[90:0]
Nė emėr tė Zotit, Mirėbėrėsit, tė Mėshirshmit
[90:1]
Betohem solemnisht me kėtė qytezė.
[90:2]
Qytezėn ku ti jeton.
[90:3]
Lindėsin dhe tė lindurin.
[90:4]
E krijuam qenien njerėzore pėr tė punuar fort (pėr ta shpenguar veten).*
*90:4 Shih Hyrjen dhe Shtojcėn 7 pėr qėllimin e krijimit tonė.
[90:5]
A mendon ai se askush nuk do e thėrrasė nė llogaridhėnie?
[90:6]
Mburret, Shpenzova aq shumė para!
[90:7]
A mendon ai se askush nuk e sheh?
[90:8]
A nuk i dhamė atij dy sy?
[90:9]
Njė gjuhė dhe dy buzė?
[90:10]
A nuk i treguam atij dy rrugėt?
[90:11]
Ai duhet ta zgjedhė rrugėn e vėshtirė.
[90:12]
Cila ėshtė rruga e vėshtirė?
[90:13]
Lirimi i skllevėrve.
[90:14]
Tė ushqyerit, gjatė kohėve tė vėshtira.
[90:15]
E jetimėve qė janė tė afėrm.
[90:16]
E tė varfrit qė ka nevojė.
[90:17]
Dhe tė qenit njė prej atyre qė besojnė, dhe nxitja e njėri tjetrit pėr tė qenė
tė durueshėm, dhe nxitja e njėri tjetrit pėr tė qenė mirėsjellės.
[90:18]
Kėta kanė merituar lumturi.
[90:19]
Sa pėr ata qė nuk besuan nė shpalljet tona, ata kanė vetėshkaktuar mjerim.
[90:20]
Do tė jenė tė mbyllur nė Zjarr.