėrveē Zotit. Kėta
padyshim do tė jenė mes tė udhėzuarve.
Pyetje pėr arabėt
[9:19]
A e keni konsideruar dhėnien e ujit shtegtarėve dhe kujdesin pėr Vendlutjen e
Shenjtė zėvendėsim pėr besimin nė Zotin dhe Ditėn e Fundit, dhe pėrpjekjen pėr Zotin?
Ata nuk janė tė barabartė pėrpara Zotit. Zoti nuk i udhėzon njerėzit
shpirtligj.
Myzhde
[9:20]
Ata qė besojnė, dhe emigrojnė, dhe pėrpiqen pėr Zotin me paratė e tyre dhe
jetėt e tyre, janė shumė mė tė mėdhenj nė gradė pėr Zotin. Janė fituesit.
[9:21]
Zotėruesi i tyre iu jep atyre myzhde: mėshirė dhe miratim prej Tij, dhe kopshte
ku ata kėnaqen nė hare tė pėrhershme.
[9:22]
Pėrjetėsisht qėndrojnė aty. Zoti posedon shpėrblim shumė tė madh.
Nėse duhet tė zgjedhėsh
[9:23]
O ju qė besoni, mos e shoqėroni veten madje as me prindėrit tuaj dhe vėllezėrit
tuaj, nėse parapėlqejnė mosbesimin mbi besimin. Ata mes jush qė e shoqėrojnė
veten me ta janė duke bėrė shkelje.
[9:24]
Deklaroni: Nėse prindėrit tuaj, fėmijėt tuaj, vėllezėrit tuaj, bashkėshortet
tuaja, familja juaj, paratė qė i keni fituar, ndonjė punė pėr tė cilėn
brengoseni, dhe shtėpitė qė i gėzoni janė mė tė dashura pėr ju se Zoti dhe i
dėrguari i Tij,** dhe pėrpjekja pėr Tė, atėherė pritni derisa Zoti ta sjellė
gjykimin e Tij. Zoti nuk i udhėzon njerėzit shpirtligj.
*9:24 Pasi qė shanset janė shumė tė vogla qė ndonjė
qenie njerėzore tė besojė vėrtetė dhe qė tė ia kushtojė adhurimin vetėm Zotit
(12:103, 106), ėshtė gati e pamundur tė shihet njė familje e tėrė qė besojnė.
Pra, shumica e besimtarėve janė pėrballur me zgjedhjen: Ose mua ose Zotin dhe tė
dėrguarin e Tij. Kjo zgjedhje vazhdimisht thuhet nga
bashkėshortet/bashkėshortėt e besimtarėve, ose prindėrit e tyre, fėmijėt e
tyre, etj. Vazhdimisht, besimtarėt e bėnė zgjedhjen e duhur. Ky ėshtė test i
detyrueshėm pėr tė gjithė besimtarėt (29:2).
**9:24 Evidenca matematikore Kuranore tregon
veēanėrisht drejt tė Dėrguarit tė Zotit tė Besėlidhjes. Duke mbledhur vlerėn
germore tė Rashad (505), plus vlerėn e Khalifa (725), plus numrin e strofės
(24) marrim 505 + 725 + 24 = 1254 = 1966.
[9:25]
Zoti ju ka dhuruar fitore nė shumė situata. Por nė ditėn e Hunejnit, u bėtė
tepėr krenarė me numrin tuaj tė madh. Si pasojė, kjo nuk ju ndihmoi aspak, dhe
toka e gjerė u bė aq e ngushtuar rreth jush, sa qė u kthyet dhe ikėt.
[9:26]
Pastaj Zoti lėshoi qetėsim mbi tė dėrguarin e Tij dhe mbi besimtarėt. Dhe Ai
lėshoi ushtarė tė padukshėm; Ai kėshtu i ndėshkoi ata qė nuk besuan. Kjo ėshtė
pagesa pėr mosbesimtarėt.
[9:27]
Pėrfundimisht, Zoti e shpengon kėdo qė Ai do. Zoti ėshtė Falės, i Mėshirshmi.
[9:28] O ju qė besoni, adhuruesit e idhujve
janė tė ndotur; ata tė mos lejohen ti afrohen Vendlutjes sė Shenjtė pas kėtij
viti. Nėse keni frikė se humbni tė ardhura, Zoti do tė derdhė mbi ju furnizimet
e Tij, nė pėrputhje me vullnetin e Tij. Zoti ėshtė i Gjithėfuqishėm, Mė i
Menēuri.
[9:29]
Ti luftoni prapa ata qė nuk besojnė nė Zotin, as nė Ditėn e Fundit, as nuk
ndalojnė ēka Zoti dhe i dėrguari i Tij kanė ndaluar, as nuk pajtohen me fenė e
tė vėrtetės mes atyre qė e pranuan shkrimin derisa ta paguajnė tatimin e
duhur, me dėshirė apo pa dėshirė.
Blasfemi
[9:30]
Jahuditė thanė, Esdra ėshtė i biri i Zotit, pėrderisa tė Krishterėt thanė,
Jezusi ėshtė i biri i Zotit! Kėto janė blasfemi tė shprehura me gojėt e tyre.
Ato kėshtu pėrputhen me blasfemitė e atyre qė nuk kanė besuar nė tė kaluarėn. Zoti
i mallkon ata. Ata patjetėr kanė devijuar.
I pėrmbahen mėsimeve tė udhėheqėsve fetarė, nė vend tė mėsimeve
tė Zotit
[9:31]
Ata i kanė ngritur udhėheqėsit e tyre fetarė dhe shkollarėt si zotėrues,* nė
vend tė Zotit. Tė tjerėt e hyjnizuan Mesinė, tė birin e Marisė. Ata tė gjithė u
urdhėruan ta adhurojnė vetėm njė zot. Nuk ka zot tjetėr pėrveē Tij. Qoftė i
madhėruar, larg nga ēka i shoqėrojnė.
*9:31 Nėse konsultohesh me Shkollarėt Mysliman
pėr adhurimin e vetėm Zotit, dhe zbatimin e fjalės tė vetėm Zotit, siē mėsohet
nė kėtė shkrim tė vėrtetuar, ata do tė tė kėshillojnė kundėr saj. Nėse
konsultohesh me Papėn pėr identitetin e Jezusit, ai do tė tė kėshillojė ti
pėrmbahesh trinisė. Nėse iu bindesh Shkollarėve Mysliman kėshilla e tė cilėve
ėshtė nė kundėrshtim me mėsimet e Zotit, ose nėse e merr kėshillėn e Papės nė
vend tė Zotit, ti i ke ngritur kėta udhėheqės fetar si zota nė vend tė Zotit.
[9:32]
Ata dėshirojnė ta shuajnė dritėn e Zotit me gojėt e tyre, por Zoti insiston qė
ta pėrkryej dritėn e Tij, pėrkundėr mosbesimtarėve.
Nėnshtrimi ėshtė paracaktuar tė mbizotėrojė*
[9:33]
Ai ėshtė Ai qė e dėrgoi tė dėrguarin e Tij* me udhėzimin dhe fenė e tė
vėrtetės, dhe do e bėjė atė tė dominojė mbi tė gjitha fetė, pėrkundėr
adhuruesve tė idhujve.
*9:33 Ky pohim, shkronjė pėr shkronje, ndodhet kėtu
dhe nė 61:9. Nėse e shkruajmė vlerėn germore tė Rashad (505), tė ndjekur me
vlerėn e Khalifa (725), tė ndjekur me numrat e sureve dhe strofave ku ky
pohim gjendet (9:33 & 61:9), marrim 505 725 9 33 61 9, shumėfish i 19-tės.
Kjo konfirmon se i dėrguari kėtu ėshtė Rashad Khalifa. Plus, numri i strofave
nga 9:33 deri te 61:9 (3902)+9+33+61+9+vlera e Rashad Khalifa (1230) jep
5244, gjithashtu shumėfish i 19-tės. Vlera germore e 9:33 & 61:9, e
llogaritur duke mbledhur vlerat e secilės shkronjė, ėshtė 7858. Duke e mbledhur
kėtė numėr, plus numrin e shkronjave nė tė dy strofat (12), plus numrin e
strofave prej 9:33 deri te 61:9 (3902), plus vlerėn e Rashad Khalifa (1230),
marrim 7858 + 120 + 3902 + 1230 = 13110 = 19 x 690. Shih Shtojcat 1, 2, dhe 26.
Ruaju nga hoxhallarėt
dhe homologėt e Tyre
[9:34]
O ju qė besoni, shumė udhėheqės fetar dhe predikues i marrin paratė e njerėzve
nė mėnyrė tė paligjshme, dhe i zmbrapsin nga rruga e Zotit. Ata qė e mbledhin
arin dhe argjendin, dhe nuk i shpenzojnė pėr Zotin, premtoju atyre ndėshkim qė
dhemb.
[9:35]
Do tė vij dita kur ari dhe argjendi i tyre do tė nxehet nė zjarrin e Ferrit,
pastaj tė pėrdoret pėr tė ua djegur ballin e tyre, anėt e tyre, dhe shpinat e
tyre: Kjo ėshtė ēka mblodhėt pėr vete, prandaj shijoni ēka keni mbledhur.
Sistemi i Zotit: Dymbėdhjetė muaj nė vjet*
[9:36]
Numėrimi i muajve, sa i pėrket Zotit, ėshtė dymbėdhjetė.* Ky ka qenė ligji i Zotit
qė nga dita kur Ai krijoi qiejt dhe tokėn. Katėr prej tyre janė tė shenjtė. Kjo
ėshtė feja e pėrkryer. Tė mos i bėni keq vetes (duke luftuar) gjatė Muajve tė
Shenjtė. Megjithatė, ju mund tė shpallni luftė tė pėrgjithshme kundėr
adhuruesve tė idhujve (edhe gjatė Muajve tė Shenjtė), kur ata shpallin luftė tė
pėrgjithshme kundėr jush, dhe ta dini se Zoti ėshtė nė anėn e tė drejtėve.
*9:36 Fjala muaj pėrmendet nė Kuran 12 herė, dhe
dita 365 herė.
Ndryshimi i Muajve tė
Shenjtė*
[9:37]
Ndryshimi i Muajve tė Shenjtė ėshtė shenjė mosbesimi tė tepėrt; ai e shton
humbjen e atyre qė nuk kanė besuar. Ata i ndėrrojnė Muajt e Shenjtė dhe muajt e
zakonshėm, pėrderisa ruajnė numrin e muajve tė shenjtėruar nga Zoti. Kėshtu ata
shkelin ēka Zoti ka shenjtėruar. Punėt e tyre u janė zbukuruar nė sytė e tyre. Zoti
nuk i udhėzon njerėzit mosbesimtarė.
*9:37 Muajt e Shenjtė sipas Botės Myslimane tė
korruptuar janė Rexheb, Dhyl-Kade, Dhyl-Hixhxhe, dhe Muharrem (muaji i shtatė,
i njėmbėdhjetė, i dymbėdhjetė, dhe i parė i Kalendarit Islamik). Njė studim me
kujdes i Kuranit, megjithatė, zbulon se ata duhet tė jenė Dhyl-Hixhxhe,
Muharrem, Safer, dhe Rebi I (muaji i dymbėdhjetė, i parė, i dytė, dhe i tretė).
Shih Shtojcėn 15.
[9:38]
O ju qė besoni, kur ju thuhet, Mobilizohuni pėr Zotin, pse bėheni tė lidhur
rėndė pėr toke? A e keni zgjedhur jetėn e kėsaj bote nė vend tė Pėrjetėsisė?
Gjėrat materiale tė kėsaj bote, nė krahasim me Pėrjetėsinė, janė zero.
[9:39]
Po tė mos mobilizoheni, Ai do tju parashtrojė nė ndėshkim qė dhemb dhe tju
zėvendėsojė me njerėz tjerė; ju nuk mund ta dėmtoni Atė aspak. Zoti ėshtė i
Gjithėfuqishėm.
Ushtarėt e padukshėm tė Zotit
[9:40]
Nėse dėshtoni sė pėrkrahuri atė (tė dėrguarin), Zoti veē e ka pėrkrahur atė.
Kėshtu kur mosbesimtarėt e ndoqėn atė, dhe ai ishte njėri prej dyve nė shpellė,
i tha shokut tė tij, Mos u bė merak; Zoti ėshtė me ne. Zoti pastaj lėshoi
qetėsim dhe siguri mbi tė, dhe e pėrkrahu me ushtarė tė padukshėm. Ai e bėri
fjalėn e mosbesimtarėve tė ulėt. Fjala e Zotit mbretėron. Zoti ėshtė i
Plotfuqishėm. Mė i Menēuri.
Besimtarėt e dalluar pėrpiqen pėr Zotin
[9:41]
Tė mobilizoheni me gatishmėri, lehtė apo rėndė, dhe pėrpiqeni me paratė tuaja
dhe jetėt tuaja pėr Zotin. Kjo ėshtė mė mirė pėr ju, veē sikur ta dinit.
Pėrtacėt
[9:42]
Sikur tė kishte ndonjė fitim material tė shpejtė, dhe ndonjė udhėtim tė
shkurtėr, ata do tė ndiqnin ty. Por pėrpjekja ėshtė thjeshtė e tepėrt pėr ta.
Ata bėjnė be nė Zotin: Po tė mundnim, do tė mobilizoheshim me ju. Kėshtu ata
e dėmtojnė vetveten, dhe Zoti e din se ata janė gėnjeshtarė.
[9:43]
Zoti tė ka falur ty; pse iu dhe leje atyre (pėr tė qėndruar mbrapa), para se
ti dalloje ata qė janė tė sinqertė prej gėnjeshtarėve?
[9:44]
Ata qė sinqerisht besojnė nė Zotin dhe Ditėn e Fundit nuk kėrkojnė leje pėr
tiu shmangur shansit qė tė pėrpiqen me paratė dhe jetėt e tyre. Zoti ėshtė
tėrėsisht i vetėdijshėm pėr tė drejtit.
[9:45]
Tė vetmit njerėz qė kėrkojnė leje janė ata qė nuk besojnė vėrtetė nė Zotin dhe
Ditėn e Fundit. Zemrat e tyre janė plot dyshim, dhe dyshimi i tyre i bėn tė
luhaten.
[9:46]
Po tė donin ata vėrtetė tė mobilizoheshin, do tė pėrgatiteshin mirė pėr tė. Por
Zotit nuk i pėlqen pjesėmarrja e tyre, kėshtu qė Ai i dekurajon ata; atyre iu
tha, Rrini mbrapa me ata qė po rrinė mbrapa.
[9:47]
Sikur tė mobilizoheshin me ju, do tė krijonin huti, dhe do tė shkaktonin
grindje dhe pėrēarje mes jush. Disa prej jush kishit prirje pėr ti dėgjuar
ata. Zoti ėshtė tėrėsisht i vetėdijshėm pėr shkelėsit.
[9:48]
Ata kėrkuan tė pėrhapin huti mes jush nė tė kaluarėn, dhe i ngatėrronin
ēėshtjet pėr ju. Megjithatė, e vėrteta pėrfundimisht mbizotėron, dhe plani i Zotit
zbatohet, pėrkundėr tyre.
[9:49]
Disa prej tyre do tė thoshin, Mė jep leje (tė rri mbrapa); mos ma impono njė
vėshtirėsi tė tillė. Por pikėrisht kėshtu kanė vetėshkaktuar njė vėshtirėsi tė
tmerrshme; Ferri po i rrethon mosbesimtarėt.
[9:50]
Nėse diēka e mirė tė ndodhė, dėshpėrohen, dhe nėse ndonjė fatkeqėsi tė ndodhė,
thonė, A tė thamė? pėrderisa largohen tė gėzuar.
[9:51]
Thuaj, Asgjė nuk na ndodhė, pėrveē ēka Zoti ka vendosur pėr ne. Ai ėshtė Zotėruesi
dhe Sunduesi ynė. Nė Zotin besimtarėt tė kenė besim.
[9:52]
Thuaj, Ju mund tė prisni pėr ne njėrėn prej dy gjėrave tė mira (fitore ose
rėnie dėshmorė), pėrderisa ne presim pėr ju mallkim prej Zotit dhe ndėshkim
prej Tij, ose nė duart tona. Prandaj, prisni, dhe ne do tė presim sė bashku me
ju.
[9:53]
Thuaj, Shpenzoni, me dashje apo pa dashje. Asgjė nuk do tė pranohet prej jush,
se jeni njerėz tė kėqij.
Lutjet e Kontaktit ekzistonin para Muhamedit*
[9:54]
Ēka e parandaloi pranimin e shpenzimit tė tyre ėshtė se ata nuk besuan nė Zotin
dhe tė dėrguarin e Tij, dhe kur i zbatuan Lutjet e Kontaktit (Salat),* i
zbatuan me pėrtaci, dhe kur dhanė bamirėsi, e bėnė atė me mosdashje.
*9:54 Kjo ėshtė njė provė tjetėr se Lutjet e
Kontaktit (Salat) ekzistuan para Kuranit, dhe u dorėzuan nga Ibrahimi (shih
21:73). Gjithashtu, nga kjo mbesin tė cunguar ata qė e sfidojnė pohimin e Zotit
qė Kurani ėshtė komplet dhe plotėsisht i detajuar kur ata pyesin, Ku mund ti
gjejmė detajet e Lutjeve tė Kontaktit nė Kuran (6:19, 38, 114).
Suksesi i kėsaj bote mund
tė mashtrojė
[9:55]
Mos u impresiono me paratė e tyre, dhe fėmijėt e tyre. Zoti i bėn kėto tė jenė
burime ndėshkimi pėr ta nė kėtė jetė, dhe (kur ata tė vdesin) shpirtrat e tyre
i lėnė pėrderisa janė mosbesimtarė.
[9:56]
Bėjnė be nė Zotin se pėrkasin me ju, pėrderisa nuk pėrkasin me ju; ata janė
njerėz pėrēarės.
[9:57]
Sikur tė mund tė gjenin strehim, ose shpella, ose ndonjė vend pėr tu fshehur,
do tė shkonin te ai, me nxitim.
[9:58]
Disa prej tyre e kritikojnė shpėrndarjen tėnde tė bamirėsisė; nėse iu jepet
atyre nga ajo, janė tė kėnaqur, por nėse nuk iu jepet nga ajo, bėhen
kundėrshtarė.
[9:59]
Ata duhet tė jenė tė kėnaqur me ēka Zoti dhe i dėrguari i Tij iu kanė dhėnė. Ėshtė
dashur tė thonė, Zoti na mjafton. Zoti do tė na furnizojė nga dhuratat e Tij,
dhe gjithashtu i dėrguari i Tij. E kėrkojmė vetėm Zotin.
Sistemi i shpėrndarjes sė bamirėsisė
[9:60]
Bamirėsitė tė shkojnė te tė varfrit, nevojtarėt, punėtorėt qė i mbledhin, tė
konvertuarit e rinj, pėr lirimin e skllevėrve, te ata qė ngarkohen me shpenzime
tė papritura, nė rrugėn e Zotit, dhe te udhėtari i huaj. I tillė ėshtė urdhri i
Zotit. Zoti ėshtė i Gjithėdijshėm, Mė i Menēuri.
[9:61]
Disa prej tyre e lėndojnė profetin duke thėnė, Ai i hapė veshtė shumė! Thuaj,
Ėshtė mė mirė pėr ju qė ai tė dėgjojė. Ai beson nė Zotin, dhe ka besim te
besimtarėt. Ai ėshtė njė mėshirė pėr ata mes jush qė besojnė. Ata qė e
lėndojnė tė dėrguarin e Zotit kanė vetėshkaktuar ndėshkim qė dhemb.
[9:62]
Ata ju bėjnė be nė Zotin, pėr tju kėnaqur juve, kur Zoti dhe i dėrguari i Tij
ia vlejnė mė shumė pėr tu kėnaqur, nėse ata janė vėrtetė besimtarė.
Ndėshkim pėr kundėrshtimin e Zotit dhe tė dėrguarit tė Tij
[9:63]
A nuk e dinė ata se kushdo qė i kundėrshton Zotit dhe tė dėrguarit tė Tij ka
vetėshkaktuar zjarrin e Ferrit pėrgjithmonė? Ky ėshtė poshtėrimi mė i keq.
Hipokritėt
[9:64]
Hipokritėt bėhen merak se mos ndonjė sure mund tė shpallet e tė ua nxjerrė nė
shesh ēka ėshtė brenda nė zemrat e tyre. Thuaj, Lirisht talluni. Zoti do tė
nxjerrė nė shesh atė qė i frikėsoheni.
[9:65]
Nėse i pyet, do tė thoshin, Vetėm talleshim dhe luanim. Thuaj, A e kuptoni
se po tallni Zotin, dhe shpalljet e Tij, dhe tė dėrguarin e Tij?
[9:66]
Mos kėrkoni falje. Keni kaluar nė mosbesim pasi qė keni besuar. Nėse i falim
disa prej jush, do i ndėshkojmė tė tjerėt, si pasojė e shpirtligėsisė sė tyre.
[9:67]
Burrat hipokritė dhe gratė hipokrite pėrkasin me njėri tjetrin ata pėrkrahin
tė kėqijat dhe ndalojnė tė drejtėn, dhe janė dorėshtrėnguar. Ata e harruan Zotin,
prandaj Ai i harroi ata. Hipokritėt janė vėrtetė shpirtligj.
[9:68]
Zoti iu premton hipokritėve dhe hipokriteve, si dhe mosbesimtarėve, zjarrin e
Ferrit, ku qėndrojnė pėrgjithmonė. Iu mjafton atyre. Zoti i ka mallkuar; ata
kanė vetėshkaktuar ndėshkim tė pėrhershėm.
Sistemi i Zotit nuk ndryshon
[9:69]
Disa prej tyre para jush ishin mė tė fortė se ju, dhe poseduan mė shumė para
dhe fėmijė. Ata u preokupuan me posedimet e tyre materiale. Ngjashėm, po
preokupoheni me posedimet tuaja materiale, sikur ata para jush qė ishin
preokupuar. Jeni bėrė plotėsisht tė pavėmendshėm, sikur ata qė ishin tė
pavėmendshėm. Tė tillė janė njerėzit qė i asgjėsojnė punėt e tyre, edhe nė kėtė
botė edhe nė Pėrjetėsi; ata janė humbėsit.
Humbėsit
[9:70]
A nuk kanė mėsuar asgjė prej gjeneratave paraprake; njerėzve tė Nuhut, Adit,
Themudit, njerėzve tė Ibrahimit, banuesve tė Medjenit, dhe keqbėrėsve (tė
Sodomės dhe Gomorės)? Tė dėrguarit e tyre iu shkuan atyre me prova tė qarta. Zoti
nuk iu bėri keq atyre; janė ata qė i bėnė keq shpirtrave tė vet.
Fituesit
[9:71]
Burrat dhe gratė besimtarė janė aleat tė njėri tjetrit. Ata pėrkrahin drejtėsi
dhe ndalojnė keqbėrje, i zbatojnė Lutjet e Kontaktit (Salat) dhe e japin
bamirėsinė e obligueshme (Zeqat), dhe i binden Zotit dhe tė dėrguarit tė Tij.
Mbi kėta do tė derdhet mėshira e Zotit. Zoti ėshtė i Plotfuqishėm, Mė i
Menēuri.
[9:72]
Zoti iu premton burrave besimtarė dhe grave besimtare kopshte me prroje qė
rrjedhin, ku qėndrojnė pėrgjithmonė, dhe pallate tė mrekullueshme nė kopshtet e
Edenit. Dhe bekimet dhe miratimet e Zotit janė edhe mė tė mėdha. Ky ėshtė
triumfi mė i madh.
Tė jeni tė rreptė me mosbesimtarėt
[9:73]
O ti profet, pėrpiqu kundėr mosbesimtarėve dhe hipokritėve, dhe ji i rreptė kur
merresh me ta. Fat i tyre ėshtė Ferri; ēfarė vendbanimi i tmerrshėm!
[9:74]
Ata bėjnė be nė Zotin qė nuk e kanė thėnė, edhe pse e kanė shprehur fjalėn e
mosbesimit; ata kanė kundėrshtuar pas nėnshtrimit. Nė fakt, ata hoqėn dorė nga
ajo qė nuk e kishin. Ata janė rebeluar edhe pse Zoti dhe i dėrguari i Tij iu
lėshuan atyre hirėsinė dhe furnizimet e Tij. Nėse pendohen, do tė ishte mė sė
miri pėr ta. Por nėse refuzojnė, Zoti do i parashtrojė nė ndėshkim qė dhemb nė
kėtė jetė dhe nė Pėrjetėsi. Ata nuk do tė gjejnė askėnd nė tokė qė tė jetė zotėrues
dhe sundues i tyre.
[9:75]
Disa prej tyre madje edhe u betuan: Nėse Zoti derdhė mbi ne hirėsinė e Tij, do
tė ishim bamirės, dhe do tė ēonim jetė tė drejtė.
[9:76]
Por kur ai derdhi mbi ta furnizimet e Tij, ata u bėnė dorėshtrėnguar, dhe
refuzuan me neveri.
[9:77]
Si pasojė, Ai i pllakosi me hipokrizi nė zemrat e tyre, deri nė ditėn qė ata e
takojnė Atė. Kjo ėshtė pėr shkak se ata thyen premtimin e tyre ndaj Zotit, dhe
pėr shkak tė gėnjeshtrave tė tyre.
[9:78]
A nuk e kuptojnė se Zoti i di tė fshehtat e tyre, dhe komplotet e tyre, dhe se Zoti
ėshtė Njohėsi i tė gjitha tė fshehtave?
[9:79]
Ata qė i kritikojnė besimtarėt bujarė se po japin tepėr, dhe i pėrqeshin besimtarėt
e varfėr se po japin pak, Zoti i pėrbuzė. Ata kanė vetėshkaktuar ndėshkim qė
dhemb.
Karremi mė i efektshėm i Dreqit: Miti i ndėrmjetėsimit*
[9:80]
Kėrkove apo nuk kėrkove falje pėr ta edhe nėse kėrkon falje pėr ta
shtatėdhjetė herė Zoti nuk do i falė. Kjo ėshtė pėr shkak se ata nuk besuan
nė Zotin dhe tė dėrguarin e Tij. Zoti nuk i udhėzon njerėzit shpirtligj.
*9:80 Nėse Muhamedi nuk mundi tė ndėrmjetėsojė pėr
xhaxhain dhe kushėrinjtė e vet, ēka i bėn tė huajit qė kurrė nuk e kanė takuar
tė mendojnė se ai do tė ndėrmjetėsojė pėr ta? Ibrahimi nuk mundi tė
ndėrmjetėsojė pėr babanė e tij, e as Nuhu nuk mundi tė ndėrmjetėsojė pėr tė
birin e tij (11:46 & 60:4).
[9:81]
Ata qė ndejėn u gėzuan qė qėndruan mbrapa tė dėrguarit tė Zotit, dhe nuk
dėshironin qė tė pėrpiqeshin me paratė e tyre dhe jetėt e tyre pėr Zotin.
Thanė, Le tė mos mobilizohemi nė kėtė nxehtėsi! Thuaj, Zjarri i Ferrit ėshtė
shumė mė i nxehtė, vetėm sikur tė mund ta paramendonin.
[9:82]
Le tė qeshin pak, dhe tė qajnė shumė. Kjo ėshtė pagesa pėr mėkatet qė i kanė
mbledhur.
[9:83]
Nėse Zoti tė kthen nė situatė ku ata kėrkojnė lejen tėnde pėr tu mobilizuar me
ju, tė thuash, Kurrė mė nuk do tė mobilizoheni me mua, e as kurrė mė nuk do tė
luftoni me mua kundėr ndonjė armiku. Se keni zgjedhur tė jeni me ndenjėsit pikė
sė pari. Prandaj, duhet tė rrini me ndenjėsit.
[9:84]
Tė mos e zbatosh lutjen e varrimit pėr asnjė prej tyre kur ai tė vdesė, as tė
mos qėndrosh te varri i tij. Ata nuk kanė besuar nė Zotin dhe tė dėrguarin e
Tij, dhe vdiqėn pėrderisa ishin shpirtligj.
Gjėrat materiale tė kėsaj bote janė zero
[9:85]
Mos u magjeps nga paratė e tyre ose fėmijėt e tyre; Zoti i bėn kėto tė jenė
burime vuajtjesh pėr ta nė kėtė botė, dhe shpirtrat e tyre i lėnė si
mosbesimtarė.
[9:86]
Kur njė sure shpallet, duke shpallur: Besoni nė Zotin, dhe pėrpiquni me tė
dėrguarin e Tij, edhe tė fortit mes tyre thonė, Le tė rrimė mbrapa!
[9:87]
Ata zgjodhėn tė jenė me ndenjėsit. Si pasojė, zemrat e tyre u mbyllėn, dhe
kėshtu, ata nuk mund tė kuptojnė.
Besimtarėt e vėrtetė pėrpiqen
[9:88]
Sa pėr tė dėrguarin dhe ata qė besuan me tė, ata pėrpiqen me nxitim me paratė e
tyre dhe jetėt e tyre. Kėta kanė merituar tė gjitha gjėrat e mira; ata janė
fituesit.
[9:89]
Zoti ka pėrgatitur pėr ta kopshte me prroje qė rrjedhin, ku qėndrojnė
pėrgjithmonė. Ky ėshtė triumfi mė i madh.
[9:90]
Arabėt shpikėn arsyetime, dhe erdhėn pėr tė kėrkuar leje pėr tė qėndruar
mbrapa. Ky ėshtė tregues i refuzimit tė tyre tė Zotit dhe tė dėrguarit tė Tij
ata qėndrojnė mbrapa. Vėrtetė, ata qė nuk besojnė mes tyre kanė vetėshkaktuar
ndėshkim qė dhemb.
[9:91]
Nuk janė pėr tu fajėsuar ata qė janė tė dobėt, tė sėmurė, ose nuk gjejnė asgjė
pėr tė ofruar, pėrderisa mbeten tė devotshėm ndaj Zotit dhe tė dėrguarit tė
Tij. Tė drejtit mes tyre tė mos fajėsohen. Zoti ėshtė Falės, i Mėshirshmi.
[9:92]
Gjithashtu tė falur janė ata qė vijnė te ti duke dashur tė pėrfshihen me ty,
por iu thua, Nuk kam nė ēka tju bartė. Ata pastaj kthehen me lot nė sy,
sinqerisht tė pikėlluar qė nuk kishin mundėsi tė kontribuojnė.
[9:93]
Me faj janė ata qė kėrkojnė leje nga ti pėr tė qėndruar mbrapa, edhe pse nuk
kanė asnjė arsye. Ata kanė zgjedhur tė jenė me ndenjėsit. Si pasojė, Zoti i ka
mbyllur zemrat e tyre, dhe kėshtu, ata nuk arrijnė asnjė njohuri.
Kohėt e vėshtira shėrbejnė pėr tė ekspozuar hipokritėt
[9:94]
Ata ju kėrkojnė falje kur ktheheni te ta (nga beteja). Thuaj, Mos na kėrkoni
falje; nuk ju zėmė besė mė. Zoti na ka njoftuar pėr ju. Zoti do i shohė punėt
tuaja, dhe gjithashtu edhe i dėrguari, pastaj do tė ktheheni te Njohėsi i tė
gjitha tė fshehtave dhe deklarimeve, pastaj Ai do tju njoftojė pėr tė gjitha
gjėrat qė kishit bėrė.
[9:95]
Ata do tju bėjnė be nė Zot, kur ktheheni te ta, qė ti shpėrfillni.
Shpėrfillni. Ata janė tė ndotur, dhe fat i tyre ėshtė Ferri, si pagesė pėr
mėkatet qė kanė mbledhur.
[9:96]
Ju bėjnė be, qė ti falni. Edhe nėse i falni, Zoti nuk falė njerėz tė tillė
shpirtligj.
Arabėt
[9:97]
Arabėt janė mė tė kėqijtė nė mosbesim dhe hipokrizi, dhe mė tė prirėt pėr tė
injoruar ligjet qė Zoti ka shpallur te i dėrguari i Tij. Zoti ėshtė i
Gjithėdijshėm, Mė i Menēuri.
[9:98]
Disa arabė e konsiderojnė shpenzimin e tyre (pėr Zotin) humbje, dhe madje
presin pa durim qė ndonjė fatkeqėsi tė ju godasė juve. Janė ata qė do tė
vetėshkaktojnė fatkeqėsinė mė tė keqe. Zoti ėshtė Dėgjues, i Gjithėdijshėm.
[9:99]
Arab tė tjerė besojnė nė Zotin dhe Ditėn e Fundit, dhe e konsiderojnė
shpenzimin e tyre mjet drejt Zotit, dhe mjet pėr ta pėrkrahur tė dėrguarin.
Vėrtetė, do i sjellė mė afėr; Zoti do i pranojė nė mėshirėn e Tij. Zoti ėshtė
Falės, i Mėshirshmi.
[9:100]
Sa pėr pionierėt e hershėm qė emigruan (Muhaxhirėt), dhe pėrkrahėsit qė iu
dhanė strehė atyre (Ensarėt) dhe ata qė i ndoqėn nė drejtėsi, Zoti ėshtė i
kėnaqur me ta, dhe ata janė tė kėnaqur me Tė. Ai ka pėrgatitur pėr ta kopshte
me prroje qė rrjedhin, ku qėndrojnė pėrgjithmonė. Ky ėshtė triumfi mė i madh.
Ndėshkimi dyfishohet pėr hipokritėt*
[9:101]
Mes arabėve mes jush, ka hipokritė. Gjithashtu, mes banuesve tė qytetit ka qė
janė tė mėsuar me hipokrizi. Ju nuk i njihni ata, por ne i njohim. Do tė
dyfishojmė ndėshkimin pėr ta, pastaj ata pėrfundojnė tė parashtruar nė ndėshkim
tė tmerrshėm.
*9:101 Hipokritėt ulen mes besimtarėve, dėgjojnė
lajmin dhe provat, pastaj i pėrhapin dyshimet e tyre helmuese. Ėshtė ligj
Kuranor qė ata tė pranojnė ndėshkim tė dyfishtė, tash dhe pėrgjithmonė.
[9:102]
Ka tė tjerė qė i kanė pranuar mėkatet e tyre; ata i kanė pėrzier veprat e mira
me vepra tė kėqija. Zoti do i shpengojė ata, se Zoti ėshtė Falės, i Mėshirshmi.
[9:103]
Merr prej parave tė tyre bamirėsi pėr ti pastruar ata dhe pėr ti shenjtėruar.
Dhe inkurajoi ata, se inkurajimi yt i qetėson ata. Zoti ėshtė Dėgjues, i
Gjithėdijshėm.
[9:104]
A nuk e kuptojnė se Zoti pranon pendimin e adhuruesve tė Tij, dhe merr
bamirėsitė, dhe se Zoti ėshtė Shpengues, i Mėshirshmi?
[9:105]
Thuaj, Punoni drejtėsi; Zoti do tė shohė punėn tuaj, dhe gjithashtu i dėrguari
i Tij dhe besimtarėt. Pėrfundimisht, do tė ktheheni te Njohėsi i tė gjitha tė
fshehtave dhe deklarimeve, pastaj Ai do tju njoftojė pėr tė gjitha gjėrat qė
kishit bėrė.
[9:106]
Tė tjerė po presin pėr vendimin e Zotit; Ai mund ti ndėshkojė ata, ose mund
ti shpengojė ata. Zoti ėshtė i Gjithėdijshėm, Mė i Menēuri.
Xhamitė qė kundėrshtojnė Zotin dhe tė dėrguarin e Tij*
[9:107]
Ka qė e shpėrdorojnė vendlutjen duke praktikuar adhurim idhujsh, duke i ndarė
besimtarėt, dhe duke furnizuar rehati pėr ata qė kundėrshtojnė Zotin dhe tė
dėrguarin e Tij. Ata bėjnė be solemnisht; Qėllimet tona janė tė ndershme! Zoti
ėshtė dėshmitar qė ata janė gėnjeshtarė.
*9:107 Cilado xhami ku praktikat nuk i kushtohen
absolutisht VETĖM Zotit i takon Dreqit, jo Zotit. Pėr shembull, pėrmendja e
emrave tė Ibrahimit, Muhamedit, dhe/ose Aliut nė Ezan dhe/ose nė lutjet Salat
shkelė urdhrat e Zotit nė 2:136, 2:285, 3:84, & 72:18. Fatkeqėsisht, kjo
ėshtė praktikė e zakonshme idhujtareske pėrgjatė botės sė korruptuar Myslimane.
Mos u lutni nė ato xhami
[9:108]
Tė mos luteni kurrė nė vendlutje tė tillė. Njė vendlutje qė ėshtė e themeluar
nė baza tė drejtėsisė qė nga dita e parė ia vlen mė shumė qė tė luteni nė tė.
Nė tė ka njerėz qė duan tė pastrohen. Zoti i do ata qė e pastrojnė veten.
[9:109]
A ėshtė ai qė e themelon ndėrtesėn e tij nė bazament tė nderimit tė Zotit dhe
pėr tė fituar miratimin e Tij mė i mirė, apo ai qė themelon ndėrtesėn e tij
buzė njė shkėmbi tė thėrrmuar, qė bie poshtė me tė nė zjarrin e Ferrit? Zoti
nuk i udhėzon njerėzit shpirtligj.
[9:110]
Njė ndėrtesė e tillė qė e kanė themeluar mbetet burim dyshimi nė zemrat e tyre,
derisa tiu ndalen zemrat. Zoti ėshtė i Gjithėdijshėm, Mė i Menēuri.
Investimi mė fitimprurės
[9:111]
Zoti ka blerė nga besimtarėt jetėt e tyre dhe paratė e tyre nė kėmbim tė
Parajsės. Kėshtu, ata luftojnė pėr Zotin, tė gatshėm pėr tė vrarė dhe pėr tu
vrarė. I tillė ėshtė zotimi i sinqertė i Tij nė Torah, Ungjill, dhe Kuran dhe
kush e pėrmbush zotimin e Tij mė mirė se Zoti? Tė gėzoheni pėr njė kėmbim tė
tillė. Ky ėshtė triumfi mė i madh.
Besimtarėt
[9:112]
Ata janė qė pendohen, adhuruesit, lartmadhėruesit, medituesit, pėrkulėsit dhe
pėrulėsit, pėrkrahėsit e drejtėsisė dhe ndaluesit e tė kėqijave, dhe mbajtėsit
e ligjeve tė Zotit. Jepuni lajme tė mira besimtarėve tė tillė.
Bėni hasha armiqtė e Zotit - Ibrahimi e bėri hasha babanė e
tij
[9:113]
As profeti, as ata qė besojnė tė mos kėrkojnė falje pėr adhuruesit e idhujve,
edhe sikur ata tė ishin mė tė afėrmit e tyre, pasi qė ta kuptojnė se ata janė
tė paracaktuar pėr Ferr.
[9:114]
E vetmja arsye pse Ibrahimi kėrkoi falje pėr babanė e tij ishte se ai i kishte
premtuar se do tė bėnte ashtu. Por sapo e kuptoi qė ai ishte armik i Zotit, ai
e bėri hasha atė. Ibrahimi ishte jashtėzakonisht i dashur, i butė.
[9:115]
Zoti nuk e dėrgon nė humbje asnjė popull, pasi qė ta ketė udhėzuar, pa u
treguar atyre ēka i pret. Zoti ėshtė tėrėsisht i vetėdijshėm pėr tė gjitha
gjėrat.
[9:116]
I Zotit ėshtė sovraniteti i qiejve dhe tokės. Ai e ka nė dorė jetėn dhe
vdekjen. Nuk keni asnjė pėrkrah Zotit si Zotėrues dhe Sundues.
[9:117]
Zoti e ka shpenguar profetin, dhe emigruesit (Muhaxhirėt) dhe pėrkrahėsit qė i
mikpritėn dhe iu dhanė strehė (Ensarėt), qė e ndoqėn atė gjatė kohėve tė
vėshtira. Atėherė zemrat e disa prej tyre gati u luhatėn. Por Ai i ka shpenguar
ata, se Ai ėshtė i Dhembshėm ndaj tyre, i Mėshirshmi.
Mos e braktisni tė dėrguarin
[9:118]
Gjithashtu (u shpenguan) tė tre qė qėndruan mbrapa. Toka e gjerė u bė aq e
ngushtuar pėr ta, sa qė gati i humbėn tė gjitha shpresat pėr vete. Mė nė fund,
e kuptuan se nuk kishte ikje nga Zoti, pėrveē te Ai. Ai pastaj i shpengoi ata
qė tė mund tė pendohen. Zoti ėshtė Shpenguesi, i Mėshirshmi.
[9:119]
O ju qė besoni, tia keni dronė Zotit, dhe jini mes tė sinqertėve.
[9:120]
As banuesit e qytetit, as arabėt rreth tyre, tė mos kėrkojnė tė rrinė mbrapa tė
dėrguarit tė Zotit (kur ai mobilizohet pėr luftė). As nuk duhet ti japin
pėrparėsi ēėshtjeve tė tyre mbi pėrkrahjen e tij. Kjo ėshtė pėr shkak se ata
nuk vuajnė ndonjė etje, ose ndonjė mundim, ose uri pėr Zotin, ose bėjnė njė hap
tė vetėm qė i tėrbon mosbesimtarėt, ose nuk shkaktojnė ndonjė vėshtirėsi mbi
armikun, pa e pasur tė shkruar pėr ta si tė mirė. Zoti nuk ngelė sė shpėrblyeri
ata qė punojnė drejtėsi.
[9:121]
As nuk pėsojnė ndonjė shpenzim, tė vogėl apo tė madh, as nuk e kalojnė ndonjė
luginė, pa iu shkruar atyre e mira. Zoti padyshim do i shpėrblejė me bollėk pėr
punėt e tyre.
Rėndėsia e edukimit fetar
[9:122]
Kur besimtarėt tė mobilizohen, jo tė gjithė tė bėjnė ashtu. Njė pakicė nga
secili grup tė mobilizohet duke ia kushtuar kohėn e tyre studimit tė fesė.
Kėshtu, ata mund ta pėrcjellin njohurinė te njerėzit e tyre kur ata tė kthehen,
qė tė mund tė mbeten tė informuar pėr nga feja.
Mosbesimtarėt
[9:123]
O ju qė besoni, ti luftoni mosbesimtarėt qė ju sulmojnė juve le tė ju gjejnė
tė rreptė dhe ta dini se Zoti ėshtė me tė drejtit.
Hipokritėt
[9:124]
Kur njė sure u shpall, disa prej tyre do tė thoshin, A e forcoi kjo sure
besimin e ndonjėrit mes jush? Nė tė vėrtetė, ajo e forcoi besimin e atyre qė
besuan, dhe ata gėzohen me cilėndo shpallje.
[9:125]
Sa pėr ata qė ushqyen dyshime nė zemrat e tyre, ajo faktikisht shtoi papastėrti
mbi papastėrtinė e tyre, dhe ata vdiqėn si mosbesimtarė.
[9:126]
A nuk e shohin se vuajnė nga prova tė vėshtira ēdo vit njė herė apo dy herė?
Prapėseprapė, ata vazhdimisht nuk arrijnė tė pendohen, dhe nuk arrijnė tė
marrin vesh?
Zbulohet krim historik:
Futja e duarve nė fjalėn e Zotit.*
Zoti jep prova tė pakontestueshme
[9:127]
Sa herė qė njė sure u shpall, disa prej tyre do tė shikonin njėri tjetrin sikur
donin tė thoshin: A po ju sheh ndokush? Pastaj ata u larguan. Kėshtu, Zoti i
ka ndryshuar zemrat e tyre, se ata janė njerėz qė nuk kuptojnė.
*9:1 & *9:127 Kjo ėshtė e vetmja sure qė nuk e
ka parashtesėn Bismilah. Ky fenomen ka qenė mister pėr studiuesit e Kuranit pėr
14 shekuj, dhe shumė teori u nxorėn pėr ta shpjeguar. Tash e kuptojmė se
mungesa e dukshme e Bismilahut shėrben pėr tri qėllime: (1) Paraqet shpallje
hyjnore tė parakohshme qė adhuruesit e idhujve ishin tė paracaktuar ti fusin
duart nė Kuran duke shtuar dy strofa tė rrejshme (9:128-129). (2) Demonstron
njė nga funksionet e kodit matematikor tė Zotit nė Kuran, d.m.th, pėr ta
ruajtur Kuranin ndaj ndonjė ndryshimi. (3) Furnizon veēori shtesė tė
mrekullueshme tė kodit tė Kuranit. Pėr shkak tė rėndėsisė sė jashtėzakonshme tė
tyre, hollėsirat jepen nė Shtojcat 24 dhe 29. Njė vrojtim i menjėhershėm ėshtė qė numri i
ndodhjes sė fjalės Zot nė fund tė Sures 9 ėshtė 1273 (19*67). Nėse dy strofat
e rrejshme 128 & 129 pėrfshihen, ky fenomen dhe shumė tė tjerė do tė
zhduken.